20/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 korrik 1999

Ja kush do të marrë kredi

Listat e personave që do të përfitojnë kredi nga shteti për humbjen e shtëpive në firmat piramidale NE FAQEN 7

12 mijë shqiptarë dëbohen nga Greqia

Vazhdon operacioni fshesa. Qindra të keqtrajtuar janë kthyer dje në Shqipëri 12 mijë shqiptarë dëbohen nga Greqia NE FAQEN 4

Policia italiane arreston tre trafikantë nga Vlora

Sekuestrohet një motoskaf i fuqishëm dhe zhduken 6 gomone me klandestinë Policia italiane arreston tre trafikantë nga Vlora NE FAQEN 4

Perëndimi vlerëson shqiptarët

Nga Sali BERISHA Dje, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, të mbledhur në Bruksel zgjedhën kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën si qendrën operative për rindërtimin e Kosovës, si portën e perëndimit për Ballkanin. Ata, në një vendim historik, vendosën sot, Prishtinën si kryeqendrën e rindërtimit të Kosovës, të evropianizimit të këtij rajoni dhe kjo përbën për shqiptarët e martirizuar të Kosovës, për kombin shqiptar në tërësi, lajmin më të gëzueshëm pas futjes së trupave të NATO-s si çlirimtare në Kosovë, besimin më të madh ndaj shqiptarëve. Me këtë vendim historik Perëndimi shpreh edhe një herë nderimin dhe vlerësimin e madh për lumenjtë e gjakut, të lotëve, dhimbjet, sakrificat që shqiptarët e Kosovës bënë vetë e vetëm që të përksinin një etnie tjetër, vetëm e vetëm se nuk ishin ortodoksë sllavë. Me këtë vendim Perëndimi gjithashtu vlerëson shpirtin samaritan të kombit shqiptar, mënyrën se si ai përballoi me një dinjitet të jashtëzakonshëm mizorinë dhe katastrofën që i shkaktuan barbarët me operacionin e tyre “Patkoi”. Vendimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të zgjedhur Prishtinën si kryeqendrën e rindërtimit dhe evropianizimit të rajonit është gjithashtu një detyrim i madh madhor për shqiptarët, se pari në Kosovë që të bashkëpunojnë ngushtë njëri me tjetrin, të bashkëpunojnë me institucionet ndërkombëtare, në mënyrë që të jenë në lartësinë e shpresave të Perëndimit ndaj tyre. Ky vendim është një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës, që të shmangin hakmarrjet dhe t’i besojnë drejtësisë ndëshkimin e atyre që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi i sotëm i ministrave të Jashtëm të BE, është gjithashtu një detyrim madhor për shqiptarët në Shqipëri, që të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të ndërtuar në Shqipëri atë vlera, në bazë të të cilave, qëndrojnë sot të gjitha shoqëritë e lira perëndimore. Unë edhe një herë shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj këtij vendimi të Ministrave të Jashtëm të BE, uroj dhe dëshiroj që sot, Këshilli i Atlantikut të Veriut, në Bruksel të vendosë për qëndrimin afatgjatë të NATO-s në Shqipëri, për qëndrim afatgjatë të NATO-s në Kosovë, për integrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit të Maqedonisë dhe më vonë të Malit të Zi në strukturat e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Prishtina, kryeqyteti i rindërtimit të Ballkanit

Bashkimi Europian zgjedh Kosovën si qendër të agjencisë operacionale Komisioni Europian, i mbështetur nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të B E, vlerësoi nga ana e tij se agjencia duhet që me prioritet t’i shërbejë rindërtimit të Kosovës, duke i dhënë fund përpjekjeve për të spostuar qendrën operacionale jashtë territorit të saj NE FAQEN 2

Wolfensohn: Gjashte

Presidenti i Bankës Botërore në Shqipëri: Luftoni korrupsionin në drejtësi dhe financa

Wolfensohn: Gjashtë muaj kohë për qeverinë

Presidenti i Bankës Botërore në Shqipëri: Luftoni korrupsionin në drejtësi dhe financa dhe financa Wolfensohn: Gjashtë muaj kohë për qeverinë “Shqipëria duhet të zgjidhë problemet e mëdha që ka me infrastrukturën, telekomunikacionin, energjinë e arsimin dhe këtë jo vetëm se e kërkon Banka Botërore, por si e vetmja mënyrë për të gjetur hapësirë brenda paktit të stabilitetit” NE FAQEN 5

NATO e domosdoshme në Shqipëri

Berisha bën thirrje për një qëndrim afatgjatë të NATO-s në vendin tonë Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr Sali Berisha i bëri thirrje dje “Këshillit të Atlantikut të Veriut që të vendosë për një qëndrim afatgjatë të njësive të NATO-s në Shqipëri duke qenë i sigurt se kjo prani është e domosdoshme për paqen dhe stabilitetin në rajon, është një ndihmë konkrete në përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në NATO dhe një detyrim ndaj veprimtarisë së lobëve pro-serbe dhe pro-nëse në Tiranën zyrtare”. Berisha thekson se “Shqipëria është vendi i parë në Evropën ish-komuniste që ka kërkuar anëtarësimin e saj në NATO. Shqipëria në ofensivën e NATO-s në ish-Jugosllavi u dëshmua aleate de facto i kësaj Aleance. Ndërsa sulmet kundër kampeve të AFOR u organizuan nga segmente të lobëve pro-serbe në Tiranë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me ndjenjat miqësore që shqiptarët ushqejnë ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut”.

Pollo: Rend dhe luftë korrupsionit

Kryetari i Grupit parlamentar të PD shpjegon drejtimin e punës së deputetëve të opozitës me rifutjen në parlament NE FAQEN 3

Bin Ladeni i socialistëve

PD ka premtuar se do ta vendosë rendin në 3-5 muaj Presidenti Meidani dhe kryeministri Majko mbajnë përgjegjësi për kthimin e Shqipërisë “në një bazë të terrorizmit ndërkombëtar” NE FAQEN 3

Arapi fal tetë milion dollarë

Administratorët e Kompanisë “Cenaj & Co” nënshkruajnë grabitjen tjetër të kreditorëve. Goxhi përjashtohet nga lista e debitorëve Kryembikëqyrësi i piramidave, Farudin Arapi urdhëron fshirjen e detyrimeve për Goxhin, duke bërë publikisht shpërblimin e Partisë Socialiste për eksponentin e komiteteve të vitit ’97 NE FAQEN 3

Nga kalon rruga e Shqipërisë për në Perëndim?

NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 304 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që e lanë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë kriminelët, të cilët kanë kapur e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Denoncimi i racizmit zemëroi qeveritarët

Zëdhënësi i Partisë Demokratike kundërshton pretendimet e gazetës proqeveritare “Koha Jonë” NE FAQEN 3

Së shpejti, “RD” me pamje tjetër

Informojmë lexuesit tanë se së afërmi do të marrin në dorë “RD” me pamje tjetër. Format më i vogël, me shumë informacion, më shumë rubrika dhe më shumë estetikë nëpër faqet e “Rilindjes Demokratike”. RD RILINDJA DEMOKRATIKE Mbaroi lufta?! Millosheviçi dorëzohet NATO: Ta verifikojmë NATO vazhdon bombardimet PD për opozitën për kthimin në parlament Zgjidhje politike për krizën Meksi: S’ka ide të reja Vritet pronari i lokalit plago(set) një tjetër Shpabia Nano, Klosi e Meidani të inkriminuarit e 14 shtatorit

Online Albania

Vizitoni: www.albaniaonline.net (shih në faqen 5)