Qeveria mbulon kokën me thes
Pas asaj gjakderdhje të madhe dhe mizorie njerëzore në Tropojë, Qeveria po dëshmon se është vënë në një siklet të dyfishtë.
Nga njëra anë ajo po përpiqet të vendosë pa shumë sukses kontrollin në një zonë ku prej mëse dy vjetësh nuk ekziston shteti dhe ligji, dhe nga ana tjetër të mbulojë kokën me thes, për t’u fshehur, se autorët e masakrës, ashtu si edhe në shumë raste të tjera, kanë qenë vetë njerëzit e policisë. I gjithë ai ngërç i Ministrisë së Rendit, për të mos dhënë emrat e viktimave dhe të plagosurve, si dhe fshehja e faktit, që ngjarja e “Urës së Valbonës” dhe vrasjet e Bajram Currit kishin lidhje me njëra-tjetrën, ishin ilustrimi më i mirë i kësaj ngushtësie që ka zënë shtetin. Burimet zyrtare të informimit, të ndihmuara edhe nga mediat proqeveritare, e përngjanin një ditë më parë të mbulojnë të vërtetën e historisë së dhimbshme të Tropojës, ndërkohë që nuk kishte mbetur njeri në Tiranë, që vetëm dy orë pas masakrës, nuk dinte edhe detaje të imta të asaj që kishte ndodhur në Bajram Curri. Kjo përpjekje e pështirë për të mbuluar të vërtetën, në fakt zbulon thelbin e zhvillimeve dramatike të tre vjetëve të fundit në rrethin më skajor të Veriut të Shqipërisë. Qeveria shqiptare u përpoq dhe po mundohet ende të fshehë disa prova tronditëse që protagoniste të krimeve dhe vrasjeve më mizore, grabitjeve dhe dhunimeve që kanë tronditur Tropojën vitet e fundit, janë vetë njerëzit e policisë. Është pikërisht ky motiv, që Ministria e Rendit Publik, e ndihmuar edhe nga mediat proqeveritare, “harroi” të përmendë gradat e policëve që mbulonin në gjak Tropojën, të cilat varionin nga major, në kapiten, e të tjerë. “Çgradimi” i tyre, në kohën që e madh e i vogël në Shqipëri e di tashmë se kush janë vrasësit e Tropojës, e përforcon implikimin e vetë shtetit në krimet monstruoze që kanë ndodhur fundi[t?] në Bajram Curri dhe rreth kanë ndodhur vitet e fundit në Bajram Curri dhe rrethinat e tij. Tashmë është koha që askush nuk mund të mbulojë kokën me thes, për të fshehur të vërtetën. Që nga Fatos Nano, që ka veshur policë bandat, për ta ‘ruajtur rendin’ e Tropojës, e deri tek zyrtari më i fundit që ka toleruar trashjen e ullumit të tyre, tani duhet të përgjigjen njësi për gjakun e Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit, ashtu edhe për dhjetëra viktima të dhunës dhe shtazërisë shtetërore të kohëve të fundit në skajin më verior të vendit. Të gjithë ata funksionarë të lartë shtetërorë që pretendojnë se nuk i lidh asgjë me bandat, në radhë të parë duhet të përgjigjen se përse kanë mbyllur sytë deri dje, për atë që ndodhte në Bajram Curri, dhe nga ana tjetër, duke ndëshkuar me forcë kriminelët, duhet të dëshmojnë se vërtet kanë ndërmend të punojnë për vendosjen e rendit, në këtë vend ku shumica e “të fortëve”, banditë janë njerëz me uniforma shtetërore. Ngjarja e rëndë në Tropojë, tregoi edhe një herë bërthotën se asgjë nuk ka qenë e ekzagjeruar, siç janë përpjekur t’i klasifikojë Tirana zyrtare, në akuzat e opozitës për qeverinë. Masakra e Bajram Currit, na afreskoi edhe një herë kujtesën, se gati të gjitha krimet e rënda në atë zonë janë kryer nga njerëz të veshur me uniforma shtetërore. Në këto pasur një bandë të mirfilltë në Shqipëri, e armatosur deri në dhëmbë dhe e pajisur me të gjithë logjistikën më të sofistikuar, kjo ka qenë brenda në komisariatet e Bajram Currit. Dhe është pikërisht ky shembulli i dhimbshëm, që na tregon edhe një herë se kuptimi në Shqipëri nuk ka kuptim në vendoset rendi dhe përse viktimat janë më të shumta tani, që pretendohet se jetohet në paqe, si në ditët e kaluara të mallë të pranverës së vitit 1997, kur shumica e njerëzve i mbanin armët publikisht në duar, por më shumë qëllonin në njëri-tjetrin. “RD”
Bajram Curri sërish nën kontrollin e bandave
Vazhdon situata e rënduar dhe kaotike në rrethin e Tropojës. Forcat e RENEA-s nuk kanë mundur të futen në qytet
NE FAQEN 2
Burime që nuk duan të identifikohen, bëjnë të ditur se nga lufta e së mërkurës kanë mbetur të plagosur edhe 7 punonjës policie. Ata janë dërguar me helikopterin grek për në Athinë të shoqëruar edhe nga 20 të tjerë, emrat dhe funksioni i të cilëve nuk di-
Zëdhënësi i PD-së përshëndet Milkon
Kryeministri: “14 shtatori është pasojë e 12 shtatorit”
PD: Banda e Tropojës janë terroristë të shtetit
Grupi i majorëve, kapitenëve, togërëve terroristë në Tropojë është zhveshur nga çdo funksion shtetëror, pasi për shefat e tyre janë një grup dëshmitar, kurse për qeveritarët e tjerë të palidhur me ta, një grup rival i shtetit rival
Zëdhënësi i PD-së përshëndet Majkon
Pandeli Majko i drejtoi kryehetuesit Agim Tirana kërkesën për ndjekjen me përgjegjësi të çështjes së vrasjes së deputetit Azem Hajdari
Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Edi Paloka përshëndeti dje qëndrimin dhe kërkesën që kryeministri Pandeli Majko i drejtoi kryehetuesit Agim Tirana për ndjekjen me përgjegjësi të çështjes së vrasjes së deputetit Azem Hajdari. “14 shtatori është pasojë e 12 shtatorit”, ka thënë Majko, duke iu drejtuar kryehetuesit që kërkon arrestime të tjera për 14 shtatorin.
Qëndrimi i Majkos është një hap pozitiv, por kërkesa e tij ndaj Tiranës mund të bëjë në vesh të shurdhër. Kryehetuesi Tirana është njëri prej atyre që së bashku me kryeprokurorin Rakipi janë vendosur në atë poste jo për t’i sulmuar, por për t’i mbrojtur kriminelët. Janë pikërisht raca e këtij kryehetuesi të vendosur në poste nga Nano që organizuan 12 shtatorin. Janë po këta Klosët, Tiranët, që tani përgatitin akte të reja kriminale, si ai i 12 shtatorit të një viti më parë dhe paralajmërojnë 14 shtatorë të rinj. Fakti, që pikërisht këta Majko ia ka përsëlluar në fytyrë kryehetuesit Tirana është për t’u përshëndetur.
KFOR arreston ministrin e Thaçit
Dy të vdekur nga dhuna në Kosovë
Kushner ndërmjetëson takimin Rugova-Thaçi
NE FAQEN 6
Tre ide për të qetësuar ramadanologët
Replikë e padetyruar
Nga Mero BAZE
Gazeta “Albania” harxhoi dje gjysëm faqe gazete, pa llogaritur shkrimin e Zëjait, për të rrëstuar 29 akuza kundër meje, të cilat me aq sa kuptova unë, ishin një përpjekje për të sqaruar lexuesit e gazetës “Albania” se kush është Mero Baze.
NE FAQEN 4
Vritet “Qorri” i Roskovecit
Socialistët humbin eksponentin e komiteteve
Dje në Roskovec të Fierit u vra një nga kriminelët më të rezikshëm të zonës i njohur me pseudonimin “Qorri”. Ky eksponent i krimit ishte i njohur për angazhimin e tij në bandat që dogjën junagun e vendit marsin e shkuar. Ai ishte pjesëmarrës në disa vrasje dhe akte të rënda kriminale, që përfshinë shumë qytete në jug të vendit gjatë marsit të vitit ’97. Policia nuk dha hollësi për rrethanat e vrasjes së kriminelit të njohur me pseudonimin “Qorri”. Gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur vrasje të shumta mes bandave rivale, që autoritetet i shpjegojnë me termin “larje hesapesh”.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 327 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve të lënë në lire dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë të përveçëm, por nuk preken nga pushteti.
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve të lënë në lire dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të hapë e njëherë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Oxhaqet e Kosovës thërrasin
Rikthim në tokën e të parëve
Nga Bislim AHMETAJ
Në të 479 nenet e kanunit të Lek Dukagjinit, por edhe në shtojcat e përmbledhura nga Shtjefën Gjeçovi, nuk gjendet një përkufizim i saktë i institucionit familje-oxhak. Familjet-oxhak kanë qenë institucione të rëndësishme, influente
NE FAQEN 7
Fotografi me sfond bosh
Reportazh. Dhe unë Kosovën vetë e kam pa
Nga Fatos VLADI
“Gjëja më e vështirë për mua është që t’i përbëkell këta fëmijë”, thotë Paul Dult-hunty, drejtor i ADRA-së në Kosovë
NE FAQEN 8
Rishfaqet sindromi i enklavave të Bosnjës
Serbët e Kosovës braktisin qëllimisht fshatrat me popullsi të përzier
NE FAQEN 6
Në dy muaj, 30 të vrarë dhe 47 të plagosur
Shkodra, nën terrorin e bandave të armatosura
NE FAQEN 2
Burrel, aty ku sundon krimi dhe korrupsioni
Qyteti ku nuk po “shuhet” rebelimi
NE FAQEN 5