17/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 korrik 1999

Shqipëria renditet e para për traf i qe

Akuza të ashpra ndaj qeverisë shqiptare nga DEMIC dhe Qendra Rinore e KE NE FAQEN 3

Gjykatë i opozitës, me dyer të mbyllura

Prokurorët nuk kanë prova për “kryengritjen e armatosur” NE FAQEN 4

Krimi dhe “Robin Hoodët” e PS

Nga Edi PALOKA Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se krimi i organizuar në Shqipëri i ka rrënjët në pushtetin mafioz që drejton sot vendin. Kriminelët, emrat e të cilëve i kemi dëgjuar dhe po i dëgjojmë gjithnjë e më shpesh në ngjarjet e përgjakshme, janë të gjithë pjesëtarë të bandave të formuara nga pushtetarët aktualë që në ’97. Janë ata që ju dhanë dy vjet më parë kolltukun e artë sot vazhdojnë t’u shërbejnë me devotshmëri. Shumë prej tyre janë veshur policë, të tjerë janë aktualisht bodyguardë të pushtetarëve ndërsa “më të fortët” vazhdojnë jetën e lirë, duke mbajtur në dispozicion të pushtetarëve bandat e tyre. Pikërisht nëpërmjet këtyre banditëve, pushtetarët kryejnë “punët” e tyre. Duke filluar nga kontrabanda, trafiku i armëve, drogës, klandestinëve, prostitucioni e deri tek ekzekutimet e personave e gjobat që ju vihen bizneseve, pushtetarët kanë pjesën e luanit. Fakt i është që me të njëjtin dorëz bojë bënin me pushtetarëve apo shefat të rendit, janë kapur në flagrancë në krime të ndryshme, por më pas “shefat” i kanë lënë pa lagur. Çdo bandë punon për shefin e saj që ndodhet në një karrierë pas pushtetari; deputet, ministër e deri tek kryetari i Parlamentit. Pikërisht këtu e kanë bazën dhe sherrët që plasin herë pas here në kolonin e qeveritarëve. Është një luftë që zhvillohet midis klaneve politike në pushtet e që shtrihet më pas poshtë në luftën e bandave për të zënë sa më shumë zona influence. Mafia në Shqipëri tanimë është në fazën e konsolidimit të plotë të saj dhe nuk i mungon më asnjë element që ta dallojë nga mafja ndërkombëtare. Shembulli më i mirë për sa më sipër, është ai i Zani Çaushit. I liruar në mënyrë misterioze nga burgu i Greqisë, Zani i kthyer në Vlorë do të vihej menjëherë në shërbim të atyre që sot janë në pushtet. Banda e Zanit Çaushit u bë personifikimi i rebelimit komunist të ’97. Më dhjetëra janë dokumentet që vërtetojnë lidhjen e këtij banditi me krerët e ekstremit të majtë e sidomos me Nanon dhe Gjinushin (për këtë le të sundi Zani i vodhi votat edhe Frok Çupit). Pikërisht prej celulave të tyre bandane Zani ndërmerr edhe urdhrat për krimet që duhej të kryente, krime që përgjakën Vlorën. Në këtë kusht, të venë dhe nën presion, pasi morën kolltuqet, pushtetarët u detyruan të sajonin një lojë të re me Zanin. E arrestuan për ta nxjerrë më pas të pafajshëm. Por kjo është më e pakta. Gjatë zhvillimit të gjyqit, Zani u paraqit nga propaganda e tyre si i sëmurë kriminal, por si hero. Drejtë A9? deputet i PS dhe antar i kryesisë së saj parti arriti deri sa ta quante personazh balada. Ndërkaq në të njëjtën kohë që Çaushi gjakosej për krime të rënda, gazeta “ZP” do ta quante atë “Robin Hood”. Akti final i kësaj farse të neveritshme ishte kur vetë prokurori i çështjes, përfaqësuesi i shtetit, do të kërkonte jo dënimin, por lirimin dhe pafajësinë e tij. Në fakt askush nuk e vinte në dyshim në përfundimin e tillë duke ditur se kush dhe si i kishin ardhur në pushtet. Rezultati i kësaj është fare i qartë shumë shpejt “Heronjtë”, “Robin Hoodët” i PS nuk mund të rezistonte gjatë pa kryer krime të tjera. Tani muhlle se kriminalin nuk do i shpëtojë policisë e se fundi i tij është i sigurt, por këtë e thonë po ato gazeta që e kanë quajtur hero, pra pak ka për të besuar. Mjafton të përmendim që ishte përsëri veprimi i Kryetarit të Parlamentit, Skënder Gjinushi që e shpëtoi nga “rrethi i policisë”. Megjithatë, siç u përmend, Zani mbetet vetëm një nga shembujt e shumtë. Dhjetëra e dhjetëra banditë të tjerë vazhdojnë të veprojnë nën urdhrat e pushtetarëve shqiptarë si policë e veshur me uniformë, bodigardë apo dhe si banditë që ja prunëduara në shërbim të çdo pushtetari i njohin këta kriminelë dhe i shohin si si brezin në mes të Tiranës apo pyetje të tjera me makinat zyrtare e sirenë policie. Për ata jo vetëm që nuk i prek kush, por bëjnë edhe ligjin. Ky është “shekulli” ku jemi a detyruar të jetojmë sot. Ky është stili i “Robin Hoodëve” kriminalë të pushtetarëve. Ky është shteti i drejtuar nga mafia.

Gjinushi parapriu vrasjet e Skelës

Zani u kishte vënë 100 milionë lekë gjobë pronarëve të lokalit. Albert Shyti është takuar me kryeparlamentarin para masakrës Albert Shyti është futur në kryesinë e Kuvendit në orën 11.00 të ditës së enjte dhe ka biseduar me kryetarin e parlamentit për më se një orë NE FAQEN 4

Shqipëria, një shtet pa shtet

“Bashkimi për Demokraci” denoncon shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga regjimi në fuqi Berisha: “Shqipëria është sot vendi i vrasjeve politike, vendi i burgjeve politike, vendi i torturave të papranueshme, vendi i vdekjeve të pahëtuara, vendi i dhunimit të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve” NE FAQEN 3

Fahri Balliu zgjidhet kryetari i ri i LGSH

Pas gjashtë vitesh, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë mbledh Kuvendin e Dytë Në kryesinë e Lidhjes së Gazetarëve u zgjodhën Fahri Balliu, gazeta “55”, Agron Bala, radio “Kontakt”, Bardhyl Pollo, “Media Center”, Astrit Patozi, gazeta “RD”, Mero Baze, Radio “Europa e Lirë”, Leka Nodja, TVSH, Luljetë Dervishi, gazeta “Albania”, Ilir Ymeri, revista “Blic”, Ruben Avxhiu, gazeta “Republika”, Renal Sakaj, “Analisti i Ballkanit” dhe Besnik Disha, “Futbolli Shqiptar” NE FAQEN 2

Ambasadori Frowick rihap fshatin “Rilindja”

Fest ohet në Tiranë përvjetori i pavarësisë së SHBA Festohet në Tiranë përvjetori i pavarësisë së SHBA Ambasadori Frowick rihap fshatin “Rilindja” Ambasada amerikane në Tiranë dha dje pasdite një pritje për nder të 223 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Personalitete të rëndësishme të politikës, të kulturës dhe të sferave të tjera intelektuale të vendit morën pjesë në festimin e përvjetorit të pavarësisë së vendit simbol të lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë. Ajo që ra në sy në këtë kremtim, ishte rihapja e fshatit që pritja u mbajt në fshatin “Rilindja”, rezidencë amerikane, që e rihapën kështu pas një kohe të gjatë mbyllje për publikun, për arsye sigurie. Në pritje asistoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe disa drejtues të tjerë demokratë. NE FAQEN 3

TV - “Klan”, me moralin e vrasësve

PD: Televizioni që me trillimet e tij shkon më larg se vetë bandat NE FAQEN 3

Francezi Bernar Kushner administrator civil i Kosovës

Covey ndihmës i Kushnerit NE FAQEN 6

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 291 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pushtetshmëve të një krimi të rëndë në jetën politike shqiptare. Qeveria e ish-kryeministrit dhe tërë shteti dhe të pushtetshmit kriminalët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, siç e kanë bërë emër në përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokrati që e gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë këtë fakt. Qeveria, do të pushojë kapën e njerëzve para drejtësisë kriminalët, ose dhunë të ardhurat publike. Kjo është ajo vdekje që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Lajmërim

Ditën e enjte, datë 8.07.1999, ora 10.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, zhvillon punimet Kuvendi i Posaçëm Kombëtar i Partisë Demokratike.

Online Albania

vizitoni: www.albaniaonline.net (shih na faqen 5)