Socialistët e Patosit grabisin ndihmat humanitare për të ardhurit nga Kosova
Socialistët e Patosit grabisin ndihmat humanitare për të ardhurit nga Kosova
Kryetari i PS vjedh 64 milionë lekë
NË FAQEN 4
Rexhep Meidani injoron Gjykatën Kushtetuese
Dorëzimi i dekretit me ceremon(i), thyerje e rëndë kushtetuese
Dorëzimi i dekretit me ceremoni, thyerje e rëndë kushtetuese
Rexhep Meidani injoron Gjykatën Kushtetuese
NË FAQEN 4
Policia e Cërrikut masakron qytetarët
Banorët i janë drejtuar me një peticion Meidanit, Majkos dhe Poçit
NË FAQEN 4
Tirana zyrtare jashtë loje
Nga Edi PALOKA Përfundimisht dje kanë marrë përgjigje dhe disa pyetje lidhur me pozicionin e qeveritarëve shqiptarë, perëndimor dhe faktorëve politikë e ushtarakë në Kosovë. Madlen Ollbrajt ka takuar dje në Gjermani Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe përfaqësuesin politik të UÇK, Hashim Thaçi. Rugova ka deklaruar pas takimit se pikat e tij dhe Sekretares amerikane të shtetit lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përputheshin. Ndërkaq Thaçi ka pranuar se UÇK nuk do të hapë probleme për zbatimin e marrëveshjes, që pritet të realizohet midis perëndimit dhe Serbisë. Megjithatë diçka tjetër u sqarua me këtë takim të organizuar në Gjermani nga Ollbrajt. Zyrtarët e Tiranës janë lënë përfundimisht jashtë loje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Deklarata e Paskal Milos se nuk ka qenë fare në dijeni të këtij takimi është fakti më i mirë që e vërteton këtë. Kishte kohë që diskutohej takimi i faktorëve politikë dhe ushtarakë të Kosovës për të realizuar bashkëpunimin e këtyre faktorëve. Kjo kërkesë ishte shtruar si nga perëndimi, ashtu dhe nga opozita shqiptare ndërkohë që zyrtarët e Tiranës vazhdonin t'i frynin përçarjes. Të nisur nga interesa të ngushta, por të nxitur sidomos nga klanet pro sllave të pushtetarëve të Tiranës, një pjesë e përfaqësuesve të UÇK luhynë në lojën e përçarjes duke sulmuar Presidentin e Kosovës dhe të gjithë krerët që ai përfaqësonte. Sigurisht që një qëndrim i tillë dëmtonte në radhë të parë pikërisht çështjen e Kosovës e rrjedhimisht dhe përpjekjet e perëndimit për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për këtë arsye jo vetëm opozita shqiptare, por edhe aleatët e përëndimit kërkonin me çdo kusht që të arrije bashkëpunimi midis faktorëve politikë e ushtarakë të Kosovës. Ishte perëndimi që i tërhoqi veshin pushtetarëve të Tiranës, duke i detyruar të ndryshonin qëndrimin e tyre ndaj Rugovës dhe të deklaroheshin për unifikimin e faktorëve kosovarë. Por qëndrimi i pushtetarëve shqiptarë edhe pse në deklarata u ndryshua, në praktikë mbeti i njëjti. Megjithatë pas kësaj ata u përpoqën që duke mbajtur të njëjtin qëndrim, por duke ndryshuar taktikë, të arrinin qëllimin e tyre që ishte mbajtja larg njëri-tjetrit të faktorëve të Kosovës. Kështu ndodhi që deklaroheshin për domosdoshmërinë e takimit të Rugovës me Thaçin, ata nuk reshtën së nxirri një formë të ndryshme sulmet ndaj Presidentit kosovar. Kjo, por dhe shumë arsye të tjera, bënë që perëndimi të kalonte nga “dhënia e këshillave” në injorimin total të pushtetarëve të Tiranës. Duke i konsideruar përfundimisht si një faktor negativ në këtë çështje, perëndimi i eliminon krejtësisht zyrtarët e Tiranës nga çdo gjë. Duke e kuptuar këtë, qeveritarët e tipit Milo kërkuan të rekuperonin në pozicion dhe pasi sollën Thaçin në Tiranë e këmbëngulën për organizimin e takimit Rugovë-Thaçi për pikërisht në Tiranë. Kështu ata shpresonin të riktheheshin përsëri në faktorë, por njëkëshim tjetër, duke qenë se realizonin deri në fund qëllimin e tyre, mendonin dhe të realizonin një farë unifikim. Por duke e kthyer takimin në një luftë për Rugovën. Por kjo ishte vetëm sa mendoja ata, pasi të gjitha këto plane rezultuan vetëm një dështim me shume. Rugova nuk pranoi të vinte në Tiranë “nën urdhrat” e Milos dhe besoi që këtë vendim do ta vendosnin i Kosovës nuk e shkonë? me një tjetër takim të organizuar në Francë prej Paskal Milos. Kjo i tërboi pushtetarët e Tiranës, por që e ndjeja se ishin injoruar jo vetëm nga Rugova, por edhe nga perëndimi. Kjo u vërtetua përfundimisht me takimin e djeshëm në Gjermani të organizuar nga Ollbrajt. Rugova nuk pranoi të vinte në takim për të marrë pjesë. Kështu, që pushtetarët shqiptarë prej Milove, ndërsa Thaçi i quajtën të kërcënuar se takimi në Tiranë ishte shans i fundit për Rugovën, u detyrua të shkoi në Gjermani. Në Gjermani Thaçi nuk u takua me kryetarin e LDK siç kishte deklaruar më parë, por me Presidentin e Kosovës dhe kërkoi pavarësinë e Kosovës, ndërsa kjo që është më domethënëse, është deklarata e Milos dhe dhënia e momentit sigurisht, ose në moment dështën përherë politik. Milua ka pranuar se ai nuk është ftuar fare për takimin e organizuar në Gjermani dhe ky fakt nuk ka nevojë për asnjë koment. Këtu i është vënë kapaku.
Ollbrajt: Qeverinë e re, pas kthimit në Kosovë
Tirana zyrtare, karshillëk politikës amerikane
Sekretarja e shtetit e SHBA mbledh faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës. Takim me Rugovën, Thaçin dhe Qosen. Herën tjetër do të takohemi në Prishtinë dhe jo në klubet dhe restorantet e Evropës
NË FAQEN 2
Sistemi gjyqësor si në kohën e diktaturës
PD: Emërimi i Kondit në krye të Gjykatës së Lartë është antikushtetues
Ish-presidenti Berisha akuzoi kreun e shtetit, i cili “emëroi njeriun e tij kryetar të Gjykatës së Lartë, pa
Kohën e diktaturës
Ish-presidenti Berisha akuzoi kreun e shtetit, i cili “emëroi njeriun e tij kryetar të Gjykatës së Lartë, pa asnjë vendim shkarkimi të kryetarit të ligjshëm të kësaj gjykate, mandati i të cilit përfundonte pas 5 vjetëve”
pa asnjë vendim shkarkimi të kryetarit të ligjshëm të kësaj gjykate, mandati i të cilit përfundonte pas 5 vjetëve”
NE FAQEN 3
Bombat serbe, 2 kilometra nga qyteti i Bajram Currit
Serbët bombardojnë me artileri të rëndë 25 kilometra në brendësi të territorit shqiptar
NE FAQEN 4
Meidani pritet me thirrjet për Rugovën
Presidenti i Shqipërisë falënderon qeverinë greke, ndërsa viziton kampingjet e të dëbuarve nga Kosova
NE FAQEN 3
Thaçi: UÇK do bëhet parti politike
Albright: “Këta përfaqësues të udhëheqjes politike të Kosovës më kanë thënë mua, pa ndonjë shprehje të dykuptimshme, se ata do të zbatojnë angazhimet e marra në Rambuje”
NE FAQEN 2
Qeveria fsheh grabitjet e bujshme
Opozita akuzon: Korrupsioni ka degjeneruar në krim ekonomik
Skandali më i fundit i vjedhjes në zyrat e kryeministrisë së dokumenteve të tenderave për shtrimin e rrugëve dëshmon edhe një herë se korrupsioni nuk ka kursyer asnjë nivel të shtetit të sotëm
NE FAQEN 4
Jospin: Në Kosovë, pesë zona paqeruajtëse
NE FAQEN 2
Vazhdon greva në Albtelecom
Sindikalistët: “Rritja e pagës është e mundur”
NE FAQEN 2
Për demokratët tema e ditës mbetet Kosova
Aktiv i zgjeruar i PD në Skrapar, marrin pjesë edhe drejtues të PD, Genc Pollo, Ferdinand Xhaferi dhe Antoneta Luli
Nënkryetari i PD, Genc Pollo theksoi se fitorja është në anën e kosovarëve, pasi ata për herë të parë kanë në krah një forcë kaq të fuqishme, siç është Aleanca e Atlantikut
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 271 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësishit të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pasheqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Dje, në Këln, takimi i ministrave të Jashtëm të G8-ës