Qeveritarët vjedhin 320 milion dollarë
Korrupsioni i pushtetarëve, shkaku kryesor i varfërimit të shqiptarëve
në faqen 2
Berisha takon ambasadorin e Francës
Shqipëria në mosqeverisje, populli t’i drejtohet votës
në faqen 2
Badigardi i Fatos Nanos vjedh bankën e Kukësit
Plagosen dy policë, por vritet një grabitës që ishte roja i bankës
Bujar Germizi u arrestua nga forcat e KFOR-it pak orë pas grabitjes, në afërsi të qytetit të Prizrenit. Shuma e parave që do të vidhej shkonte në 750 milion lekë
në faqen 3
Rruga e detyruar drejt zgjedhjeve
EDITORIAL
Nga Astrit PATOZI Socialistët shqiptarë tani janë krejtësisht të paaftë për të zgjidhur krizën e fortë në partinë e tyre, kështu që nuk mbetet asnjë shpresë që ata të shikohen më si mundësi për t’i dhënë një rrugë krizës që ka mbërthyer vendin. Pas idesë së fundit të kryetarit të rizgjedhur Fatos Nano, për të mbledhur serinë e dytë të Kongresit të PS-së, e cila nxiti reagimin e ashpër të emrave më të njohur të socialistëve, përfshirë edhe më shumë se treçerekun e Qeverisë Majko, tani ndodhemi para një partie të ndarë në dy gjysma, që nuk ka asnjë shans për të gjetur një metodë pajtimi, qoftë edhe të përkohshme. në faqen 3
Nano vendos nën survejim kryeministrin
Majko: Kongresi do të ndajë PS
në faqen 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 402 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, përbën një implikim e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij që brumosi vendin dhe një shkelje të hapur të të drejtave të njeriut. Vrasja e Azem Hajdarit, siç mund të provohet nga të gjitha dokumentet, është vrasje politike. Vrasja e Liderit të Dhjetorit, e cila përfaqëson aspiratat e këtij vendi dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga një pushtet i korruptuar. Të gjithë shqiptarët e dënuan dhe e dënojnë vrasjen e ndershme të Azem Hajdarit, nuk mund të tolerojnë këtë qeveri. Qeveria duhet të largohet dhe të japë llogari për vrasjen, ... të deklarojë publikisht se cilët janë ata që kanë kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Arbnori: PD, partnerë të shumtë në luftën politike
Sekretari i PD për Marrëdhëniet me Publikun tregon strategjinë e punës për të realizuar zgjedhje të parakohshme
në faqen 4
Franca do të shkollonte djalin e Azem Hajdarit
Franca do të shkollonte djalin e Azem Hajdarit
Viti IX i botimit Nr. (2369) E ENJTE 21 TETOR 1999 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi)
ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Punëtorët e Rilindjes” Nr. 16 - Tel. 323 - 55 / Tel. Fax: 303-29 / (Marketingu) 323 - 57
E-mail gazetard@albaniaonline.net dhe rildem@icc.al.eu.org
Kryeredaktor: Astrit PATOZI
Zv/kryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI
Të shtunën, miting i madh në Sheshin “Skënderbej”
Vetëm zgjedhjet e reja janë zgjidhje
Qytetarë të Tiranës!
“Bashkimi për Demokraci” ju fton ditën e shtunë, më 23 tetor, ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” në mitingun e protestës për zgjedhje të reja.
Vetëm zgjedhjet e reja janë shpresa për të gjithë mijëra të papunë, që shtohen çdo ditë me rënimin e pandërprerë të ekonomisë shqiptare.
Vetëm zgjedhjet e reja u japin fund varfërimit të përditshëm për 1 milion pensionistë, mësues, mjekë, punëtorë, qytetarë që sot paguhen 60.000 më pak dhe konsumojnë dy herë më pak se dy vjet më parë.
Vetëm zgjedhjet e reja do të nxjerrin nga mjerimi 1 milion pensionistë që nuk mund të mbahen frymë, ... çdo ditë e më muaj me pensionin e tyre.
Vetëm zgjedhjet e reja janë për Ju të rinj, studentë, artistë dhe intelektualë; rruga e sigurt për të ndryshuar kushtet e mjerueshme të jetesës, shkollimit, punës dhe krijimtarisë, për t’i dhënë fund përçmimit të qeveritarëve për ju të rinj e studentë, artistë dhe intelektualë.
Vetëm zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të ngritur shtetin, vendosur ligjin, rendin dhe qetësinë në Shqipëri.
Bashkohuni në protestën tonë për zgjedhje të reja
- Nëse doni që t’i japim fund pushtetit të klaneve të mafies politike të bandave, krimit, kontrabandës dhe korrupsionit në Shqipëri, rikthimin e Ninos që urdhëroi ekzekutimin e Azem Hajdarit dhe që mbron vrasësit e tij, bashkohuni me ne për zgjedhje të reja.
- Nëse doni që dëshpërimi dhe shkurtara të mos jenë më e sotmja dhe e ardhmja jonë, që Shqipëria të mos mbetet streha e mjerimit të brezave çdo ditë nga të rinjtë dhe intelektualët, bashkohuni me ne për zgjedhje të reja.
Sipërmarrës, biznesmenë, tregtarë! për zgjedhje të reja.
Nëse doni që të shpëtoni nga falimentimi që ju kërcënon çdo ditë për shkak të monopolit dhe kontrabandës së qeveritarëve, konkurrencës së tyre të ndershme, rrëshqitjes dhe taksave më të larta në kontinent, që paguani qeveritarët me të korruptuar në Europë, bashkohuni me ne për zgjedhje të reja.
Në emër të shpresës suaj, të ardhmes suaj më të mirë, sigurisë, realit, mirëqenies.
Bashkohuni në protestën tonë për zgjedhje të reja