Serbët i vënë zjarrin Hasit
Dy të plagosur dhe 8 shtëpi të djegura në Bogaj. Shkatërrohet tërësisht rrjeti elektrik dhe ai i ujësjellësit në Morinë
Bombardime të rënda edhe gjatë ditës së djeshme në rrethin e Hasit dhe të Kukësit, ku janë plagosur edhe dy civilë shqiptarë.
Nga bombardimet janë dëmtuar tubot e ujësjellësit, si dhe janë shkatërruar 8 shtëpi të lagjes Marij të këtij fshati.
NE FAQEN 4
Kushtet e aleancës janë të pandryshueshme
Intervista e sekretares së shtetit, Medlin K. Ollbrajt, në emisionin “Mirëmëngjes Amerikë” në ABC
NE FAQEN 8
NATO djeg letrën e Jovanoviçit
Slobodan Milosheviç beri dje sikur ishte gati të pranojë një marrëveshje paqeje për Kosovën, ndërkohë që hodhi poshtë sërish me diplomaci të gjitha kërkesat thelbësore të NATO-s.
Ministri i jashtëm jugosllav i dërgoi shefit të diplomacisë gjermane, Joska Fisher, një letër zyrtare ku gjy-ja pranohet plani i G-8 për të zgjidhur krizën ballkanike, e cila në fakt hidhet poshtë të gjithë thelbin e çështjes së luftës mes NATO-s dhe Serbisë. Letra, e cila u trumbetua me bujë nga shtypi dhe u vlerësua si domosdoshmëri e botës lindore, por edhe nga ndonjë vend i lëkundur i NATO-s, që nisën të shpallin paqen e afërt, ishte realist një alëperi e radhës e Milosheviçit, por gjithësesi e shtirë shumë trashë. Në letrën e Jovanoviçit serbët bien dakord për praninë e një force ndërkombëtare në Kosovë, e cila të mos kalojë numrin e parashikuar para nisjes së bombardimeve, por ç’është më e keqja, në të nuk duhet të përfshihen vendet që kanë sulmuar ushtarakisht ish-Jugosllavinë. Në fakt, përmbajtja negative e letrës u vu në dyshim që paradite, kur ministri i Jashtëm Gjerman, i deklaroi shtypit se nuk kishte çfarë thonte, aq sa për këtë çështje. Ndërsa pasdite reagimi amerikan i hodhi poshtë të gjitha dilemat për ndonjë tërheqje të mundshme të Aleancës së Atlantikut, pas goja «dorëzimi» të Milosheviçit. Shtetet e Bashkuara shprehën vendosmërinë e njohur se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Serbinë, pa pranimin e të gjitha kushteve të NATO-s, ku më i rëndësishmi mbetet prania e trupave në Kosovë, nën komandën e Aleancës së Atlantikut. E pompura letër e Jovanoviçit nuk ishte gjë tjetër veçse një manovër e dëshpëruar e Milosheviçit për të krijuar iluzionin e rremë të një tërheqjeje nga kërkesat e mospranimit të kushteve të hekuar të perëndimit. Nëse ajo do të përkthehej saktësisht, dhe jo rusisht apo në ndonjë gjuhë tjetër europiane, letra ishte një manovër e diktatorit serb për të krijuar konfuzion në komunitetin ndërkombëtar, por kurresesi një sinjal normal për një marrëveshje të afërt për Kosovën. Madje, po të kihet parasysh teksti i plotë i letrës, e cila në këtë foto është e pjesshme, mund të lexohen edhe pjesë të tjera të prera në fund të faqes. u citua dje nga agjencitë më prestigjoze të lajmeve, ajo mund të quhet si një karshillëk tjetër i regjimit të Beogradit, ndërkohë që po bëhen gati dy muaj që bombat e NATO-s po fluturojnë mbi kokat e serbëve. Në fakt, njoftimi i lajmit se Milosheviçi është gati të pranojë kërkesat e G-8, kur ende nuk ishte bërë publike përmbajtja e letrës, shkaktoi pak habi, sepse ky “mirëkuptim” i diktatorit serb ndodhte pak ditë pasi dosja e tij ishte kaluar zyrtarisht në Gjykatën e Hagës. Madje, disa vende që kanë demonstruar një mbështetje dhe simpati të qartë për Serbinë e kishin quajtur vendimin e kryeprokurores Arbur si një akt që nuk i shërbente linjës diplomatike, por e acarontë më shumë konfliktin ballkanik. Në këtë kontekst, letra e Jovanoviçit, duket parë si një përpjekje e fundit e kriminelit serb për të shkaktuar apo për të zgjatur polemikat që ndajnë në disa çështje edhe vetë vendet e NATO-s. Disa ditë më parë, ish sekretari amerikan i shtetit, Kissinger, i bënte thirrje NATO-s që të hyjnë me trupa tokësore në Kosovë, pasi sipas tij një zvarritje e luftës, do të zgjeronte hendegjet mes vendeve të Aleancës. Por duket se edhe kësaj radhe dinakëria e Milosheviçit ka rënë në vesh të shurdhër, pasi janë fare të thelbëta zërat e Aleancës që nuk mbështesin gjuhën e forcës, të vetëm gjuhë të këtij globi që kupton Milosheviçi. Vendosmëria amerikane dhe britanike, por edhe e vendeve të tjera të Aleancës së Atlantikut, për të mos pranuar asnjë marrëveshje gjysmake me Beogradin dhe injorimi i të gjitha kartave që po përdor Milosheviçi për të gjetur një shteg shpëtimi nga situata e rëndë për perëndim, është një sinjal i qartë për qindra-mijëra shqiptarë që kanë braktisur me dhunë shtëpitë e tyre dhe për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Shqiptarët kanë në dorë një provë më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë ndërmend që të lëshojnë asnjë milimetër nga kauzës së tyre të lëshojnë asnjë milimetër nga kauza së tyre të drejtë, që do të triumfojë pas dorëzimit të plotë dhe pa kushte të Milosheviçit.
Deputetët e Nanos: Do të rrëzojmë qeverinë
Majko dhe ministrat e tij aktualë dinë të thonë “po, po”, por në realitet nuk bëjnë asgjë, tha një diplomat i huaj që mbulon Shqipërinë në një institucion ndërkombëtar të fuqishëm financiar
NE FAQEN 3
Beja: Fraksioni miratohet
Sekretari organizativ i PD komenton zërat për fraksione në PD, qëndrimin ndaj parlamentit dhe çështjes kombëtare
Bomba të NATO-s dhe
Luftime të ashpra mes forcave të NATO-s dhe serbëve në kufirin me Shqipërinë
Beja: Fraksioni miratohet vetëm në Kuvendin e PD
Sekretari organizativ i PD komenton zërat për fraksionë në PD, qëndrimin ndaj parlamentit dhe çështjes kombëtare
Për Bejën është e natyrshme që të ketë grupe të ndryshme që të mendojnë ndryshe nga shumica. Madje ai shkon edhe më tej kur thotë se “nëse brenda PD ka grupe të caktuara që mendojnë se fraksioni është i dobishëm kanë të drejtë ta propozojnë këtë në Kuvendin e ardhshëm kombëtar. Nëse shumica e Kuvendit e pranon këtë vetëm atëherë ai bëhet realitet”.
NE FAQEN 3
Bomba të NATO-s dhe predha serbe bien në Morinë
Luftime të ashpra mes forcave të NATO-s dhe serbëve në kufirin me Shqipërinë
Aleanca pranon se predha të saj goditën një bunker brenda territorit shqiptar dhe deklaron se kjo ishte goditje e paqëllimshme
NE FAQEN 2
300 të dëbuar nga policia greke futen në Kakavijë
Edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar fshesa greke ndaj emigrantëve shqiptarë
Sipas burimeve nga pikat doganore, të mbërriturit janë shprehur të pakënaqur me veprimet e policisë greke, pasi sipas tyre, policët kanë përdorur dhunën ndaj emigrantëve, ku përveç grisjes së dokumentave, në disa raste u kanë grabitur edhe të hollat
NE FAQEN 4
“Jam gati të nënshkruaj çarmatim[in?] e UÇK-së”
Lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, i përmbahet Rambujesë për të ardhmen e Kosovës: Kosova, tre vjet nën protektorat ndërkombëtar
Thaçi tha se ai i ka kërkuar NATO-s të krijojë një zonë asnjanëse në kufirin ndërkombëtar midis Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë
NE FAQEN 2
NATO dhe idealet drejtësisë dhe të paqes
Diktatori serb nuk do të flijoë në Kosovë as terren dhe as në tavolinën e bisedimeve. Fushata ajrore e NATO-s do të vazhdojë pandërprerje derisa ai të pranojë pesë kushtet e Aleancës. Objektivat e NATO-s janë të pandryshueshme dhe me to nuk do të ketë kompromis.
Nga Leonard DEMI,
Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD-së
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 263 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simboli i demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqëshkueshëm kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u rrethon shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por u janë prekur nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Lidhja e Gazetarëve, vetëm një konvencion
Thirrja e Kongresit, një domosdoshmëri
NE FAQEN 2
Gjana: Kukësi mbrojt ndërin e Shqipërisë
Deputeti i Kukësit, anëtari i kryesisë së PD reagon
Në se prefekti Ceco është e shqetësuar për dhjetëra kuksianë dhe hasjanë paskuan ardhur në Tiranë, apo më parë duhet t’i drejtohet qeverisë të ruajë zonat e kufirit, që i ka lënë në duart e serbit
NE FAQEN 2
Minarolli: S’ka paqe me kriminelët e luftës
Sekretari për Marrëdhëniet Publike në PD e konsideron një lëvizje tjetër mashtruese të Beogradit pranimin e planit të G8
NE FAQEN 3
Online Albania
vizitoni: www.albaniaonline.net
(shih në faqen 5)
Qeveritarët duhet të lënë kryesinë e socialistëve. Ruçi: Për kongresin e PS-së do të vendosim në qershor