Parlamenti frikësohet nga protesta e opozitës
Gjinushi shtyn seancën e diskutimeve dhe nuk i jep fjalën nënkryetarit të demokratëve, Jemin Gjana
Policia rrethon godinën e Kuvendit Popullor
në faqet 8-9
Ekzekutohet Fatmir Haklaj
Vritet Sami Kërnaja dhe plagoset rëndë Jaho Salihi
Policia vret ish-komisarin e Tropojës
në faqen 7
Meta: Ja si do e thelloj krizën
EDITORIAL
Nga Shemsi PEPOSHI
Kryeministri i katërt socialist, brenda dy vjetëve, Ilir Meta, dje në Parlament rilexoi edhe njëherë atë që ka lexuar Fatos Nano në Korrik të vitit 1997 dhe në Pandel(i) Majko në Tetor të vitit 1998. Ajo që bie në sy është fakti se Meta synon dhe duket i vendosur për të përmbushur vullnetin e universit të PS-së dhe klaneve të mafies ekonomike shqiptare dhe rajonale.
Zoti Meta në terma të përgjithshme megjithëse iu përmbajt të njëjtit tekst të Fatos Nanos dhe Ilir Metës, zbuloi disa nga përpjekjet e qeverisë për të thelluar krizën në vend, nëpërmjet parashtrimit të atyre që ai e quajti miratim ligjesh, domethënë justifikimit ligjor për të mbajtur vendin nën tension dhe destabilitet.
në faqen 5
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 417 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që i mori të gjithë jetën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që qenë në lire dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kaqresht këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
“Meta” bie pa u miratuar
Dhjetëra mijëra demokratë në sheshin “Skënderbej” kundër votëbesimit të qeverisë
Uniformat blu vrasin një të ri në Gjirokastër
Spontohet edhe një nga lista antiterror
në faqen 7
“Meta” në rrugën e “Nanos” dhe “Majko”-s
Gjinushi censuron Gjanën, të vet-min opozitar në sallën e parlamentit
në faqen 4
Dhunohet banesa e kryetarit të komunës
Forcat policore rrethojnë shtëpinë dhe rrahin barbarisht pjesëtarët e familjes
në faqen 10
Viti IX i botimit Nr. (2382) E PREMTE 5 NENTOR 1999 Çmimi: 20 lekë (250 dhrahmi)
ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Xhorxhi Martini” Nr. 10 - Tel: 323 - 55 / Tel & Fax: 303-29 / (Marketingu) 323 - 57
E-mail: gazetard@albaniaonline.net dhe rildem@jcc.al.eu.org Nr. llogarisë: 5092/116 - BKT Nr.1, Tiranë
Kryeredaktor: Astrit PATOZI
Zëvendëskryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEPO SHI