05/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 gusht 1999

Vlora sërish nën terrorin e bandave

Policia numëron të plagosurit dhe bashkëpunon me banditët NE FAQEN 2 Policia numëron të plagosurit dhe bashkëpunon me banditët Vlora sërish nën terrorin e bandave NE FAQEN 2

430 punonjës në grevë pa afat

Ylli Bufi i kërkon drejtorit të falimentojë ndërmarrjen brenda 15 shtatorit NE FAQEN 5 Ylli Bufi i kërkon drejtorit të falimentojë ndërmarrjen brenda 15 shtatorit 430 punonjës në grevë pa afat NE FAQEN 5

Kosovarët, “gjahu” me vlerë për doganierët

Amnistia fiskale e Meidanit, dorë e lirë mafias në pushtet NE FAQEN 5 Amnistia fiskale e Meidanit, dorë e lirë mafias në pushtet Kosovarët, “gjahu” me vlerë për doganierët NE FAQEN 5

Drejtuesit e policisë ekzekutojnë 2 qytetarë

Shefi i krimeve, Jaho Salihu dhe punonjësi i policisë, Ylli Haklaj, autorë të masakrës në qendër të qytetit të Bajram Currit. Mbeten të vdekur Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, si dhe plagosen shumë kalimtarë të rastit. Nga makina e goditur me bombë vdesin, Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja. Fatmir Haklaj mbetet i plagosur rëndë dhe përcillet me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës NE FAQEN 2

12 shtatorët e Klosit

- Klanet mafioze të pushtetarëve pregatisin destabilizim dhe goditjen e opozitës Skenarët e zinj, duket se janë rinxjerrë nga sirtarët e shërbimeve sekrete. Janë të njëjtët skenarë, që prej kohësh përdoren prej klaneve të caktuara të pushtetarëve dhe agjenturave antishqiptare, për të cilat ata punojnë. Prej disa ditësh po përsëriten skemat, që janë përdorur disa herë në këto dy vitet e fundit, por sidomos në gushtin e vitit të shkuar dhe në periudhën pas vrasjes së Azemit, e largimit të Nanos si kryeministër. Siç duket këtyre klaneve ose ju mungon fantazia, ose mendojnë se vetëm duke përsëritur të njëjtat forma, do të kenë “sukses”. Një nga skenarët e shtatorit të kaluar, janë paralajmëruar fillimisht në disa gazeta të njohura për lidhjet e tyre, jo vetëm me klanet e pushtetarëve, por edhe drejtëpërdrejt me SHIK-un. Një prej atyre gazetave paralajmëronte se më 10 shtator, do të kishte trazira. Vetëm dy ditë pas datës së paralajmëruar prej kësaj gazete, u vra Azem Hajdari nga persona tanimë të identifikuar, si njerëz të pushtetit, me lidhje direkte me ish-kryeministrin Nano dhe kryeparlamentarin Gjinushi, por njëkohësisht të njohur dhe si agjentë të UDB-së. Se si rodhën ngjarjet më pas, është e njohur për të gjithë shqiptarët. Provokimet e pushtetarëve arritën deri aty, sa qëlluan edhe mbi funeralin e Azemit. Lidhur me këtë ngjarje tanimë, ekzistojnë dhe dëshmi si ato të ish-ministrit të rendit në atë periudhë Vaskil Teta, i cili akuzon direkt pushtetarët për përgatitjen e 12 dhe 14 shtatorit. Por, duket se atyre që përgatitën 12 shtatorin, nuk ju mjaftoi ajo që ndodhi. Vazhdimisht pas këtyre ngjarjeve, skenarët janë përsëritur në të njëjtën formë, pra shtypi i lidhur me shërbimet sekrete, paralajmëron disa ditë përpara “për trazira”, pas tyre dalin pushtetarët që “kë kërcënojnë” e më pas pyhen në veprim agjentët e SHIK-ut, të cilët përpiqen të realizojnë skenarin. Jo rastësisht këta skenarë janë përsëritur gjatë periudhës kur në Kosovë, luftohej kundër regjimit të Millosheviçit. Por deri tani, të gjitha tentativat për destabilizim, kanë dështuar si rezultat i qëndrimit të vendosur të opozitës. Në atë periudhë, nën moton “Një komb, një qëndrim”, opozita jo vetëm që hoqi dorë nga protestat ndaj qeverisë, por u angazhua tërësisht në zgjidhjen e krizës, duke i nxjerrë bllof të gjitha skenarët e shërbimit sekret dhe klaneve të pushtetarëve që kontrollojnë ato. Ditët e fundit, duket se skenarët e zinj kanë dalë përsëri nga sirtarët e Klosit. E përsëri është e njëjta mënyrë procedimi. Janë përsëri të njëjtat gazeta, që paralajmërojnë “14 shtator të ri”, duke akuzuar si gjithnjë për këtë opozitën. Dje, këto i ka konfirmuar dhe Klosi, duke vërtetuar që lajmet e botuara në gazeta kanë dalë pikërisht nga zyra e tij. Ndërkaq, janë disa deklarata e ngjarje që mund të duken si pa lidhje, por nuk duhet të jenë ashtu. Nga PS deklarohet se, pushteti qenka gati më në fund të pranojë ofertën e opozitës për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit, kontrabandës e korrupsionit, kur kjo ofertë është bërë gati një vit më parë nga opozita. Deklarata lëshohet në një konferencë shtypi si një bombë tymuese, pasi asnjë shkrese zyrtare apo ofertë dhe një copë letër e shkruar, nuk ka ardhur në PD lidhur me këtë. Ndërkohë, në Pukë qëllohet mbi kryetarin e Bashkisë të zgjedhur nga PD dhe policia nuk lëviz as gishtin, kurse qeveria as nuk e përmend ngjarjen. Më tej, pikërisht ditën që PS flet për bashkëpunim në luftën kundër krimit, policia sulmon dhe bastis shtëpinë e deputetit të PD-së Myslim Murizi. Në Tiranë, shefi i shërbimit sekret, i njohur si një nga organizatorët e 12 shtatorit dhe njeri i klaneve të Meidanit e Gjinushit, hedh akuza ndaj opozitës. Më konfuze duket në akuzat e tij Poçi, i cili gjithashtu flet për trazira e për politikën që i përgatit ato, por nuk përcakton se ata të jenë nga opozita, duke lënë të kuptohet se mund të nënkuptojë dhe ish-kryetarin e partisë së tij. Megjithatë, nga të gjitha këto, duke përfshirë dhe ngjarjet e fundit në Pukë, Troopojë, ku janë ngritur të njëjtat skema që kanë pasur lidhje me shumë ngjarje të tjera e sidomos me 12 shtatorin, kuptohet që kemi të bëjmë me skenarët e përgatitur nga klanet mafioze të pushtetarëve në bashkëpunim dhe me agjenturat, për të cilat ata punojnë. Këto klane përgatitësin jo vetëm destabilizimin, por dhe goditjen e opozitës, duke prerë kështu çdo mundësi për realizimin e paketave ndërmjet shqiptarëve, nën linjën e Paktit të Sarajevës. PD nga ana e saj, duke qenë tanimë e përgatitur për çdo skenar të tillë, duke e ditur që ato janë të përgatitura prej atyre që kërkojnë destabilizim, ka bërë atë që se, nuk do të japë asnjë shans që këta skenarët të zinj të realizohen. Por jo vetëm kaq, demokratët janë gati edhe që t’i përgjigjen çdo provokimi të mundshëm në mënyrën e duhur, prandaj askush të mos guxojë të ngatërrojë në çfarëdo forme, demokratët me skenarët e Klosit dhe klaneve mafioze të pushtetarëve.

Qeveria aktivizon policinë kundër demokratëve

PD kërkon ndëshkimin e autorëve të krimit ndaj Murrizit dhe Furrikut Pollo i kërkoi kryeministrit Majko dhe ministrit të Rendit, Spartak Poçi ndëshkimin e përgjegjësve të aktit të rëndë ndaj deputetit Murrizi, si dhe denoncimin e aktit terrorist ndaj kryetarit të Bashkisë së Pukës, zotit Halit Furriku NE FAQEN 3

Robertson, përzgjedhje e merituar

PD përshëndet emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Zëdhënësi i PD deklaroi se Partia Demokratike përshëndeti vendimin e Këshillit të Aleancës së Atlantikut të Veriut për emërimin e Ministrit të Mbrojtjes së Britanisë, George Robertson në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Aleance. Partia Demokratike si forca e parë proatlantiste e Shqipërisë e konsideron këtë emërim si përzgjedhje plotësisht të merituar. Robertson është provuar si reformator i shquar i forcave ushtarake, si mbështetës i palëkundur i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Për shqiptarët, ai është mik i shquar mbase gjatë betejës arjore për çlirimin e Kosovës, jo vetëm mbështetësi më i vendosur jo vetëm i ofensivës ajrore, por edhe ndërhyrjes tokësore të NATO-s, gjë për të cilën shqiptarët do t’i jenë mirënjohës. Edi PALOKA

Oxhaqet e Kosovës thërrasin

Rikthim në tokën e të parëve Nga Bislim AHMETI NE FAQEN 6 Rikthim në tokën e të parëve Oxhaqet e Kosovës thërrasin Nga Bislim AHMETI NE FAQEN 6

Çfarë ka nevojë Kosova

Serbët flasin anglisht dhe shqip Nga Fatos VLADI NE FAQEN 6 Serbët flasin anglisht dhe shqip Çfarë ka nevojë Kosova Nga Fatos VLADI NE FAQEN 6

Kontrabanda dhe trafiku nuk luftohen me leksione

Vizitë Poçit në rrugën e kontrabandës, Korçë-Pogradec-Elbasan NE FAQEN 2 Vizitë Poçit në rrugën e kontrabandës, Korçë-Pogradec-Elbasan Kontrabanda dhe trafiku nuk luftohen me leksione NE FAQEN 2

Skafistët mbysin një 41-vjeçare

Trafikantët hedhin në det një grua dhe rrezikojnë jetën e 20 klandestinëve NE FAQEN 2 Trafikantët hedhin në det një grua dhe rrezikojnë jetën e 20 klandestinëve Skafistët mbysin një 41-vjeçare NE FAQEN 2

Luftë në Tropojë. 4 të vrarë dhe 20 të plagosur. Minë me telekomandë ndaj vëllezërve Haklaj për "Urës së Valbonës"

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 326 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që të lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, të tregojë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

[Tekst i pjesshëm i faqes ngjitur, i prerë dhe i palexueshëm: “...din-”, “...rej-”, “...uli”, “...sh-”, “...më-”, “Es-98 ...”, “... të ...”, “...pas ...”, “RYQT”, “... Lagim ...”, “...qirille ...”, “... 4. Ver 5 ...”, “... 25. Mb ...”, “... 33 ...”]