Schwimmer, sekretar i Përgjithshëm i KE-së
Kristiandemokrati austriak zë vendin e Tarschys
NE FAQEN 3
Kuk: Imediate është rindërtimi i Kosovës
Britania e Madhe mbështet zhvillimin e demokracisë në Shqipëri
NE FAQEN 3
Kukuvajkat për Partinë Socialiste
Nga Sami NEZA Kukuvajkat e Partisë Socialiste u deklaruan tashmë edhe nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie dhe kryeministri Pandeli Majko. Përçak- [?] panik i njerëzve më të rëndësishëm të PS-së për një numër njerëzish në krah të tij, që shëmbejnë me kukuvajkat nuk është thjesht një lojë letrare e njerëzve që pretendojnë të marrin në dorë përveç qeverisë, edhe frenat e partisë. Zhgarroni kryeministrit megjithëse tingëllon i dhimbshëm, shpreh rrëshqitjen e njerëzve të partisë në pushtet në disa kahje, që shkojnë paralel me kryeministrin, por edhe Fatoss Nanon. Fragment arsyetues të socialistëve tashmë kanë shpallur hapur luftën e tyre, e cila nuk është thjesht mospranimi në festat e partisë, por betim për të shembur gjithsesi kë të mundet. Para dy vitesh, edhe pse kishte mjaft grupe brenda partisë, asnjëherë nuk është bërë kaq e qartë lufta për pushtet brenda njerëzve që bartin pushtetin. Nëse ateliera brenda grumbullimit socialist kishte dy grupe, njëri në krah të Servet Pëllumbit dhe tjetri në krah të Fatos Nanos, sot numërohen disa të tillë që synojnë mbështetjen ndaj Majkos, mbështetjen ndaj Fatos Nanos, mbështetjen ndaj Ilir Metës, bile edhe grup që synon mbështetjen ndaj Ndre Legisit. Në varësi të posteve apo të pushtetit, forcat mund të ndryshojnë dhe njerëzit të ndryshojnë në parlament apo në komitetin drejtues do të anojnë andej nga shkon pushteti, ose të forcojnë rradhët për të mos e humbur plotësisht atë. Njerëzit e fortë tek socialistët janë ata që emërojnë doganierë, që emërojnë drejtorë, apo shpallin tendera. Po aq të fortë janë edhe ata që komandojnë rrugët nacionale të vendit, nga lëvizin maunet kontrabandë, ndërkohë që bandat përbëjnë nyjen nga lëviz apo transferohet pushteti. Mekanizmi i klaneve në PS është edhe më i çuditshëm, aq sa Majko i thërret kukuvajka, pasi në asnjë rast edhe vetë ai nuk ka qenë në gjendje të ... llogarisë mbi njerëzit që e sollën tek posti i kryeministrit, ose tek njerëzit që mund t’i shpërblejë me poste të reja, apo njerëzit të cilëve po ua mbrojnë postet. Klanet në PS ashtu si edhe funksionimi i administratës shqiptare, kanë një natyrë ilegale në varësi të marketingut real që ata bëjnë, në varësi të lidhjeve mafioze të trafikut dhe kontrabandës, në varësi të bilancit monetar që ata arrijnë duke suportuar Majkon, Nanon, Metën apo ndonjë tjetër. Sharja e rëndë e lëshuar nga Majko tregon se këto ditë ai është në kthetrat e pushtetit të vet në parti. Vetëm disa javë më parë në një test që bëri në parlament e kuptoi se fuqia e tij është e vogël përkishte atë që mund të vijë edhe shkar-karkim. Duke qenë kryeministër, ai nuk zotëron mazhorancën në parlament, çfarë e ka kthyer atë në një indeks real të pushtetit socialist dhe të pafuqisë së vetme të pushtetit. Thirrja e tij për dorë e fortë nuk është e drejtuar për zhvillimin e vendit, pasi ai dhe qeveria e tij nuk i kanë ato potenciale, por është paralajmërim për votuesit në kongres e në parti, si dhe për ata që kanë guxuar të bëjnë karshillëk në Parlament. Dosje të mëdha të mbushura me krime, trafiqe, kontrabandë dhe revolucion pushtonjë të jashtëm në duar të sigurina, por që nesër mund të bëhen armë ndaj të sigurtave, po Majkos. Kryeministri i forcuar në vetvete për shkak të krizës, por aspak i koracuar në institucionet e ka më në dorë suksesin e vet, ashtu si edhe Partia Socialiste me të gjitha krahët e saj dhe pushtetin. Klanet që tashmë mund të duken edhe me përçarje janë të mbrojtura me një luftë të ashpër, e cila nuk zhvillohet më në khenet apo me guralecë, por brenda një kockrase pushteti, me para, bilance trafiqesh, kontrabande dhe linja mafioze, si në politikë, ashtu edhe në ekonomi.
Majko, pushime 70 milionëshe
Kryeministri i kthehet praktikave të bllokmenëve dhe të Nanos në shpërdorimet e arkës së shtetit. Vakanca socialiste në Amerikën Latine
NE FAQEN 3
Tension në Kosovë, serbët ringrejnë armët
Mitrovicë, vazhdon kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre
Berisha fillon takimet në Krans Montana
Kryetari i PD e nis me shqiptarët vizitën e tij në Zvicër
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti të mërkurën pasdite në Gjenevë, i pritur me entuziazëm nga një numër i madh shqiptarësh të diasporës në Europë.
Berisha, që shoqërohet nga Sekretari Organizativ i PD, Fatos Beja, e filloi kështu vizitën e tij në Zvicër, ku është ftuar të marrë pjesë në Forumin vjetor të Krans Montanës. Në takimin me shqiptarët e Zvicrës dhe vendeve të tjera të Europës, Berisha shpalosi pikëpamjet e tij dhe të Partisë Demokratike për zhvillimet historike në Kosovë, duke e vlerësuar mbarëvajtjen e trupave të NATO-s atje, si një fitore të pashembullt për të gjithë historinë e kombit. Berisha theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkimit dhe të Presidentit amerikan, Bill Klinton, në zgjidhjen e krizës ballkanike, të cilët udhëhoqën përpjekjet e përbashkëta të vendeve të NATO-s për t’i treguar vendin kasapit të Ballkanit dhe për t’i hapur rrugën lirisë dhe prosperitetit të sh- [?] ...tike dhe shpjegoi se pikërisht mosrespektimi i procedurave normale ka qenë edhe arsyeja e rezervave që Partia Demokratike ka pasur për qeverinë e mëparshme të Hashim Thaçit, ndonëse ajo e vlerëson si një faktor të rëndësishëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë ai foli gjatë edhe për zhvillimet e fundit shqiptarëve të Kosovës. Në një darkë që shqiptarët e diasporës shtruan për nder të Berishës në hotel “Intercontinental” të Gjenevës, kryetari i Partisë Demokratike përshëndeti rolin e vetë kosovarëve në fitoren e madhe mbi Millosheviçin, duke përshëndetur heroizmin e mijëra luftëtarëve të lirisë, që bënë deri saqipërsinë më sublime për lirinë e Kosovës. Sipas tij, tani që në Kosovë po vendoset paqja dhe po ringjallet jeta e ndërprerë përdhunshëm nga barbaritë serbe, lind më tepër se kurrë nevoja e bashkëpunimit të gjithë faktorëve të rëndësishëm politikë të shqiptarëve. Berisha tha se është e domosdoshme që në Kosovë të ngrihen institucionet demokra-
për qeverinë e përkohshme të rëndësishëm zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku qeverisja dhe mosqeverisja e koalicionit të majtë në pushtet e ka bërë emergjente nevojën e një zgjidhje të re politike.
Pas takimit me shqiptarët e diasporës në Europë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një intervistë në kanalin e parë televiziv të Zvicrës, TVSR, ndërkohë që të nesërmen dha një intervistë në gazetën zvicerane “La temp”.
Dje, kryetari i PD ishte i ftuar nga presidenti i Forumit të Krans Montanës, Zhan Pol Kaldero, në darkën e personaliteteve që marrin pjesë në konferencë dhe sot pritet që të zhvillojë takime të rëndësishme me shumë nga zyrtarët dhe politikanët e lartë pjesëmarrës.
Everts largohet nga Shqipëria
Diplomati që ndërmjetësoi marrëveshje të parealizuara caktohet në Kosovë
Ndërmjetësimet e Everts, megjithëse asnjëherë të përmbushura i japin ambasadorit të OSBE-së kuotat më të larta si diplomati shumë inteligjent dhe të suksesshëm, duke diskutuar biografinë e tij, por ndërkohë Shqipëria, me gjithë ndërmjetësimet dhe angazhimet e Misionit të kryesuar nga ai, përballë këtyre dy vjetëve, është shumë larg se çdo vend demokratik, ku zbatohet ligji.
NE FAQEN 3
Mitrovicë, vazhdon kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre
Uzina e avionit, 12 ditë në grevë
Protestojnë 200 punonjës: Deputeti Fino të na japë ç’ka premtoi
NE FAQEN 5
Minarolli: Ne zbatojmë statutin e partive demokratike përendimore
Sekretari i PD për marrëdhëniet me publikun, flet për arsyet që e shtynë PD të rikthehet në parlament, mendimin e bazës për këtë lëvizje politike, opsionin e kahershëm të minorancës në PD, demokracinë e brendshme në parti etj
“Unë i justifikoj mendimet e atyre që thonë se s’ka demokraci të brendshme në PD, sepse kur kanë qenë këto në drejtim, vërtet ka munguar demokracia e brendshme, deri aty sa këta persona merrnin përsipër edhe të emëronin kryetarët e PD të degëve”
NE FAQEN 2
Shtyhet qëllimisht gjyqi ndaj opozitës
Dështojnë seanca e parë gjyqësore ndaj dhjetë të akuzuarve të tjerë për “kryengritje të armatosur”
Prokurori Bandilli ka këmbëngulur që të mos zhvillohej seanca gjyqësore sepse nuk janë sjellë në sallën e gjyqit tre të akuzuar, të cilët mbahen nën masën e sigurisë me arrest shtëpiak, njëri prej të cilëve ndodhet me banim në qytetin e Elbasanit.
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 286 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që e randon gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që kanë të njëjtë dhe të pasqetuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, i njohën shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët nuk mund të pranojnë shqiptarët që e deshën dhe e vlerësuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë asnjë vrasje kriminale, ose të deklarojë publikisht se para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Kemi një punë tepër të madhe përpara
Ambasadori Frowick takohet me drejtues të OJQ-ve kosovare
NE FAQEN 3
Lajmërim
Ditën e hënë me datë 28.06.1999 ora 11.00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ftohen të marin pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët.