04/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 qershor 1999

Spahia: Nano, Klosi e Mejdanin të inkriminuarit e 14 shtatorit

Fillon seanca gjyqësore ndaj opozitës. Prokurorët nuk kanë prova për “grushtin e shtetit” Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Eqrem Spahia e ka cilësuar akuzën dhe procesin si një moment të turpshëm të komunistëve në pushtet, të cilët nuk mund të heqin dorë nga metodat e vjetra të persekutimit. Ai i ka kërkuar trupit gjykues që të sjellë në sallën e gjyqit Fatos Nanon, Rukije Mejdani dhe Fatos Klosin, pasi ata janë të inkriminuarit në ngjarjen e 14 shtatorit. NE FAQEN 4 TIRANE

Vritet pronari plagoset një tjetër

Rikthehen bandat e armatosura në qytetin bregdetar të Vlorës NE FAQEN 4

Mbaroi lufta?!

Nga Edi PALOKA Parlamenti i Jugosllavisë ka pranuar dje marrëveshjen e ofruar nga Çernomërdin dhe Ahstinar. Ishte praktikisht shansi i fundit që kishte Serbia dhe Millosheviçi për të kapur një zgjidhje diplomatike dhe këtë shans ia kanë ofruar të vetmit që mund t’ja ofronin, rusët. Megjithatë ky fakt pak rëndësi ka nëse më në fund është arritur një marrëveshje që mund të sjellë fundin e luftës dhe paqen. Por a është vërtetë kështu? Shumë pikëpyetje janë ende në ajër. Pikë së pari ende nuk njihet në detaje marrëveshja që i është ofruar Millosheviçit dhe Parlamentit Jugosllav nga Çernomërdin dhe Ahstinar. Deri tani janë të njohura pesë kushtet e NATO-s dhe plani i G-8 të dyja të pranuara në përgjithësi nga komuniteti ndërkombëtar ashtu dhe nga shqiptarët. Por a është plani i ofruar Millosheviçit brenda këtyre kushteve? Të mos harrojmë që është diskutuar dhe një marrëveshje e cila praktikisht i vendoste pikë strategjike të Kosovës në duart e rusëve dhe e linte NATO-n në një plan të dytë. Sigurisht që një marrëveshje e tillë nuk mund të pranohej as nga NATO e as nga shqiptarët. Por nuk mbetet vetëm ky problemi. Të supozojmë se marrëveshja e ofruar dhe e pranuar nga Millosheviçi i përmbush kushtet e komunitetit ndërkombëtar. Po a do ta zbatojë Millosheviçi këtë marrëveshje? Deri tani janë të shumta rastet kur Millosheviçi për të shmangur situatat e vështira ka luajtur me komunitetin ndërkombëtar rolin e atij që është gati për të biseduar e për të arritur zgjidhje paqësore. Kështu ka vepruar që me Bosnjen disa herë e më pas edhe me Kosovën, por asnjëherë Millosheviçi nuk i ka qëndruar marrëveshjeve. Gjithnjë ai i ka përdorur këto raste për të fituar kohë e më pas ka nxjerrë lloj-lloj shkakësh për të mos i qëndruar marrëveshjeve. Pra nuk është çudi që një gjë e tillë të ndodhë përsëri nëse NATO do t’i bësojë diktatori serb dhe do të ndalë bombardimet. Të dhënat e deritanishme tregojnë se NATO nuk do t’i ndalë bombardimet deri sa të sigurohet për seriozitetin e faktit dhe kjo është pozitive pasi tregojnë që Perëndimi nuk ka më besim në fjalët e Millosheviçit. Bombardimet praktikisht duhet të vazhdojnë deri sa të largohen dhe ushtria e fundit serbe nga Kosova dhe atje të vendosen trupat e NATO-s. Vetëm në atë moment mund të thuhet përfundimisht se lufta mbaroi për të kaluar më pas në problemet e pas luftës që nuk janë më të vogla se ato të deritanishmet e që ndërlikohen me një Millosheviç ende në pushtet në Serbi. Ky do të jetë pikërisht një nga problemet më të mëdha. Tanimë diktatori serb është inkriminuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe ai duhet të përgjigjet për ato pa pavarësisht nga marrëveshja për gjykim që arritur për paqe. Millosheviçi nuk mund të konsiderohet si palë e barabartë në këtë marrëveshje së pari sepse ai është një kriminel dhe së dyti sepse është i akuzuar. Prandaj nëse dikush nga biseduesit i ka premtuar diktatorit serb në këmbim të marrëveshjes, paraprakishtnë që ai të kishim një problem jo të vogël. Millosheviçi duhet të përgjigjet për krimet e tij pavarësisht nga mënyra që ai do të zgjedhë për të mbaruar luftën. Kjo është bërë e qartë disa herë nga njëra palë, kjo është bërë e qartë nga NATO-s, Miljera viktima dhe gjaku i derdhur lum nuk mund të kalohem me indiferencë. Millosheviçi nuk mund të thotë tani thjesht se u dorëzua dhe të qëndrojë i qetë në pallatin e tij. Kjo do të ishte përsëri një tjetër gabim për botën demokratike.

Millosheviçi dorëzohet NATO: Ta verifikojmë

Jugosllavia pranon planin perëndimor të paqes. Komente të kujdesshme, jo entuziaste përcolli gjithë komuniteti ndërkombëtar pas tërheqjes së Beogradit Millosheviçi dorëzohet NATO: Ta verifikojmë NATO që tashmë po konfirmohet si fitimtare në betejën me Serbinë tha se për fatin e fushatës ajrore do të vendosë Këshilli i Atlantikut, pasi të studiojë dokumentat e autorizuara nga dy të dërguarit e Paqes që negociuan me serbët NE FAQEN 6 NATO vazhdon bombardimet

PD jep opsionet për kthimin në parlament

Berisha takon Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE, zj. Helle Degn: Mirëkuptim i gjerë për problemet e ngritura

NATO vazhdon bombardimet mbi Serbi

PD jep opcionet për kthimin në parlament

Berisha: “E siguruam kryetaren e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, se PD është e vendosur të përgjigjet pozitivisht ndaj çdo hapi që do të bëjë qeveria, për zgjidhjen e problemeve tejet serioze të ngritura nga kjo parti” NE FAQEN 3

SHIK-u bashkëpunon me rrjetet mafioze

Fatos Klosi e ka kthyer organin që drejton në instrument të pazareve të pista Punonjësit e këtij organi ka afro dy vjet që organizojnë dhe kryejnë akte të tilla banditeske jo vetëm kundër biznesmenëve, por në përgjithësi kundër njerëzve të opozitës NE FAQEN 4

Meksi: “Ja idetë e mia ndryshe”

Demokracia shqiptare ka nevojë për pluralizmin e institucionalizuar në PD NE FAQEN 8

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 264 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lire dhe të paqeshëtuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Vdiq Agim Kaçani, Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe kryetar i PD-së Bulqizë

NEKROLOGJI Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të thella familjes për vdekjen e papritur të Agimit, e cila ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë. NE FAQEN 2

Zgjidhje politike për krizën

Departamenti i shtypit i PD-së jep hollësi për takimin e drejtuesve të PD-së me znj. Degn Zgjidhje politike për krizën Çdo hap pozitiv që Komuniteti Ndërkombëtar do t’i imponojë kësaj qeverisjeje, PD do t’i përgjigjet me një lëvizje politike në drejtimin e duhur

Litari këputet me të holluar zullumi me të trashur POPULLI