22/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 qershor 1999

Berisha: E ardhmja jonë nis me Kosovën

Kryetari i PD, Berisha viziton të dëbuarit nga Kosova në Shkodër dhe merr pjesë në aktivin e PD-së të këtij rrethi “Sakrifica e u jaj e popullit kosovar, e ngriti flamurin shqiptar në krye të popujve që sakrifikojnë për liri për pavarësi. Sot Kosova ju pret, ju pret për rindërtimin të së ardhmes tuaj. Betaja juaj ishte betejë për jetë a vdekje dhe ju fituat, e bashkë me ju fitot gjithë kombi shqiptar.” NE FAQEN 2

Transporti hekurudhor drejt grevës së përgjithshme

Qeveria injoron përfaqësuesit e punonjësve të hekurudhave NE FAQEN 5

Shqiptarë, ne do t'ju rrimë pranë

Nga Bill KLINTON Dëshiroj që në emër të popullit amerikan, t'i shpreh popullit shqiptar, mirënjohjen tonë për qëndrimin e guximshëm që keni mbajtur për paqen, tolerancën dhe lirinë në Evropën juglindore. Dëshiroj gjithashtu të garantoj mbështetjen time për përpjekjet tuaja për ndërtimin e një demokracie të fortë dhe të begatë. Këtë pranverë, kur zoti Millosheviç filloi fushatën e tij gjakatare të spastrimit etnik në Kosovë, asnjë vend tjetër nuk mbajti peshë më të madhe sesa Shqipëria. Asnjë vend tjetër nuk bëri më shumë për të ndihmuar fitoret e humanizmit. Ju i hapët qiejt tuaj avionëve të NATO-s, që i dhanë fund makthit. Ju hapët portet dhe aeroportet tuaja për trupat dhe punonjësit e ndihmave, që erdhën këtu për të ndihmuar refugjatët. Më e rëndësishmja është që u hapët shtëpitë dhe zemrat tuaja më shumë se 300 000 viktimave të spastrimit etnik, duke u dhënë strehë, ushqim dhe shpresë, megjithëse vetë vendi juaj vazhdon të ketë sfida madhore përpara. Historia do të regjistrojë se një prej akteve më të mëdha të barbarisë që ka parë Evropa këtë shekull ua mund me ndihmën e një prej akteve të saj më të mëdha të zemërgjerësisë. E gjithë bota e di se çfarë keni bërë gjatë muajve të fundit. Dhe dimë që një gjë të tillë e keni bërë ndërsa luftoni për të kapërcyer traditën më të egër të izolimit dhe të shtypjes, sesa çdo vend tjetër ish-komunist i Evropës. Kemi ende shumë punë për të bërë. Duhet të punojmë së bashku për t'i kthyer refugjatët kosovarë të sigurtë në shtëpitë e tyre. Duhet të vazhdojmë të ndihmojmë ata që duan të vazhdojnë përpjekjet për më gjatë në Shqipëri. Do nevojitet të dislokojmë më shumë trupa të NATO-s në vendin tuaj, me qëllim që të mbështesim ata që ruajnë paqen në Kosovë. Për popullin e Shqipërisë do vazhdojë të mbetet një barrë. Megjithatë, do të ketë gjithashtu një shans për të thelluar partneritetin tuaj me NATO-n dhe integrimin tuaj në Evropë, bashkë me begatitë që do sjellin këto në të ardhmen. Amerika do të bëjë gjithçka mundet për t’ju ndihmuar të kapërceni tronditjen e madhe ekonomike e shoqërore të shkaktuar nga lufta, për t’ju ndihmuar të forconi demokracinë tuaj, për të shenjtëruar shtetin e së drejtës, si dhe për të tërhequr investime për hapjen e vendeve të reja të punës dhe mundësive të reja. Gjithashtu do të punojmë me ju për të ndihmuar ndërtimin e një Evrope juglindore që po përqafon premtimin e lirisë dhe begatisë, në vend të copëtimit prej urrejtjes e gjakderdhjes. Duam që të jeni në vijë të parë të frontit të demokracisë dhe zhvillimit të begatë në Evropën juglindore, dhe jo në vijën e parë të frontit përballë agresionit dhe tiranisë. Gjatë kësaj krize kemi treguar që pozita e një vendi në botë nuk matet vetëm me pasurinë, fuqinë apo madhështinë e tij, por edhe me parimet që e mbështet dhe përgjegjësitë që është gati të marrë mbi vete. Gjatë muajve të fundit, admirimi i botës për Shqipërinë është rritur pamase. Nëse ju do të qëndroni në rrugën që keni zgjedhur, ne do t’ju rrimë pranë. Ju falënderoj për gjithçka keni bërë dhe për gjithçka që do të bëjmë së bashku në muajt dhe vitet që do vijnë.

Kuvendi i posaçëm për parlamentin

Nënshkruhet marrëveshja për çmilitarizimin e UÇK-së UÇK, transformimi filloi NE FAQEN 3 PD merr garanci për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Mbrëmë mbledhja e kryesisë: “T'u përgjigjemi ndryshimeve politike në rajon”. Të hënën, Këshilli Kombëtar

Edhe një herë për fraksionin në PD e për disa çështje të tjera

Nga Genc POLLO Një person që nuk njeh jetën politike shqiptare, por që do të lexonte shtypin e këtushëm këto javë padyshim do të fitonte përshtypjen se çështja më imediate dhe e rëndësishme për Partinë Demokratike është krijimi dhe institucionalizimi i fraksionit brenda partiak NE FAQEN 3

Vrasje tragjike në qytetin Studenti

Përleshje me thika në mes të qytetës. Plagosen edhe tre studentë të tjerë Një student i Akademisë së Rendit është vrarë brenda në qytetin Studenti dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas njoftimit të bërë dje në vend nga Policia, viktima që ka marrë pas një goditjet e thikave që ka marrë është një gjendjeje që ka ndodhur përballë goditjes njëherë. I ku banonjë vajzat e inxhierisë ndakohe që tre studentë të tjerë për të cilët ende nuk ishte sqaruar se cili është roli i tyre në këtë grindje tragjike janë dërguar me urgjencë në një nga spitalet e Tiranës. Studentët e pranishëm kanë mbetur të tronditur nga përleshja e një numri personash në një nga ambientet më të frekuentuara të qytetit Studenti. Kjo është vrasja e dytë në qytetin mbrenda pak muajve. Autorët e vrasjes së studentit nga një Vlorë ende nuk janë gjetur ndonëse në makinë të mbushura me persona që nuk bajnë në qytetin shënin deri në orët e vona të natës në ambientin e saj. Në qytetin Studenti është edhe një postë policie. Vrasja e mbrëmshme ka ndodhur jo më shumë se 100 metra nga kjo postë. Policia do të kishte mundësi të shkonte ngjarjen edhe nga poza e postës nëse do të ishte e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe jetës së studentëve. Një ushtar italian i merr armët një serbi para se të hyjë në Kosovë

Dëshmitarët dalin kundër prokurorëve

Vazhdon gjyqi farsë për “kryengritjen e armatosur” të 14 shtatorit. Bien poshtë akuzat e prokurorisë politike Dëshmitari Neritan Nallbati, nëndrejtor i Drejtorisë Policore të Tiranës, deklaroi para trupit gjykues se, “nuk dinte dhe nuk kishte dijeni për ndonjë kryengritje të armatosur, duke vazhduar më tej se, nuk mund të implikonte asnjërin nga pranishmit në bangën e akuzës” NE FAQEN 4

500 minatorë në rrezik për jetën

Vazhdon greva e minatorëve të Memaliajt Rreth 500 minatorë e Memaliajt vazhdojnë grevën e tyre të urisë dhe deri tani asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga zyrat e ministrit Bufli, ndërkohë që sindikata që i përfaqëson ata ka kërkuar mbledhjen e të gjithë minatorëve të pellgut qymyrguror të vendit NE FAQEN 5

PD përshëndet marrëveshjen Thaçi - Xhekson

PD shpreh nderimin më të thellë për luftën, sakrificën e vendosmërinë e lirisë, familjeve që flijuan bijtë dhe bijat e tyre për lirinë e Kosovës, nderim dhe dinjitetin e kombit shqiptar. PD përshëndet marrëveshjen Thaçi - Xhekson si dëshmi e vendosmërisë së përfaqësuesve shqiptarë për të respektuar marrëveshjen e firmosur në Rambuje dhe për të dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e shoqërisë pluraliste në Kosovë.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 284 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon të implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e rëndë të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që kanë qenë të lirë dhe të paguesuar kriminelët që e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e përcaktime për nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë ... Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të japë menjëherë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Vëllai i Dokles, biznes me pronat e shtetit

Ndërmarrja e rezervave të shtetit: Këtu bëhet kontrabandë NE FAQEN 5

Një ushtar italian i merr armët një serbi para se të hyjë në Kosovë