23/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 qershor 1999

Shiu nxjerr vjedhjet e Gaqo Apostolit

Tirana përmbytet përsëri. Pusetat kanë dalë jashtë loje NE FAQEN 5

Teta: Do të padis, po nuk zbatuan ligjin

Ish ministri i Brendshëm paralajmëron strukturat e drejtësisë NE FAQEN 3

Beja: Shkupi nuk mund të zërë vendin e Tiranës

Opozita nuk pranon të lihet në harresë Shqipëria NE FAQEN 3

Ata që mbajnë larg SHBA-në

Nga Sami NEZA Mesazhi i Presidentit amerikan, Bill Klinton shprehej edhe njëherë miqësinë e SHBA-së me shqiptarët, pikën më të lartë të kësaj miqësie, konfirmon lidhjet e ngushta të vendit dhe qeverisë së madhe me shqiptarët, ndërkohë që mungesa e Presidentit amerikan në Tiranë konfirmon mungesën e kësaj miqësie me qeverinë që sundon sot në Shqipëri. Distanca që qeveritarët kanë krijuar me ata që i qëndruan afër kombit shqiptar në ditët e tij më të vështira është një argument tjetër se lider-shipi aktual shtetëror jo vetëm që nuk është në gjendje të strukturojë administratën shqiptare, të luftojë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën, por edhe shfaq një dyshim të madh përballë salloneve më të rëndësishme të diplomacisë perëndimore. Historia e shkurtër e qëndrimeve të qeverisë ndaj çështjes së Kosovës, meçemëria publike e Presidentit, e vë shtetin shqiptar në opozitë me problemin më madhor të kësaj periudhe. Nuk është fjala thjesht se Shqipëria nuk u shfaq si një faktor në asnjë lëvizje të diplomacisë perëndimore, apo ushtrisë së NATO-s. Një fakt të tillë pa ua thënë askush e panë deklaruar vetë qeveritarët shqiptarë në Tiranë. Por është e trishtëshme për një politikë shtetërore që ndërkohë që nuk është faktor, mbështillet si e tillë në probleme dytësore të Kosovës, duke krijuar imazhin ngatërrestar të Tiranës. Një qeveri që e bër bashkëkombasit e vet nuk është faktor, çfarë i mbetet të jetë? Duke mos qenë faktor për problemet e vendit dhe shqiptarëve shqiptarëve, shqiptarëve në përgjithësi do të thotë që e mbetur jashtë nevojave të kombit, jashtë interesave dhe sfidave që dalin përpara. Por ndërsa nga Tirana zyrtare nuk është pritur shumë në fushën e diplomacisë, në rastin e unifikimit të faktorit të Kosovës është menduar se ajo mund të bëjë diçka. Ndërsa Kosova sot është me dy qeveri, të dyja në Prishtinë, në mes kishte dy grupe brenda UÇK-së, kjo është vepër pikërisht e Tiranës, e cila nëpërmjet resurseve që të ofron një qytet në pushtet tenton ideologjizimin e lëvizjes për pavarësi të Kosovës. Një trajtim tjetër i kësaj lëvizjeje do të kishte rezultate shumë më të mira, ndërkohë që Kosova ditën e parë të lirisë do ta festonte e bashkuar me qeveritarët e saj, presidentin dhe ushtrinë e saj të unifikuar, pa stresin politik dhe kompleks e pasigurisë që të krijon lufta. Përmërësia e Klintonit ndaj shqiptarëve dhe vlerësimi që ai i bëri një kombi të vuajtur në Ballkan krijon një distancë të madhe me tratimin që i bëhet shqiptarëve të këtij kombi. Nëse Klinton u bëhet shqiptarëve urime për njerëzit e Shqipërisë në një mesazh të posaçëm për popullin shqiptar dhe nuk gjen një rast të mbajë frymën për qeverinë e Shqipërisë apo presidentin e saj, kjo do të thotë se një variabël të madhe mes shqiptarëve e amerikanëve dhe qeveritarëve të Tiranës. Thënë shkurt, populli nuk ka ditur të zgjedhë udhëheqësit e tij. Shtetet që treguan shqiptarët përpara gjithë botës ndihmuan një kohë për të identifikuar edhe inhibimin e zhvillimit të një normal, inhibitor e civilizimit të shoqërisë, rendit demokratik dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Klinton, Olbrajt, Kohen dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë nuk mund të vizitonin Kubën ballkanike, vendin e bandave qeveritare dhe mafias qeveritare, vendin ku ku politikanët nga shteti, dhe vetë shteti i qeveriset nga bandat.

Masakër me antitank në mes të Tiranës

Pritë me predha makinës së blinduar, vriten dy të rinj. Kriminelët largohen në drejtim të paditur NE FAQEN 4 Stenkovec, shqiptarët presin Klinton si hero kombëtar Klinton, Hillari dhe Çelsea në një çadër të refugjatëve shqiptarë në kampin e Stenkovecit në Maqedoni

Stenkovec, shqiptarët presin Klinton si hero kombëtar

Berisha, sot, në Krans Montana

Niset sot për në Krans Montana me ftesë të Presidentit të Forumit të Krans Montanës, Zhan Pol Kaltero, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha i shoqëruar nga sekretari organizativ, Fatos Beja. Gjatë qëndrimit në punimet e forumit,

Sekretari i Përgjithshëm Bode në Paris

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode merr pjesë në punimet e Komitetit Drejtues të Bashkimit Demokratik Europian, që mblidhet në Paris për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të fundit dhe fitoren e partisë popullore në Europë si dhe përgatitjen e konferencës së liderëve të partive anëtare të Bashkimit Demokratik Europian, që do mbahet në fillim të vjeshtës në Berlin. Mbledhja drejtohet nga presidenti i Bash-

Klinton: Duhen plane konkrete për të detajuar ndihmat

Presidenti i SHBA falënderon Shqipërinë për pritjen që i bëri refugjatëve të Kosovës. “Zgjidhja e problemeve të rajonit varet se çfarë programesh kemi ju” Presidenti Klinton paralajmëroi një mbledhje të afërt të udhëheqësve të vendeve të rajonit për të diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme të proceseve demokratike. Presidenti Klinton i bëri thirrje të gjitha vendeve që të detajojnë projektet e zhvillimit për vendet e tyre. Fatost Beja. Gjatë qëndrimit në punimet e forumit, zoti Berisha do të ketë takime me politikanë dhe zyrtarë të lartë europianë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode menjëherë në punimet për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe fitoret e partive të partive anëtare të Bashkimit Demokratik Europian, që do të presidenti i Bashkimit Demokratik Europian, Sauli Niinisto. NE FAQEN 3

Shmanget një atentat me bombë në Prishtinë

NE FAQEN 3

Mbështetje për kthimin e PD-së në Parlament

Përshëndetet nisma e Berishës nga Martens dhe Mock Dje paradite, Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha pati një bisedë telefonike me presidentin e Partisë Popullore të Europës dhe Presidentin e Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane në Parlamentin e Europës, Martens si dhe me Presidentin e Nderit të Bashkimit Demokratik Evropian, Zotin Alios Mock. Në këto bisedime, zoti Berisha i njohu këto personalitete të shquara me nismën e tij për nisjen e procedurave për rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament. Martens dhe Mock e përshëndetën këtë nismë dhe përgëzuan Zotin Berisha për nismën e ndërmarrë, konfirmuan mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike në Shqipëri.

Berisha: Marrëdhëniet me SHBA prioritet parësor

Aktiv i zgjeruar i degës së PD-së të Tiranës “SHBA zgjidhën një problem, ata hapën një epokë para shqiptarëve dhe kombit tonë, në të cilën kemi perspektivë përpara dhe duhet t’i zgjedhim ato se bashku me ata që dëshmojnë se janë miqtë tanë më të ngushtë, se bashku me ata që e bënë çështjen shqiptare, çështje të tyre, vetëm se ishte një çështje e drejtë” NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 285 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasigurisë së tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që kanë në krye dhe të pasiguruar kriminalë që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk përballen nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, aderuan me Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurreshtjen kleptokratike. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

“Telebingo” mbaroi

Bankierë, doganierë dhe policë të huaj për të ndërtuar Shqipërinë e vitit ‘2000’ Shqiptarëve iu del detyra që të kërkojnë ndryshimin e kësaj qeverie NE FAQEN 3

Vdiq Emin Ethem Haxhiademi

Ish Kryetari i Bashkisë së Elbasanit 1992-1996, “Mësues i Merituar”, “Pishtar i Demokracisë”, “Qytetar Nderi”, i Nju Jorkut vdiq papritur nga një atak në zemër. NE FAQEN 8

Klinton, Hillari dhe Çelsea në një çadër të refugjatëve shqiptarë në kampin e Stenkovecit në Maqedoni