29/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 qershor 1999

Liderët e UÇK-së kanë vrarë rivalët e tyre

Akuza të rënda për Thaçin dhe miqtë e tij edhe në “Herald Tribune” KLA Leaders Said to Have Killed Rivals NE FAQEN 4

Ngrijnë fluturimet e avionëve nga Rinasi

Porta ajrore e Shqipërisë mbyllet pa afat. Vendi ndërpret lidhjet me botën NE FAQEN 5

Dy vjet sundim i mafies në Shqipëri

Nga Edi PALOKA Dy vjet më parë, më 29 qershor të ‘97, Shqipëria sa i shënonte një nga ditët më të zeza të historisë së saj. Dy vjet më parë në Shqipëri u sanksionua pushteti i mafies, pushteti i bandave dhe kriminelëve. Dy vjet më parë kallashnikovër u shndërruan në deputetë, kriminelët, hajdutët dhe mashtruesit u bënë, ministra, kryeministra, kryetarë Parlamenti e Presidentë. Por ajo që ishte më e tmerrshmja, Shqipëria ra në dorë të anashqiptarëve. Dy vjet më parë, skenarët e pregatitur në zyrat e shërbimeve sekrete të qarqeve më antishqiptare ekzekutoheshin, u vunë në duart e shërbëtorëve të tyre në Shqipëri së bashku me milionat e hedhura për realizimin e tyre. Sot, pas daljes në dritë të shumë fakteve dhe vëzhgimit të rrjedhës së ngjarjeve, nuk ka më dyshime se piramidat, nxitja e protestave me tresimbolin serb e deri rebelimi i armatosur që shkatërroi shtetin shqiptar, ishin pjesë e këtyre skenarëve. Të atyre skenarëve që rikthyen në pushtet bandat komunisto-mafioze. Sigurisht që të gjitha këto do të kishin dhe pasojat e tyre, pasoja që praktikisht vazhdojnë t’i vuajnë sot e kësaj dite shqiptarët. Dy vjet më parë, duke e ditur që gjykat e kallashnikovëve nuk do të mjaftonin, krerët e rebelimit ju bënë shqiptarëve të dëshpëruar edhe shumë premtime. Vendosja e rendit “për gjashtë muaj”, kthimi i plotë i parave të humbura, hapja e 200 mijë vendeve të reja pune, konsolidimi i pronës private, ritja e pagave dhe pensioneve, rritja e investimeve etj., ishin premtimet e bujshme që pushtetarët e sotëm ju bënë shqiptarëve duke abuzuar me dëshpërimin e tyre. Sot, dy vjet më pas, nuk ka shqiptarë që të mos ketë kuptuar atë që ka ndodhur, nuk ka shqiptare që të mos e ketë ndjerë deri në kockë mashtrimin dhe fyerjen. Shqipëria jo vetëm që vazhdon të jetë nën sundimin e bandave, por tanimë ato janë kthyer në një mafia të vërtetë që kontrollohet nga krerët e pushtetit. Krimi ... pushtetit. Krimi ka dalë hapur në rrugë; vrasjet, grabitjet, sekuestrimet e personave, përdhunimet e krimet e tjera të rënda, vazhdojnë të shënojnë muaj pas muaji rekorde të reja. Çdo qytetar shqiptar sot është një viktimë e mundshme e krimit ndërsa kriminelët mbrohen nga shteti. Sot në Shqipëri mbahet në arrest për krime kundër njerëzimit një poet si Halit Shamata, ndodhen në burg njerëz që kanë rrëzuar kokën për të mbrojtur rendin dhe qetësinë e qytetarëve si Sali Shehu dhe dalin të pafajshëm kriminelë të njohur si Zani Caushi. Shumë kriminelë të tjerë, të cilët i kanë deklaruar publikisht krimet e tyre e që njihen nga të gjithë si kriminelë, sot bëjnë pjesë në bandat e pushtetarëve, janë bodygardë të tyre, drejtojnë trafikun e paligjshëm në emër të tyre, vazhdojnë të vrasin e të presin në shumicën e rasteve të veshur edhe me uniformat e forcave të rendit. Ata sot janë të plotfuqishëm sepse jo vetëm mbrohen, por dhe drejtohen nga pushtetarët që nuk janë më pak kriminelë se ata. Të mos harrojmë që në Parlamentin e dalë më 29 qershor të '97, që nga ata që kanë pirë gjak njeriu (jo në mënyrë figurative), që kanë prerë koka me sopatë e që kanë rrahur të kryejnë krime edhe brenda sallës së Parlamentit duke zbrazur armë mbi deputetët e opozitës. A është e mundur të pritet rendi dhe qetësia e tillë? Si mund të pritet të vendosë rend ai pushtet që drejton trafikun e armëve, drogës, trafikun klandestin, kontrabandën etj.? Ky është realiteti i sotëm, ky është rendi që ju premtojnë këta pushtetarë shqiptarëve më 29 qershor. Shqipëria sot drejtohet praktikisht nga mafia. E megjithatë, rendi edhe pse një nga problemet kryesore, nuk është i vetmi paraqet problem që ka sot Shqipëria, nuk është i vetmi për të cilin pushtetarët mashtruan dy vjet më parë. Ishin paratë e shumta në firmat rentiere ato që u shfrytëzuan si shkak për fillimin e rebelimit komunist. Ishte premtimi i pushtetarëve se sot do të ktheheshin tërësisht të gjitha paratë e tyre që u përdorën për të marrë votat e shqiptarëve të dëshpëruar. (vijon në faqen 3)

Masakër në Shkodër, 5 të vrarë

Krimi mbyt Shqipërinë. Ekzekutohen tre vëllezër dhe dy të tjerë në një lokal në qendër të qytetit

Më 8 korrik, vendimi për hyrjen në parlament

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendos të thërrasë Kuvendin e Posaçëm BERISHA: Tani duhet të bindim shqiptarët sesi ne me alternativën tonë do të rivendosim rendin në Shqipëri, do të luftojmë krimin e organizuar, sigurinë, të bindim shqiptarët sesi ne do të zgjidhim çështjen jetike të pronësisë, çështje jetike për stabilizimin e ekonomisë së tregut, të bindim shqiptarët se ç’do të bëjmë ne për t’u anëtarësuar në NATO, ç’do të bëjmë ne për çështjen kombëtare NE FAQEN 3

Fitore historike e të djathtës

Bie edhe Bolonja, miti i së majtës në Itali D’Alema: Rezultatet janë tepër shqetësuese për ne Bie edhe Bolonja, miti i së majtës në Itali Fitore historike e të djathtës D’Alema: Rezultatet janë tepër shqetësuese për ne Fitorja e së djathtës italiane në zgjedhjet lokale pason triumfin e saj në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Disfata e së majtës e cila edhe deri tani mezi është mbajtur në sajë të kombinacioneve dhe situatave dramatike të rajonit shpesh edhe me mbështetjen e opozitës, është paralajmërimi më i mirë për fatin e zgjedhjeve të ardhshme në Itali dhe një rikthim te së djathtës në pushtet. NE FAQEN 3

Kryeministri pranon dështimin në Argjentinë. Internacionalja Socialiste nuk pranoi anëtarësimin e plotë të socialistëve

3 mijë të punësuarit e klubeve në Parkun Rinia protestojnë përpara Kryeministrisë

Majko: Partia Socialiste është parti e sherreve

e plotë të socialistëve Majko: Partia Socialiste është parti e sherreve Kryeministri Majko nuk ishte në gjendje të thoshte asgjë rreth planeve të ardhshme të zhvillimit të Shqipërisë, duke pranuar apriori se ai dhe qeveria e tij janë në prag të largimit NE FAQEN 3 Kryeministri pranon dështimin në Argjentinë. Internacionalja Socialiste nuk pranoi anëtarësimin e plotë të socialistëve

Duam pronat tona

3 mijë të punësuarit e klubeve në Parkun Rinia protestojnë përpara Kryeministrisë përpara Kryeministrisë Duam pronat tona Ky ka qenë refreni i mijëra njerëzve që protestuan dje përpara Kryeministrisë e cila sapo kishte rënë rehat nga parrulla Duam parat tona, kur një tjetër problem pronash i qëndron tani mbi kokë për zgjidhje NE FAQEN 5

Industria e naftës në grevë

“Puna do të fillojë kur të ngrihen pagat” Punonjësit e naftës kanë lajmëruar fillimin e një greve pa afat në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave ekonomike që konsistojnë në ngritjen 50 për qind të pagave dhe dyfishimin e dietës ditore NE FAQEN 5

Pushhohen edhe katër gjyqtarë

Meidani dhe Kondi vazhdojnë spastr imet politike në gjykata Në mbledhjen e fundit të KLD, Meidani me Kondin shkarkuan katër gjyqtarë të tjerë për motive politike, ndërkohë që lanë të hapur shtegun për shkarkimin edhe të nëntë gjyqtarëve të gjykatës së Faktit Tiranë, Martin Deda NE FAQEN 3

Angjeli: Ne jemi të korruptuar

Kreu i financave lëshon deklarata kundër institucioneve që drejton “Në dogana punojnë njerëz të korruptuar, të cilët interesohen vetëm për fitimin e tyre personal në kurriz të shtetit” NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 287 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi këtë botë shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra dhe mbiemra, po nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kursesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Meidani, asnjë fjalë qeverisë për Kosovën

Presidenti vlerëson rolin e parlamentit lidhur me rezolutat e përcarjes NE FAQEN 3