28/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 maj 1999

Tragjedi në Otranto, dhjetëra të zhdukur

8 të vdekur dhe 12 të plagosur pas përplasjes së një gomoneje me klandestinë Dje rreth orës 03:00, tridhjetë milje larg brigjeve të Otrantos, një gomone me klandestinë, kryesisht shqiptarë nga Kosova, papritur është përplasur me një anije italiane. Si pasojë kanë vdekur tetë vetë, dhjetëra persona janë plagosur ndërsa shumë të tjerë konsiderohen si të zhdukur NE FAQEN 4

SHBA dhe NATO janë me ju

Mesazh i presidentit amerikan për popullin e Kosovës Nga Bill KLINTON Në emër të të gjithë amerikanëve, Hillary dhe unë po i dërgojmë popullit të Kosovës një mesazh shprese dhe solidariteti. Gjatë disa muajve të fundit ju jeni dëbuar me forcë nga shtëpitë tuaja, keni përjetuar një dhunë të tmerrshme dhe shumë prej jush ende po kërkoni miqtë dhe anëtarët e familjes. Tragjedi e kaluar në Gjermani u takova me refugjatë nga Kosova. Bashkëshortja ime kohët e fundit u takua me refugjatët në Maqedoni. Tregimet tuaja na mbushin me pikëllim. Tregimet e njerëzve me dinjitet, jetët e të cilëve u rrënjosën dhunshëm në skena që kemi menduar se kurrë nuk do t’i shohim më në Evropë. Tragimet e njerëzve të pafajshëm, të rrahur e të brutalizuar pa kufij as sy përkatës kombësie dhe feje, njerëz të grumbulluar në mes të natës, të detyruar të lypin në trena pa ditur destinacionin dhe të ndarë nga familjet e tyre. Tragime të njerëzve që mbërrijnë në kampe refugjatësh pa asgjë përveç vendosmërisë së pathyeshme për të gjetur të afërmit dhe për t’u kthyer në vatrat e tyre duke e ruajtur të paprekur kulturën e tyre. Ju nuk u mposhtët, nuk iu dorëzuat dëshpërimit, dhe nuk i lejuat terrat që keni parë; ‘ju ngurtë-suat’ zemrat dhe të skatërroje besimin tuaj për një jetë më të mirë në vendlindje. Ju e latë Kosovën me një synim: të ktheheni në siguri. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s po angazhohen për këtë qëllim. Kjo do të marrë kohë, por me qëndrueshmëri ndaj dhe me vendosmërinë tonë, shoti presidenti, nuk ka dyshim se cili do të jetë përfundimi. shoh “Fushata e shpëtimit etnik në Kosovë do të ndalet. Ju do të ktheheni atje. Fushata jonë ushtarake po shton çdo ditë trysninë ndaj udhëheqjes dhe forcave serbe në Kosovë. Ato e dinë se nuk do të ndalemi derisa forcat serbe të tërhiqen dhe ju të ktheheni në shtëpi, ku do të jenë trupat e Natos për të parandaluar rifillimin e dhunës.” Ndërkohë, vende të ndryshme në gjithë botën janë bashkuar për t’u sjellë ndihmë juve dhe familjeve tuaja. Shtetet e Bashkuara sapo kanë përfunduar ngritjen e një kampi në Shqipëri, i cili quhet Kampi Shpresë, ku do të vendosen 20 mijë vetë. Kongresi amerikan sapo ka miratuar më shumë se 700 milionë dollarë për ndihma humanitare për të plotësuar nevojat tuaja tani dhe kur të ktheheni në shtëpi. “Ne falënderojmë popullin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë për pranimin e refugjatëve në vendet dhe në shtëpitë e tyre. Nuk është lehtë për asnjë vend të pranojë numër të madh njerëzish, dhe sigurisht që nuk është lehtë për këto dy vende që ende janë përpjekje për të plotësuar nevojat e popujve të tyre. Ne jemi të ndërgjegjshëm për sakrificat tuaja dhe jemi të vendosur t’ju ndihmojmë, duke ua lehtësuar barrën dhe t’ju ndihmojmë për të vendosur sigurinë, prosperitetin dhe demokracinë në shtëpitë dhe lagjet tuaja.” Ju sfidë e madhe mund të bashkojë njerëzit. 19 vendet anëtare të Natos kanë dallime mes tyre, por ato, tha presidenti Clinton, kanë të përbashkëta të njëjtat vlera themelore. “Ne prag të shekullit të ri, ne nuk pranojmë të përkulëm para një diktatori cili po përpiqet të ringjallë një të tmerrshme të shekullit që po lemë. Ju faleminderit për qëndresën tuaj, dhe dua t’ju falënderoj për sakrificën tuaj.” Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë me ju, dhe do të jemi me ju edhe pasi të ktheheni në shtëpitë tuaja.

Vedrine: Presidenti Rugova i pashmangshëm nga askush

Ministri i jashtëm francez bisedon me Thaçin për çarmat osjen e UÇK-së NE FAQEN 2

Millosheviç, zyrtarisht në gjyqin e Hagës

Presidenti serb dhe bashkëpunëtorët e tij - kriminelë lufte

Kontribut substancial në zgjidhjen e krizës në Ballkan

Berisha përshëndet vendimin e Gjykatës së Hagës për të gjykuar Millosheviçin “Vendimi i Gjykatës së Hagës” për të akuzuar për krime kundër njerëzimit si dhe lëshimi i urdhërit të arrestimit për Millosheviçin dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përbën një vendim historik në mbrojtjen e vlerave themelore njerëzore dhe një kontribut substancial në zgjidhjen e drejtë të krizës në Ballkan. Akuza për krime kundër njerëzimit ndaj Millosheviçit për operacionin “Patkoi” dhe mizoritë e këtij operacioni kundër dy milionë shqiptarëve në Kosovë është, gjithashtu një nderim për vuajtjet, torturat, jetët e humbura të një populli të martirizuar. Ky vendim është gjithashtu dëshmi tjetër e vendosmërisë së Gjykatës Ndërkombëtare për të bërë drejtësinë për krimet kundër njerëzimit, duke ndëshkuar së pari krerët më kryesorë të diktaturës, përgjegjës për këto krime. Unë kam bindjen se mbi Millosheviçin dhe regjimin e tij rëndojnë të gjitha krimet kryesore monstruoze të kryera në këtë 10-vjeçar në Ballkan. Një vit më parë unë kam firmosur peticionin për akuzën ndaj Millosheviçit për krime kundër njerëzimit. Vendimi i Gjykatës së Hagës përmbush kështu edhe kërkesën e peticionit të firmosur nga qindra mijëra qytetarë, shqiptarë dhe jo shqiptarë.

Serbët djegin dhjetëra shtëpi në fshatin Pogaj

Vazhdojnë pandërprerje bombardimet e artilerisë serbe në rrethin e Hasit NE FAQEN 4

Dy policë plagosen nga minat serbe

Serbët plagosin rëndë një gazetar të huaj në Morinë NE FAQEN 4

Gjykatarët kanë frikë nga “të vërtetat e Spahisë”

Të burgosurit politikë po gjykohen me dyer të mbyllura si në regjimin e diktatorit Hoxha NE FAQEN 4

Rugova injuron klanet proserbe të Tiranës

Një takim në mbikëqyrjen e pushtetarëve të Tiranës do të vuloste përçarjen e jo bashkimin Një takim nën mbikëqyrjen e pushtetarëve të Tiranës do të vuloste përçarjen e jo bashkimin NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 258 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e mbiemra, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe e gjithë shoqëria që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha - Bukoshi: Të kapërcejmë problemet e përfaqësimit

Kryetari i PD dhe kryeministri i Kosovës përshëndesin mesazhin e Klintonit drejtuar shqiptarëve, vlerësojnë përfaqësimin e Rambujesë, deklarohen për vazhdimin e bombardimeve të NATO-s dhe ndërhyrjen tokësore Berisha - Bukoshi: Të kapërcejmë problemet e përfaqësimit Kryeministri Bukoshi pritet të takohet sot me autoritetet e larta shtetërore të Tiranës Kryetari i PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha priti dje kryeministrin e Kosovës, zotin Bujar Bukoshi, me të cilin bashkëbisedoi për problemet rreth krizës në Kosovë, për të debatuar dhe situatën politike. Pas takimit ata kanë dalë përpara gazetarëve në një konferencë të improvizuar shtypi, ku kryetari i PD, Prof. Dr. Berisha deklaroi: “Përshëndesim vendimin e fuqishëm të Gjykatës së Hagës për të akuzuar dhe më pas arrestuar për krimet kundër njerëzimit kreun e diktaturës së Beogradit dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, si një zhvillim tejet i rëndësishëm dhe substancial në reagimin e komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e vlerave dhe ndëshkimin e autorëve me përgjegjësi për operacionin ‘Patkoi’ dhe mizoritë e këtij operacioni mbi shqiptarët e martirizuar. Me kryeministrin Bukoshi ramë dakord se është e domosdoshme të kapërcehen vështirësitë e krijuara në problemin e përfaqësimit dhe kjo duhet të kalojë nëpërmjet njohjes së institucioneve legale, përgjegjësisë së forcave politike dhe përfaqësuesve të UÇK-së. Une dhe Bukoshi mendojmë se përfaqësimi i Rambujesë ishte një gjëje tejet e vlefshme për t’u udhëhequr legjitime të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës duhet të jetë kthimi sa më i shpejtë i njerëzve në Kosovë. Ne kemi arsye për të qenë të brengosur për disa zhvillime të cilat nuk janë fort të favorshme, por presupozimi kryesor është se regjimi diktatorial i Beogradit është në fund. Qeveria ime e përfillimit ka qenë shumë e gatshme të ndërtojë dhe është e gatshme t’i japë kontributin e saj në kapërcimin e diferencave të brendshme të faktorëve shqiptarë. Personalisht, mendoj se këto diferenca po ekzagjerohen në njëfarë mase. Mesazhi im do të ishte që të na lejohet që me qetësi t’i kapërcejmë këto diferenca dhe të mos të tentohet të na imponohen me çdo kusht ky fenomen që nuk është i ri tek shqiptarët. Jam shumë i hapur dhe i gatshëm të jap kontributin tim që të mblidhemi urgjentisht duke marrë parasysh këtë situatë të rëndë të krijojmë një platformë të përbashkët rreth pozicionimit politik të shqiptarëve të Kosovës, rreth strategjisë sonë dhe rreth asaj se si të bëhemi subjekt në politikën ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të mos bëhemi objekt”. Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e dëbuar të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”. Ndërsa kryeministri i qeverisë së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi deklaroi se: “Kjo ishte vizita pune si edhe herët e tjera. Kam ndërmend të takoj njerëz, të cilët janë shpërndarë në Maqedoni dhe Shqipëri. Është një situatë tragjike për popullin e Kosovës. Në patëm një shiarë të mirë-akuzën e Gjykatës së Hagës kundër Millosheviçit si kriminel lufte. Premisat për zgjidhjen e krizës së shpejtë të Kosovës, janë tani më prezente. Në këtë kontekst, obsesion i udhëheqjes dhe të mos bëhemi objekt”. Pergatiti: Z. LLESHI

Luiz Arbur dhe 5 kriminelët serbë përfshirë Milosheviçin

Njoftim

Kryesia e Partisë Demokratike organizon ditën e shtunë datë 29.05.1999 ora 10.30 Seminarin Kombëtar me temë “Angazhimi i të zgjedhurve lokalë për të ardhurit nga Kosova, probleme, zgjidhje, eksperiencë”. Njoftohen të gjithë kryetarët e këshillave të rretheve, bashkive e komunave, përfaqësues të grupimit politik “Bashkimi për Demokraci”, si dhe deputetët e PD-së se pjesëmarrja e tyre në Seminar është e domosdoshme. KRYESIA E PDSH