06/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 tetor 2000

Kronikë e funeralit të procesit zgjedhor

Gazeta “Rilindja Demokratike” ka ndjekur hap pas hapi ecurinë e fushatës zgjedhore, dhunën fizike dhe terrorin e ushtruar ndaj opozitës si dhe procesin e manipulimit të zgjedhjeve me anën e listave në faqen 9

Ja si na i zhdukën emrat

Masakra e listave të votimit në faqen 10

Berisha-Valdner, bisedë për farsën zgjedhore

Kryetari i PD flet me ministren e Jashtme të Austrisë në faqen 3

PD: Në balotazh, pa Koz e Nanos

Demokratët nuk do të njohim rezultate të manipuluara në faqet 2-3

Digjet parlamenti dhe pushtohen televizionet

Pas manipulimeve, shpërthejnë protestat në Serbi. Pjesa e dukshme e titullit vijues: “Rrëzohet i Pollov…”[?]

Berisha përshëndet zhvillimet në Beograd

Sot, qindra mijra qytetarë mbushën rrugët e Beogradit, pushtuan parlamentin e kasapit të Ballkanit, duke shënuar si duket, fundin e regjimit më të urryer të Europës, që zhyti Ballkanin në katër lufta, genocidë të cilat dy vjet më parë kulmuan në Kosovë. Kjo përbën një zhvillim pozitiv si për Serbinë, ashtu edhe për mbarë Ballkanin. Largimi nga pushteti i njeriut të shpallur nga Tirana zyrtare si “e keqja më e vogël”, është një arritje e madhe për të gjithë qytetarët e këtij rajoni. Besoj se nuk do të gjendet askush t’i japë strehim politik diktatori mizor, por ai do të dërgohet para Gjykatës së Hagës, si një shpagim për qindra e mijra viktima, që me politikën dhe luftrat që nxiti, shkaktoi në Ballkan.

Bie kasapi i Ballkanit

Pas manipulimeve, shpërthejnë protestat në Serbi. Digjet parlamenti dhe pushtohen televizionet televizionet Bie kasapi i Ballkanit në faqen 15

Fotaq Nano dhe Fatos Klosi rakordojnë manipulimet

në faqen 6

Banorët e Tropojës vënë përpara ekspeditën ndëshkimore të Metës

në faqen 11

Këshilli Kombëtar i PDSH VENDOSI:

1.-PDSH rikonfirmon qëndrimin e saj për të mos njohur rezultatet e votimeve të manipuluara në ato njësi zgjedhore ku mohimi, nëpërmjet listave, i të drejtës për të votuar të qytetarëve dhe manipulimet në proces-verbalet kanë falsifikuar rezultatin e votimit. 2.-Të marrë pjesë në balotazhet e shpallura me kusht që: a- të shtyhet data e balotazhit për një afat optimal për të mënjanuar parregullsitë e vërejtura dhe të evidentuara edhe nga vëzhguesit vendas e të huaj; b- të ndryshohet KQZ si organizmi përgjegjës për manipulimin në lista, shpalljen e tyre vetëm ditën e votimeve, moszbatimin e barazisë në KQV sipas udhëzimeve të nxjerra prej vetë KQZ, përjashtimin e përfaqësuesve të kandidatëve të PDSH në disa njësi nga komisionet zgjedhore, shqetësime këto të evidentuara edhe nga vëzhguesit e OSBE, KE, ODHIR-it; Vetëm një KQZ e balancuar mund të fitojë besimin e munguar të KQZ familjaro politik të Nanos. c- shpalljen në afate ligjore të listave të zgjedhësve pasi të jenë përfshirë zgjedhësit e përjashtuar dhe të kundërfirmuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në balotazh. Partia Demokratike angazhohet për të dhënë kontributin e saj në plotësimin sa më të shpejtë të këtyre kërkesave, pa të cilat në Shqipëri, për elektoratin e saj, nuk mund të ketë proces zgjedhor.

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 754 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin e tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, ose duhet të nxjerrë para drejtësisë fajtorët, ose duhet të deklarojë publikisht se është vetë ajo që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.