23/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 korrik 1999

“Zanet” e Tiranës duan të vrasin RD-në

“Alo, jam Zani. do t-ju...”. Rifillon era e kërcënimeve NE FAQEN 2

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vlorë

Përgjegjësit sërish Sheshi i Flamurit. Tmerr dhe panik tek qytetarët NE FAQEN 4

Buxheti i ri ha 120 milion USD ndihma

Vazhdon abuzimi i socialisteve me ndihmat ndërkombëtare NE FAQEN 5

Tirana zyrtare mbetet pa alibi

“Miqtë e Shqipërisë”, edhe dje në Bruksel, vlerësuan si kritike gjendjen aktuale në Shqipëri, reformat, ligjin, rendin, drejtësinë, korrupsionin dhe krimin, klandestinë dhe krimin e organizuar dhe perspektivat e mëtejshme të tij. Në një analizë të hollësishme të gjithë situatës që kalon aktualisht Shqipëria “Miqtë” kanë konstatuar një numër rekord problemesh që rrjedhin me situatën e rëndë dhe shkojnë deri tek paaftësia e ministrave për shitjen e investimeve me projekte konkrete. Komentet përfundimtare të mbledhjes së djeshme të Brukselit, që u bënë publike përmes një komunikate të BE-së dhe kryetarit të radhës së OSBE-së të shpërndarë nga OSBE, janë shumë të zymta jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për perspektivën. Paralajmërimi më serioz i përfshirë në deklaratën përfundimtare “se Shqipëria nuk duhet të dështoje” në fakt është rrëzimi i asaj që ka ndodhur deri më sot. Me fjalë të tjera, sipas “Miqve”, deri tani Shqipëria ka dështuar dhe ky është deklarimi i parë publik i komunitetit ndërkombëtar se çfarë ka bërë deri tani qeveria socialiste. Flakja e diplomacisë nga komuniteti ndërkombëtar dhe tashmë edhe bërja publike e asaj që mendohet për Shqipërinë nga “Miqtë”, pason qëndrime të vazhdueshme kritike që nga mbledhja e parë e Romës, në fund të korrikut të vitit 1997 kur u parashtruan një sërë kushtesh për t’u përmbushur në rast se Tirana zyrtare dëshironte ndihmë financiare dhe teknike për rimëkëmbjen e vendit dhe rindërtimin e tij. Përmbushja e parametrave minimalë për përfitimin e ndihmës financiare dhe politike për fat të keq nuk është arritur kurrë nga Tirana, as në minimumin e nevojshëm. Pikërisht për këtë arsye ndihma financiare nuk erdhi kurrë në Shqipëri, kurse mbështetja politike për Qeverinë e Tiranës më shumë kishte arsye globale që lidheshin me krizën e Kosovës dhe luftën që u zhvillua atje. Mbledhja e Brukselit e zhvilluar dje mbetet kësisoj shumë e rëndësishme jo për konstatimet dhe analizën e bërë për Shqipërinë dhe gjendjen reale të saj, por për faktin se Komuniteti Ndërkombëtar tashmë nuk e kushtëzon mbështetjen politike me anë globale ndaj Tiranës zyrtare, por kërkon angazhim konkret dhe punë konkrete që bën çdo qeveri. Mbi të gjitha bëhet një paralajmërim shumë serioz dhe shumë të besueshëm. Nuk ka më asnjë vlerë spekulimi dhe përfitimi politik për angazhimin dhe ndihmën e refugjatëve dhe kjo nuk përbën asnjë gjë për të mbështetur... spekullimi dhe përfitimi politik për agazhimin në krizën e refugjatëve dhe kjo nuk përbën arsye që ajo të mbështetet në rast se nuk realizon konkretisht ata kërkesa që do ta nxjerrin Shqipërinë nga bataku ku është zhytur. Konstatimet dhe komentet e Brukselit dje për publikun shqiptar janë tashmë të stërnjohura. Të gjithë qytetarët e këtij vendi e dinë se nuk ka as rend, as ligj, as drejtësi të pavarur, as administratë civile, as investime. Të gjithë e provojnë në rrugë, në shtëpi dhe në punë, pasigurinë, e ndjejnë peshën e rëndë të krimit që është makina policie. Të gjithë qytetarët e dinë, sepse tashmë nuk përbën asnjë sekret, dhe qeveritarët nuk mbajnë sekrete në kuadër të transparencës, se zyrtarë të vjedhin dhe kontrabanda, korrupsioni e krimi bashkëjetojnë me qeverinë. Madje një qytetar shqiptar nëse intervistohet mund të sjellë detaje që do t’i kishin zili edhe “Miqtë” që disponojnë informacione konfidenciale dhe të dorës së parë për çdo çështje. Për publikun që i përjeton dhe jeton çdo ditë vështirësitë dhe problemet e panumërta që vijnë si pasojë e mosqeverisjes ose bashkëkëpunimit të saj me të keqen, konstatimet nuk kanë më asnjë vlerë. Për publikun tashmë do të kishte vlerë reagimi i qeverisë. Por, fatkeqësisht duket se nuk do të jetë ai i pritshmi. Që dje u vu re stili i njohur i përpjekjeve për të shmangur thelbin e atyre që sugjeruan dhe konstatuan për të disatën herë “Miqtë”. Në një komunikatë zyrtare të Ministrisë së Jashtme, publikuar mbrëmë për takimin e Brukselit në stilin e njohur të propagandës së deritanishme të qeverisë, përmbledhshin “Vlerësimet” për qeverinë. Kortezia diplomatike e Miqve dukej se përbën edhe për qeverinë. Kortezia diplomatike e Miqve dukej se përbën ende një pjesë të Tiranës zyrtare. Madje, që dje, në njoftimin për shtyp të Tiranës zyrtare rreth mbledhjes së “Miqve”, është futur një paragraf i plotë për Këshillin e Radiotelevizionit dhe zënien e vendeve nga opozita në atë Këshill. Problemi nuk është se kjo lloj propagande është mëse e turpshme dhe bajate, por tek mënyra e perceptimit të asaj që sugjerohet për t’u përmbushur si kusht për integrim dhe zhvillim të vendit. Megjithëse konkluzionet e Brukselit janë letër e qartë dhe nuk lënë asnjë shteg për interpretim, madje nuk gjendet asnjë pikë e evazive, përsëri Tirana zyrtare gjen kurajo për interpretime. Asaj dukej se edhe pas mbledhjes së Brukselit do t’i interesojë kozmetika e jo puna.

Brukseli: Shqipëria, krim pasiguri dhe korrupsion

“Miqtë e Shqipërisë” mblidhen në Bruksel. BE dhe OSBE: Asgjë nuk është bërë, mund të humbisni paratë. Edhe kjo qeveri e paaftë Përgjegjësia primare duhet t’i mbetet Qeverisë Shqiptare për të marrë veprime më konkrete dhe të vendosura për problemet e pazgjidhura. Shqipëria nuk duhet të dështojë për të përfituar avantazhe nga kjo “dritare mundësie” historike NE FAQEN 3

Pollo: Do të zb qytë kryetar Gjinushin

Kryetari i grupit parlamentar të PD, i vendosur në luftën për ndarjen e shtetit nga krimi Pollo: Do të zboj[më?] kryetar Gjinushin

Do të përcaktohet data e Kuvendit

Kryesia e PD-së vendos të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të martën më 27 korrik Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj të djeshme vendosi: 1. Të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të martën, me datë 27 korrik. 2. T’i propozojë Këshillit Kombëtar thirrjen e Kuvendit të PD me 30 shtator.

Pollo: Do të zbulojmë kryetar Gjinushin

Thyerja e rregullores së parlamentit, dhunimi i pavarësisë së pushtetit gjyqësor janë inicuar nga kreu aktual i parlamentit, veprime këto të dënuara përmes deklaratave si nga Këshilli i Europës, edhe nga OSBE NE FAQEN 3

Kamdësy: Gjinushi, një fondamentalist

Takimi i tensionuar njohu acarimin e Presidentit të FMN-së, kur biseda është ndalur rreth marrëdhënieve të pushtetit me opozitën dhe sidomos përpjekjeve të munduara që janë bërë nga strukturat e parlamentit për të risjellë Partinë Demokratike në parlament Zbardhet biseda e tensionuar e kryeparlamentarit me Presidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar NE FAQEN 3

Nga “dilemat e Spartakut” në “dilema për Kekon”

Njeriu i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Hajdarit i sponsorizuar nga njerëz publikë në shtyp E përditshmja “Albania” dhe gazeta zyrtare e PS-së, të shqetësuara për shkarkimin e Fatmir Metës NE FAQEN 2

Wilfried Martens i shkruan Berishës

Partia Popullore e Europës, shpreh mbështetje për Partinë Demokratike NE FAQEN 3

Kontrolli: “Albtransport” zhytet në korrupsion

Makina të blera jashtë ligjeve si dhe 5.560 dollarë shpenzime të falsifikuara për një udhëtim në Turqi, janë këto faktet e fundit që akuzojnë drejtorin Vesho Vazhdojnë të shkelen procedurat e prokurimeve NE FAQEN 8

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 307 ditë nga vrasja e Liderit të Dijetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që qenë në krye dhe të pushtetshmit kriminelë e të marën jetën Liderit të Dijetorit, organizuesit shqiptarëve se kanë qenë të vrarë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk bën për në pushtet. Demokracia dhe e gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e ndëruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të Hajdarin nuk mund të tolerojë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Qeveria të gjejë vrasësit e Hajdarit

Të paraprijnë zgjedhjeve të reja politike, si i vetmi shpëtim i kombit shqiptar, thuhet në deklaratë Tubohen partitë e “Bashkimi për Demokraci” në Elbasan

Paratë për strehimin fusin në sherr qytetarët

Kredia greke favorizon me para vetëm rreth të vogla, të cilat do ta marrin kredinë në kesh Banorët e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës e Mallakastrës do të presin vite për të fituar kredinë e strehimit, sepse për rreth të mësipërm nuk është miratuar procesi i kreditimit kesh, por ai i ndërtimit të banesave NE FAQEN 5