15/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 qershor 1999

Varre masive në Prizren dhe Kaçanik

Trupat e KFOR-it fillojnë të zbulojnë masakrat serbe në Kosovë Tre varre masive, që përmbajnë afro 200 kufoma u zbuluan nga parashutistët britanikë pas një servisi në Kaçanik. Trupat gjermane ndërkohë zbuluan edhe dy varre të tjera të përbashkët në Prizren NE FAQEN 2

Qendra e djathtë “ripushton” Europën

Të majtët humbin zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian Disfate e qeverive socialiste, të cilat kanë pushtetin në shumë vende anëtare të BE-së. Partitë e qendrës së djathtë marrin shumicën në zgjedhjet për Parlamentin Europian NE FAQEN 8

SHBA, miku që i mungon Tiranës zyrtare

Qeveria e Tiranës vazhdon të jetë e refuzuar nga amerikanët, duke krijuar me sjelljen dhe paqëndrueshmërinë e saj një boshllëk të rrezikshëm në marrëdhëniet me SHBA. Një vizitë e Madlen Olbrajt për lajmërimin nga vetë shtetarët e Tiranës, që cila duhej të bëhej të dielën nuk është realizuar. Kryediplomatja amerikane ka vizituar Shqipërinë, por nuk ka ardhur në Tiranë, megjithëse vizita e saj do të ishte një gëzim i madh për shqiptarët. Qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar mbi anulimin e kësaj vizite, ndërkohë që do të ishte normale që të paktën Ministria e Jashtme apo kryeministria nga ka ardhur edhe lajmi për vizitën e Ollbrajt të jepnin shpjegim për vizitën e munguar. Po ashtu nuk është bërë publike as letra që Ollbrajt ka nisur për kryeministrin, ndryshe nga rastet e tjera, ku pjesë let rash me personalitetet ndërkombëtare të perëndimit botoheshin pa hezitim edhe pse ato kanë qenë kryesisht kotë rrezi[e?]. Amerikanët kanë refuzuar edhe vizita të tjera në Tiranë pas lajmërimit që zyrtarët e lartë shqiptarë kanë bërë për vizita të tilla. Një rast tjetër ishte refuzimi i zonjës Klinton për të ardhur në Shqipëri, ndërkohë që ajo vizitoi disa kampe refugjatësh në Maqedoni. Liderët e luftës kundër makinës ushtarake terroriste serbe i kanë kthyer në tabu vizitat në Tiranë. Si në rastin e zonjës Klinton, ashtu edhe në atë të Sekretares së Shtetit, Ollbrajt shkaku i mosardhjes së tyre qëndron në politikën qeverisëse të vendit, si dhe në pritjet filoindore të disa shtetarëve të lartë të Shqipërisë. Prej kohësh amerikanët e kanë shpallur Shqipërinë një vend me rrezikshmëri të lartë për ta, ndërkohë që kulmi arriti me ndërprerjen e një pjese të mirë të aktivitetit të ambasadës amerikane në Tiranë. Në një lajmërim të Departamentit të Sh- Shtetit që është bërë në atë periudhë, thuhej se në Shqipëri gjithçka paraqet vlerë sulmohet dhe dhunohet. Imzahi i ndërtuar për vendin dy vitet e fundit nuk ka ndryshuar aspak as në ditët e sotme, edhe pse kanë ndërruar kryeministra dhe ministra. Qeveria shqiptare e kënaqur me aktivitetin e saj humanitar që në thelb është humanitet i vetë shqiptarëve të thjeshtë, ka hedhur pas krahëve problemin madhor të vendit, sigurinë publike, qetësinë dhe luftën kundër bandave. As Ollbrajt dhe as zonja Klinton nuk mund të vijnë në një vend ku numri i të vrarëve në dy vitet e fundit rritet në progresion çdo ditë. Po aq nuk mund të investohet politikisht në disa shtetarë shqiptarë, të cilët edhe pse nuk demonstrojnë në rrugë kundër SHBA apo NATO, siç bëjnë komunistët europianë në mars, bëjnë të gjithë përpjekjet për orientimin shqiptar drejt kulisave lindore ortodokse. Deri në fillim e krizës së refugjatëve të ardhur nga Kosova, Tirana ka qenë vendi më i pasigurt i botës. Bler, Zhospën, Aznar i sollën këtu njerëz të kampingjeve. Edhe shqiptari më naiv në punën e shtetit është i qartë se ata kurrë nuk do të vinin në vendin më të korruptuar të botës, aq edhe në vendin ku ligjin e bëjnë bandat dhe mafia e lidhur ngushtë me politikën shtetërore. Tashmë është e qartë për shqiptarët se qeveritarët që u mbajnë larg amerikanët nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë punë të mirë për vendin. Boshtullëku i krijuar në marrëdhëniet me SHBA duhet shmangur me korrigjimet e duhura brenda Shqipërisë. Qeveria amerikane është vendimtare në luftën për Kosovën dhe fitoren e NATO-s në këtë luftë. Nëse një përfaqësues i saj i lartë, si zonja Ollbrajt, refuzon të vijë në Tiranë, atëherë do të shkurtohen këto sentimente proamerikane të shqiptarëve. Kjo do të thotë se dikush po përpiqet të drejtojë vendin në drejtim të kundërt me zhvillimin dhe demokracinë.

Nano: PS ka vdekur

Lideri i socialistëve i bën biografinë partisë që i dorëzoi Ramiz Alia tetë vjet më parë: “Majko nuk përfaqëson asgjë” NE FAQEN 6

PD-së iu hapën portat e fitores së ardhshme

Berisha: “Rikthimi i besimit të qendrës së djathtë europiane është mesazh fitoreje për Partinë Demokratike” Ne sot përshëndesim përzemërsisht fitoren e madhe të Forca Italias në Itali, të CDU-së në Gjermani, të Konservatorëve britanikë në Britaninë e Madhe, të neodemokracisë në Greqi dhe të shumë forcave të djathta në Irlandë dhe në vende të tjera të kontinentit, deklaroi kryetari i PD NE FAQEN 3

NATO nis pastrimin e Kosovës

NE FAQEN 2 Një shqiptar i ekzaltuar mes ushtarëve amerikanë, duke valëvitur simbolin e mirënjohjes përbri flamurit shqiptar

Luftëtarët e lirisë zotërojnë Prishtinën

Komanda e UÇK për zonën e Llapit instalohet në kryeqytetin e Kosovës Sipas komandantit të UÇK për Prishtinën, luftëtarët e lirisë janë të armatosur lehtë dhe kanë për mision të mbrojnë popullsinë civile të Kosovës nga çdo veprim që mund të ndërmarrin, gjatë largimit, forcat ushtarake serbe NE FAQEN 3

Kosova po i kthehet vetvetes

Paralelisht me instalimin e forcave ndërkombëtare të NATO-s, në Kosovë po hyjnë edhe mijëra shqiptarë, të cilët po kthehen në vatrat e tyre Reportazh nga Prishtina Nga i dërguari special i agjensisë ENTER në Kosovë, Nefail MALIQI NE FAQEN 3

Dështon sërish gjyqi ndaj opozitës

Asnjë dëshmitar nuk paraqitet para trupit gjykues. Policia vazhdon të keqtrajtojë të burgosurit politikë të 14 shtatorit Prokurorët nuk kanë sjellë asnjë provë dhe fakt konkret para trupit gjykues për akuzat e rënda ndaj opozitës për “kryengritje të armatosur”. Ndërsa procesi politik ka dështuar , segmente të caktuara të shtetit vazhdojnë të keqtrajtojnë 13 të ndaluarit për motive politike NE FAQEN 3

Së bashku do të ndërtojmë të ardhmen në Kosovë

Presidenti Rugova takon në Romë përfaqësuesit e partive parlamentare të Kosovës Tryeza përshëndeti hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe shprehu mirënjohje të lartë SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s për marrjen nën mbrojtje të popullit të Kosovës NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 278 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë në dorë dhe pushtetasuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve. Të cilët kanë erë të përvëluar, por nuk preken nga pushteti. Demokracia dhe e gjithë shoqëria e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin. Qeveria, ose duke toleruar e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duke e deklaruar publikisht se është ajo që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.