Mbledhjet kryesia e Partisë Demokratike: Policia të mos zbatojë urdhërat politikë, por vetëm ligjet
Gjana, në krye të Komisionit të Zgjedhjeve
në faqen 2
Berisha, takim me të mëdhenjtë e sportit kryeqytetas
në faqen 4
Festë e fermës së derrave në Lezhë
Nano, Meta, Gjinushi, Hajdaraga, Ruçi, Malaj, orgji para kamerave
Kreu i PS mbërrin në qytetin e Laçit i dehur, me këmbët që i merren dhe duke sharë banorët e qytetit
Fatos Nano “tapë”, provokon laçianët
në faqen 3
Memorandum për Ligjin Elektoral
30 deputetë i drejtohen SHBA, BE dhe OSBE
në faqen 4
A ka ndërgjegjëri zyra e OSBE për të drejtat dhe liritë?
Nga Sami NEZA
Tre vitet e fundit problemi i shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ka qenë një ndër më themeloret në Shqipëri. Brenda kësaj periudhe kohore që korizon qeverisjen e majtë në vend, vrasjet politike, rrahjet, dhuna psikologjike me burim shtetëror, shtypja dhe represioni ndaj shtypit të pavarur dhe atij të opozitës, kanë qenë permanente
në faqen 5
Morali i hienave
Nga Bardhyl LONDO
Kur shkrimtari i madh Ismail Kadare ishte propozuar për të marrë çmimin Nobel dhe kishte arritur deri në finale, në Akademinë e Stokholmit kishte mbërritur një letër nga Shqipëria
në faqen 5
Rrihet barbarisht operatori i ATN 1
Berat-Maskat e policisë ndalojnë për disa orë gazetaren dhe kameramanin, dhe u grabisin kasetën filmike
në faqen 7
Sulme për Metën, Pocin dhe Majkon
Nano u kthehet të vetëve, pasi i del pija e Lezhës dhe Laçit
në faqen 2
“Albania”, provokatore e rëndomtë e SHIK-ut
Në redaksinë e gazetës “RD” kanë ardhur dje shumë reagime rreth fyerve që gazeta “Albania” po përpiqet të bëjë ndaj apelit të përditshëm të gazetës sonë, për gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit.
Drejtori i kësaj gazete, Ylli Rakipi, po përpiqet për dy ditë radhazi të imitojë me ironi njoftimin e përditshëm të gazetës “Rilindja Demokratike” mbi vrasjen e udhëheqësit të opozitës, Azem Hajdari, nga qeveria shqiptare më 12 Shtator të vitit 1998. Zoti Rakipi, i keqpërdorur vazhdimisht nga të gjitha shërbimet sekrete të Shqipërisë, tani po përpiqet të denigrojë këtë apel, përmes fyerjes që bën ndaj kolegut tonë Agron Bala, i cili ka pësuar një sulm fizik disa ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Përpjekja e tij për të denigruar këtë apel, pason përdorimin e tij prej Fatos Klosit në shmangien e pistës së hetimeve për vrasësit e Azem Hajdarit. Redaksia e gazetës “RD” u bën apel qytetarëve të irrituar të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet e rrezikshme që SHIK po përpiqet të bëjë me përpjekjet e opozitës shqiptare për gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit dhe të gjithë ushtruesit e inspiruesit e dhunës politike në Shqipëri.