06/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 korrik 1999

Sfida e ndërtimit të institucioneve

Kosova në ditët e para pa serbë. Historia e konvertimit të pushtetit dhe ndryshimit të simboleve. Çfarë po ndodh tani në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Lipjan etj. Tre “qeveritë” e Prishtinës. Bujqit, njerëzit e vërtetë antiminë. “Flamuri” i Azem Vllasit mbi xhaminë e Prizrenit. Shënja dalluese e shtëpive që bashkëpunuan me serbët. Ish-shef i BKS-së, ovës Angjelkoviç turpërohet në mes të Prishtinës. Tre “qeveritë” e Prishtinës. Bujqit, njerëzit e vërtetë antiminë. “Flamuri” i Azem Vllasit mbi xhaminë e Prizrenit. Shënja dalluese e shtëpive që bashkëpunuan me serbët. Ish-shef i BKS-së, ovës Angjelkoviç turpërohet në mes të Prishtinës Nga Sani NEZA, Prishtinë, 4 korrik NE FAQEN 6

Zgjedhjet lokale pas rrëzimit të qeverisë

Nano: “Majko dhe Meta janë të vegjël” NE FAQEN 2

Pollo: Majko s’di çfarë ndodh nesër, jo më pas një viti

Nënkryetari i PD, Genc Pollo duke komentuar deklarimin e Kryeministrit Majko për zgjedhje lokale pas një viti, tha se do të qe mirë që për çështje të tilla të rëndësishme dhe të shman­gen deklarimet e bujshme nga pushtetarët dhe të zbatohen ligjet e afatet që përcaktojnë ato. “Mandati i zgjedhjeve të 20 tetorit 1990 është 4-vjeçar dhe kjo gjë duhet të respektohet. Gjatë mazhorancës së PD, datat e zgjedhjeve janë caktuar në tryeza të rrumbullakëta të partive parlamentare. Ku vendimet janë marrë me konsensus”, - tha ai për shtypin. “Çështjet e zgjedhjeve e zgjedhjeve politike janë probleme që duhen përballuar me dialog, meqartësi, pa humbur kohë e pa shtuar konflikte paraprake. Sho u politik me gjera të rëndësishme është i dëshëm për të gjithë. Majko nuk di se ç’do të ndodhë në shtator të këtij viti, jo më të dijë se ç’do të ndodhë në maj të vitit të ardhshëm”. Pollo i quajti jo fort të sinqerta thirrjet e Majkos për decentralizim të pushtetit lokal. “Të gjitha ligjet e vendimet e pushtetit socialist qysh nga viti 1997 kanë çuar në nëqendrim e kompetencave dhe në qeverisjen të Tiranës. Këtu përthithen edhe vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave i firmosur nga Majko, ku kompetencat për Kthimin e pronave u lihen sekretarëve të bashkive që janë emëruar nga kjo qeveri. Karta Europiane për Autonominë Lokale po përdoret në mënyrë demagogjike sepse qeverisja është bërë në kundërshtim me rekomandimet e frymën e saj. Pollo hodhi poshtë insinuatat se një të përjavshmen për luftë klanesh brenda Partisë Demokratike. “Të zhvillosh e ushtrosh debatin për çështje të rëndësishme është normale, madje e nevojshme. Kjo nuk duhet të çojë në ‘zbulimin e armiqve’ siç amplifikojnë disa redaksi. Por klanet që thjesht luftojnë për pushtet e jo për ide dhe programe janë përpjekje të pasuksesshme për të importuar mall nga PS. Në PD nuk ka kukuvajka e harabelë”. Nënkryetari i PD shtoi se edhe kur ishin diskutuar vendime delikate e problematike si “ndarja përfundimtare” nga parlamenti apo rikthimi në të ai kishte theksuar nevojën e një PD të bashkuar dhe të grupit Parlamentar që vepron kolegjialisht. Përçarja e PD në radhë të parë sponsorizohet nga kundërshtarët politikë që ende janë në pushtet.

Masakrohet se mbrojti ndihmat nga grabitësit

Policia e Lezhës keqtrajton veprimtarin e njohur demokrat NE FAQEN 3 Pasojat e dhunës së rëndë nga policia dukeshin qartë në syrin e majtë të dëmtuar keq, në shpatullën e nxirë dhe të dëmtuar nga goditjet me shkop, në brinjën e thyer si dhe në dëmtime të tjera në trup dhe këmbën e majtë, ku ishin hapur edhe plagë të dukshme

Majko apo Nano, dy “alternativa”, asnjë zgjidhje

Nga Edi PALOKA Dikush po tenton ta fusë politikën shqiptare në një rrugë qorre. Qëllimisht apo “rastësisht”, objekti i debatit politik sot është bërë kongresi i PS dhe rezultati që do të dalë nga ai. Majko apo Nano? Sigurisht që zgjedhja e kryetarit të partisë së dytë më të madhe në vend është një ngjarje për politikën, por jo më atëherë kërkojnë ta fusin atë që po nxisin këta debat. Majko dhe Nano paraqesin praktikisht dy alternativat që ndodhen sot përpara PS. Në këtë aspekt mund të bëhet das ta thuash. Por trajtimi që po i bëhet çështjes propagandohet e majten, tenton ta paraqesë atë si një zgjedhje jo për PS, por për shqiptarët. Kjo propagandë kërkon të paraqesë si alternativë të vetme për shqiptarët njërën nga “alternativat” e PS, Majko apo Nano? Në një farë mënyre duket sikur jo është diçka normale pasi meqë PS është absolutisht më pushtet edhe zgjedhja e kryetarit të kësaj partie do të jetë një zgjedhje për qeverisje, pra një zgjedhje që ndikon drejt për drejt në jetën e të gjithë shqiptarëve jo e vetëm të PS. Mund të duket absurd, por pikërisht ky argument është dhe kundërargumenti për atë që përpiqen t’i paraqesin gjërat në këtë formë. Kjo për faktin se shqiptarët tanimë e kanë provuar që alternativat të jetë “alternativa” që jo e fron PS. Nano, ish-funksionar në Institutin e markës-leninistit, pupull i Nexhmije Hoxhës, i zgjedhur nga Ramiz Alia për kryetar të PPSh-së dhe shëndrruar në PS, dy herë kryeministër përpara ’97, i “justifikuar” nga ’91 si udhëheqës i masakrës së Shkodrës, i dënuar për vjedhjen e ndihmave italiane në periudhën kur ishte kryeministër, pas rebelimit komunist të ’97 do të bëhej njëri që helikopteri i kryeministrit. Ishte periudha me të gjithë të qartësuar se në këtë rast, por person i porositur shprehur shkur. Dy qeverisjet e mëparshme nuk i kishin mësuar asgjë Nanos, por së duket për asnjë e thjeshtë se ai nuk di që qeverisja ndryshe. Gjatë qeverisjes së fundit ai të Nanos arriti të shpallë qeverinë e drejtuar se “qeveri me të korrup­tuar e kontinentit”. Brenda një viti, krimi i organizuar që prej kohësh tentonte të shtrinte në Shqipëri, arriti të bëhej bazat e tij të forta. Praktikisht ishin pushtetarët e Nanos që i hodhën ato baza duke organizuar rrjetet shqiptarë të trafikut të drogave të paligjshme dhe të vrasjeve, krimit duke filluar nga Gjatë një viti Nano arriti të largojë pothuajse të gjithë investitorët e huaj dhe të kthejë kampin e zisë shqiptar. Por kulmi e tij Nano e arriti me politiken antikombëtare dhe krimet politike. Tanimin është qeverisur e tip për Kosovën ashtu siç edhe në ndryshim burgosjen e gjashtë ish-zyrtarëve të PD dhe që është i ngatërruar dhe në vrasjen e Azem Hajdarit. Përkisht trasja e Azemit do të bënte që të shpërthente revolta popullore që do të zgjaste mjaft gjatë (“me bekimin” e presidentit) largimin e Nanos nga posti i kryeministrit. Ndërkaq përballë Nanos është vendosur Pandeli Majko, kryeministri aktual Majko nuk ka një të shkuar të zezë si ajo e Nanos, por faktikisht shkakalli e karrierës i ngjiti vetëm në sajë të këtij të fundit. Megjithëse kërkon të paraqitet si një i pastër dhe i paangazhuar me luftën e politikës së dështuar, Majko nuk mund të jetë më PS, si njeri që paraqet i politikën e përgënjeshtruar nga Nano në burg. Edhe kryeministri ai u vendos sepse ishte dashur Nano. Vetëm më pas kur i pëlqeu kolltuku, Majko nga ai i Nanos filloi të kërkonte më shumë. Këtu filloi dhe lufta midis tyre që vazhdoi edhe sot. Majko në të vërtetë nuk ka gjithë negativitetet e Nanos që mund t’i përmendën edhe me radhë për sa i përket qendrimit politik ndaj të ardhurave nga Kosova dhe NATO-s. Por vetëm kaq sepse si kryeministër, si një që duhet të drejtoj një vend, Majko është zero. E vetmja “e mirë” që Majko ka mbi Nanon në këtë aspekt është se ai nuk i kërkoi gjërat “më shumë”, por kaq ai i kishte cuar Nano. Po nëse Nano ishte diktator negativ, pasuesi i tij Majko praktikisht nuk është fare. Shqipëria me Nanon kishte një kryeministër të keq, më shumë se të keq, ndërsa me Majkon nuk ka kryeministër. Fakti janë pakta. Majko nuk ka ndryshuar asgjë në të gjitha negativitetet e Nanos në qeverisje. Varfëria vazhdon galopin. Krimi i organizuar po konsolidohet dhe mafja bëhet nëse në Shqipëri. Dy investitorët që kishin mbetur janë larguar. Biznesi që filloi rënien me Nanon, tanimë po shkon në fund. Për ndihma nga bota as që bëhet fjalë. Po ka edhe më tej. Majko vërtetë është kryeministër, por ai nuk arrin të kontrollojë asgjë nga ministrat e tij apo pushteti tjetër që do jeni. Praktikisht Majko është treguar i hapur me përpendimin, por mënjanë dhe zyrtarët e tij kanë eprerë pengimin. Majftojnë të përmendën çështjet që ndodhi me Rambujenë e qeverinë Thaqi, veprime të kryera nga Meradini, Milo e ndonjë tjetër që i lëshoi në kundërshtim të plotë me qëndrimet e perëndimit. Ka dhe raste më flagrante si artikulli e Fron Çupi kundër NATO-s dhe në mbrojtje të “Sovranitetit” të Serbisë. Çupi është vetëm i AISH e megjithatë Majko as që nuk kupton la të bjerë. Për faktin është Majko nuk kontrollon gjë. Gjinos la në fund fati të jetë. Këto pra janë “alternativat” që PS ju ofron shqiptarëve për qeverisjen. Dy “alternativa” e asnjë zgjidhje.

Bode: Kuvendi mund të votëbesojë këdo

Sekretari i përgjithshëm i PD tregon se ç’do të ndodhë të enjten në Kuvendin e Posaçëm “Askush nuk mund t’ia privojë atributet kuvendit kombëtar, qoftë edhe për të votëbesuar Këshillin Kombëtar” NE FAQEN 2

Përleshje bodigardësh, tre policë të plagosur

Situatë e tensionuar në qytetin e Sarandës. Kontrabandistët pushtojnë komisariatin e policisë Ngjarja ka ndodhur në orën 13.30 në një lokal në afërsi të ish-shtëpisë së pushimit. Polici e grupit të gatshëm janë përleshur me bodigardët e shefit të komisariatit, ku kanë mbetur të plagosur policët, Robert Çulli dhe Artur Meta dhe Julian Kuçi. Nga lufta e armatosur është thyer komisariati i policisë, është kapur e keqtrajtuar një nga shoqëruesit e afërt të shefit të komisariatit NE FAQEN 4

Kioskat e pushtetarëve nuk do të prishen

Policia ndërtimore diskriminon pronarët e ndërtimeve të paligjshme në Tiranë Policia ndërtimore vazhdon pastrimin e Tiranës nga kioskat, ndërsa harta e këtij pastrimi vazhdon të jetë shumë e dyshimtë. Gjatë ditës së djeshme janë hequr shumë kioska pranë qendrës së Tiranës. Ky operacion ndryshoi drejtim. NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 294 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolin e demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të implikimin në hetimin e kësaj çështjeje që bëhet vetëm për pasardhësit e një krimi që rrënoi vendin e tërë shqiptare. Përveçse i ish-komunistëve të vjetër janë dhe të pasuesit, kriminalet që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, e tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anë e vrasëse, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë faktin. Qeveria, ose duhet të kapë e dërgojë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Lajmërim

Ditën e enjte, datë 8.07.1999, ora 10.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, zhvillon punimet Kuvendi i Posaçëm Kombëtar i Partisë Demokratike.