Industria e Bakrit në grevë pa afat
Minatorët dhe metalurgët në gjithë vendin braktisin punën
NE FAQEN 5
Ministria e Bufit ka abuzuar me tenderat
Janë shpërdoruar 12.5 miliard lekë
NE FAQEN 5
Qeveria largon investitorët e huaj
Majko bllokon paratë për pastrimin e Tiranës
NE FAQEN 5
PS, thikat që fshihen pas statutit
Nga Astrit PATOZI
Socialistët shqiptarë janë përfshirë në një ndeshje të egër brenda llojit, e cila më shumë se sa po veçon fajet nga engjëjt, po dëshmon kalbëzimin e pushtetit të tyre që nisi me bandat e marsit 1997 dhe po provon nevojën e një zgjidhjeje të shpejtë politike, si e vetmja profilaksi për batakun ku e ka zhytur vendin qeverisja e koalicionit të majtë. Klanet kundërshtare të Partisë Socialiste po i tregojnë njëri-tjetrit thikat dhe shpatat, në kohën që ata që po i ndajnë në mish shpimet e tyre nuk janë aspak të zotët ta lartë apo pushtetarët të dorëhequr, por shumica e qytetarëve shqiptarë.
Fatos Nano nga njëra anë, që ka me vete kontingjentet e fanatikëve të socialistëve shqiptarë si dhe strukturat më mafioze të shoqërisë shqiptare, dhe Pandeli Majko nga ana tjetër që grupon kryesisht administratën shtetërore dhe eurosocialistët i janë përveshur një beteje të ashpër për kupolën e Partisë Socialiste, në kohën që vendi është më shumë se kurrë nën mëshirën e krimit dhe të bandave. Në çastet që grupi parlamentar i PS vijonte këmbënguljen e nisur një ditë më parë në mbledhjen e kryesisë, Kombet e Bashkuara shprehnin nga Gjeneva shqetësimin e thellë për riaktivizimin e bandave që janë bërë një rrezik tepër i madh për kthimin e të dëbuarve kosovarë në shtëpitë e tyre në Kosovë. Është vërtet e tmerrshme të mendosh që ata të cilët mbijetuan nga sulmet barbare të ushtrisë së Milosheviçit dhe i rezistuan të ftohtit, urisë dhe fatkeqësive të tjera të luftës në Kosovë, të bien pre e “vëllezërve banditë” nga Shqipëria, atëherë kur ka shumë kohë që është shpallur paqja. Ky konstatim i rëndë dhe i dhimbshëm i Kombeve të Bashkuara, në fakt është vetëm një çikë ujë në detin e zi të krimit, pasigurisë, kontrabandës dhe korrupsionit, që noton prej dy vitesh Shqipëria. Ndaj edhe vendosja e konfliktit të brendshëm të socialistëve shqiptarë në këtë sfond të errët ia zbeh së tepërmi rëndësinë faktit se cili prej grupimeve të mëdha të socialistëve ka me vete të drejtën apo një perspektivë më të mirë për vetë Partinë Socialiste dhe pse jo edhe për fatet e vendit.
Në këtë perde gri që ka mbuluar të gjitha gjelzat e qeverisë së Shqipërisë, është tepër e vështirë që të dallosh diferencat që ndajnë Fatos Nanon dhe Pandeli Majkon me të vetët, ndonëse do të ishte amoralë që mes tyre të vendoseshin shenja e barazimit. Është fare e qartë që me Fatos Nanon janë grupuar, si me dorë të gjithë shefat e kontrabandës dhe të korrupsionit në këto vitet e fundit, bashkë me skalionet më të egra të fanatikëve të Partisë Socialiste, të cilët ditën shkojnë në mitingjet e ish-kryetarit të tyre, dhe natën veshin maskat dhe dalin për gjah në akset e rrugëve nacionale apo u vendosin gjoba tregtarëve. Nuk është e rastit që me Fatos Nanon është superfuqia e kontrabandës, Bashkim Fino dhe ish ministri kryeministral, Arben Malaj, dhe pas tyre ata që Ilir Meta i quan si të shumëkërkuar nga policia. Por në rast se kryesia e Partisë Socialiste, shumica e së cilës mbështet Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, i tregon me zë të lartë Nanos pjesët e statutit, ku nuk lejohen fushata personale, dhe i thotë me zë të ulët që protokolli tij mbulohen të gjithë kriminelët e Shqipërisë, këtu përgjegjësi nuk ka vetëm Fatos Nano. Nëse duan të krijojnë imazhin se janë të ndryshuar diçka me partitë e tyre dhe të bëjnë si kanë vullnet, atëherë e Shqipërisë, kundërshtarët e Nanos duhet të…
...së, të lehtë në një gjë? ... maskat dhe dalin për gjah në aksët e rrugëve nacionale apo u vendosion është i superpërfoluri i kontrabandës, Bashkim Fino që ish ministër kryeministria, Arben Malaj, që në das hapet tregon me zë të lartë Nanos pjesët e statutit, në nuk lejohët rrotull tij mblidhen Fatos Nano. Nëse duan të krijojnë imazhin se janë për të ndryshuar diçka në partitë e tyre dhe në rolin e saj në ardhmen e Shqipërisë, kundërshtarët e Nanos duhet të distancohen preraz dhe qartë nga bandat dhe krimi që po mbyt vendin, dhe nuk duhet ta zhullojnë atë vetëm atëherë kur mblidhet publikisht në mitingjet e Fatos Nanos. Ata ishin kriminelë edhe përpara se të niste fushatën Nano, edhe kur ky i fundit ishte kryeministër, dhe nëse Pandeli Majko i ka seriozisht ato që thotë, ai nuk duhet të presë seleksionimin e banditëve në kundër të tyre po t’i për vendosur se si do të sillem me ta. Në radhë të parë, duke kërkuar që të bllokojnë Nanon me disa nene statutore, që nuk ka rëndësi në ekzistojnë apo jo në “kushtetutën” e PS, kryesia e socialistëve që mbështesin Majko-Metën po dëshmon se klani i Nanos mbetet gjithësesi i fortë dhe jo kockë e lehtë për t’u gëlltitur. Pavarësisht se Majko dhe të tjerët janë kuptojnë Nanon se ata kanë me vete të gjithë “ushtarët” e administratës, të cilët do t’i përdorin gjerësisht në betejën që ka filluar, ata gjithashtu nuk e fshehën frikën që kanë nga mitingjet e ish-kryetarit. E gjithë kjo vjen nga fakti që ata ose kanë ngurruar, ose nuk kanë mundur që të godasin në thelbin e ekzistencës politike të Fatos Nanos, e cila fillon me skandalin e “Levante Kompani”, vazhdon me piramidat e Arben Malajt dhe mandatin e Bashkim Finos, për të ardhur tek “te kërkuarit nga policia”, siç thotë Ilir Meta për pjesëmarrësit e mitingjeve të ish-kryetarit të PS. Dhe fakti që klani i Nanos, pavarësisht goditjes frontale, që i dha kryesia, vazhdon të mbahet i fortë nuk tregon gjë tjetër veçse që pjesa tepër e kriminalizuar në Partinë Socialiste është e konsiderueshme. “Të njëjtë e thinjur” të qeverisë aktuale nuk mund ta fitojnë betejën me Fatos Nanon duke i kundërvënë në fytyrë atij statutin, sepse nuk janë shkelje procedurale thelb i kontrastit, midis dy grupeve. Nuk ka asnjë rëndësi nëse Nanos apo ndokujt tjetër në parti i lejohet apo nuk i lejohet të bëjë fushatë personale për kryetar partie, sa është tepër thelbësore për ta klasifikuar atë me të gjitha “virtytet” dhe “meritat” që ka, si në kohën që qeverisi duke e zhytur vendin në honet më të thella të krizës, si dhe tani që po kërkon të mbajë peng të gjithë politikën e të gjithë vendit, jo vetëm partinë e tij, por edhe Shqipërinë. Nëse tek socialistët vërtet ka forca që kërkojnë të japin se nuk i lidh asgjë me njeriun që la pas istën shqiptare ka forca që e kuptojnë se nuk duhet ta mbajnë hapur anatemimin gjuaku, krimi, korrupsioni, dhe me atë që po dëshmon hapur anënarizimin si kredo të politikës së tij, atëherë Majko edhe ndjekësit e tij duhet të shtyjnë këtë shans për të bërë diferencën mes tyre dhe Nanos. Ndryshe, askush në Shqipëri nuk do t’i interesojë se kush fiton në një luftë të pakaputueshme me nenen statutore, në kohën që askujt nuk mund t’i mohohet shprehja, thirrja, kandidimi dhe zgjedhjes, por nëse do të zbatohet ligjin e parimeve e shenjta të demokracisë, gjithkush mund t’i tregojë vendin e duhur e parim të drejtë se është apo ndjekë inspirues i krimit dhe mafias që i kanë zënë frymën vendit.
OKB: Bandat bëjnë ligjin në Shqipëri
Gjeneva e alarmuar: Kriminelët mashtrojnë dhe grabisin kosovarët që kthehen në shtëpitë e tyre
NE FAQEN 3
Zëdhënësi i UNHCR-së dënoi paaftësinë e qeverisë shqiptare për të vënë nën kontroll territorin dhe për të krijuar kushtet e sigurisë
Nano blen dëshmitarë për pafajësinë e tij
Mbi 725 milionë lekë dëme pësoi Shqipëria tetë vjet më parë nga grabitja në bashkëpunimin e ish-kryeministrit me Levante Co dhe Ajdin Sejdinin
Fatos Nano caktoi firmën italo-jugosllave, Levante Co për lëvrimin e ndihmave italiane për Shqipërinë në bashkëpunim me super të kërkuarin nga interpol, Ajdin Sejdinë, caktuar nga Nano si këshilltar i tij
NE FAQEN 3
Poçi: Mitingjet e Nanos, të paligjshme
Ministri i brendshëm akuzon ish-kryeministrin për shkelje të ligjit për tubimet
Në këto mitingje janë vënë re elementë të shpallur në kërkim nga policia dhe deputetë të korruptuar
NE FAQEN 4
Kush tallet me refugjatët?
Në Kakavijë e Kapshticë, numri i të dëbuarve arrin rekorde të reja
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 305 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lenë të lirë dhe të pa ndëshkuar kriminelët që vranë liderin e Dhjetorit, u tregon shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Qeveria, ose duhet të ... Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të ... publike e nxjerrë para drejtësisë kriminelët që e vranë. Qeveria, ose duhet të ... ishtë e shtënë ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
PD - parti e pronarëve
PD angazhohet të bëjë korrigjimet e duhura në programin e saj, duke përfshirë edhe qëndrimin ndaj pronës
Beja: Unë gjykoj se pa i dhënë pronës të gjithë diapazonin në shoqërinë shqiptare, ekuilibrat dhe qetësia do të jenë të vështirë të vendosen. Është e domosdoshme që në politikën e Partisë Demokratike të afirmohet problemi i pronës edhe pse në këto dy vjet është punuar, po përsëri kemi shumë për të bërë
NE FAQEN 2