Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 9-11-2011

Maks Velo: Agolli e Buza, dyshja e krimit

DEBATI PER LIDHJEN/ Ish-i dënuari i Spaçit, akuzon shkrimtarin e madh Artisti piktor përfshihet në debat: Dritëro Agolli ndihmoi diktaturën. Ai e militarizoi artin shqiptar. Zgjodhi të mos jetë vetëm shkrimtar, u tregua fshatar i zgjuar. Në këtë skenar u përfshi edhe Kujtim Buza Maks Velo: Agolli e Buza, dyshja e krimit Artisti piktor përfshihet në debat: Dritëro Agolli ndihmoi diktaturën. Ai e militarizoi artin shqiptar. Zgjodhi të mos jetë vetëm shkrimtar, u tregua fshatar i zgjuar. Në këtë skenar u përfshi edhe Kujtim Buza Lajmi Maks Velo fajëson Dritëro Agollin për dënimin e tij, që sipas piktorit u dirigjua nga Lidhja. Ai e nxeh deba- tin, për dënimet e që vinin nga kjo organiza- të, duke i akuzuar kry- etarin dhe sekretarin e atëhershëm të Lidhjes si dyshja e suksesshme e krimit artistik. Nga Admirina Peçi Maks Velo thotë se dënimi i tij u dirigjua drejtpërdrejt nga Lidhja e shkrim- tarëve. Ai e sheh atë institucion si një vend krimi. Madje dyshja e hekurt e Lidhjes Dritëro Agolli- Kujtim Buza sipas tij ishte dyshja më e suksesshme e krimit artistik. Në valën e shkrimeve për Lidhjen e shkrimtarëve, arkivat e saj të zhdukura, dhe dënimet e bujshme në fushën e artit dhe letërsisë, Maks Velo, ka paraqëlyer të sjellë me kohë, për lexuesit, kujti- met e tij rreth kohës së dënimit dhe një analizë mbi rolin që pati Dritëro Agolli si kryetar i Lidhjes në dënimin e tij si dhe gjithë jetën letrare të kohës. Velo ofron për “Shqiptarja.com” këtë rrëfim, sidomos nga një vepër autobi- grafike e tij “Kohë antishenjë”, si një përpjekje, për të zbardhur gjithë dritë-hijet e dënimit të tij, dhe të kolegëve artistë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Akuzat e pakurs- yera për ish-kryetarin e Lidhjes Dritëro Agolli, ngjajnë mjaft të ashpra, sot, edhe pse si një anë e medaljes mbi atë historinë të push- tuar nga hijet e krimit. Në foto: Piktori Maks Velo dhe shkrimtari Dritëro Agolli RRËFIMI I MAKS VELOS “Më 24 dhe 25 korrik u mbajt gjith Plenumi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Dhimitër Shuteriqi lirohet nga detyra e kryetarit, emërohet Dritëro Agolli, po ashtu hiqet Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Hamide Stringa. U vunë Xhemal Dini, Kujtim Buza, Anastas Kondo. Fillon periudha më e errët e Lidhjes. Në raportin e tij të parë si kryetar, Dritëroi arin e quajti ideologji dhe gjith gabimet e rënda në krijimtarinë e artistëve dhe në veprimtarinë... Vijon në faqen 14-15
Maks Velo Dritëro Agolli Kujtim Buza Dhimitër Shuteriqi Vilson Kilica Spaçit

E hënë, ora 13°° ora e sharjes

Kafe me doktorin Nga Anila Basha E hënë, ora 13°° ora e sharjes Ungrita që herët dje. Kisha takim me kry- eministrin e vendit dhe për këtë duhet të nxitoja. E kisha vendosur. Do pimë kafe dy herë në javë. Jo se do të zëvendësoj Meron e dikurshëm, apo Fahriun, apo ndoshta edhe Fevzon sot, por kështu kemi vendosur për biseda e konsultime. Tani ka dalë dhe gazeta e re Shqiptarja.com, dhe ca biseda me shumë kryeministrin, duhet i kemi. Se Shqipëria për të cilën shkruan Shqiptarja.com, ka shumë halle. Unë – Mirëmëngjes zoti Kryeministër Ai – Mirëseerdhe Anila, ulu. Kafe? Unë – Po, një kafe. (Hyn sekretarja) Ai – Më thuaj Anila. Unë – Dëgjo doktor, kam ardhur për këtë problemin e ditës së hënë. Mbledhjet e grupit parlamentar të PD që mbahen rregullisht çdo të hënë. Kam dëgjuar shumë poshtë e përpjetë dhe kanë filluar të flasin me thënë të drejtën. Në orën 13.00 fillon ora e sharjes. Ju nuk dini kë e shani më. Ja, ka kaq kohë po mer- rni me Presidentin. Ktheu ligjin për pleh- rat, i thoni Aleanca për të Plehura. Solli dekretin në Kuvend, i thoni pse nuk konsultove me mua. Bëni buxhetin e vitit 2012, i hiqni fon- det se thoni se mos i përdor Presidenti për fushatë nëpër rrëthe e për të krijuar partinë e vet. Zoti Kryeministër, është kthyer mbledhja e grupit parlamentar të PD, në një orë sharjesh (kohët e fundit) për Presidentin. Ky i fundit vërtet mund të rreziko- jë me krijimin e partisë të re, por mirë është të zbusim pak gjuhën e urrejtjes. Se në fund të fundit, partia e krijuar dhe Lidhri, parti po krijon dhe Kreshniku. Ç’të keqe ka Bamiri? Kur u hap Shqiptarja. com, akademiku Qosja na këshillonte: “Mos raportoni me fyerje e sharje”. Dhe që të mos japim të drejtë akademikut Qosja që na tha se po jetojmë në një kohë pa sistem vlerash, mirë është që pak nga pak të kontribuojmë të gjithë për të rikthyer sistemin e vlerave. Ju që këtu lart nga foltorja e kryeministrisë, apo e Kuvendit, dhe ne atje poshtë ndërsa shkrua- jmë këto që thoni ju. Se edhe populli poshtë është politizuar shumë, u zbutën dikur, tani ka shumë militantizëm. Duket sikur ka dhe shumë urrejtje. Mirë është të kthejmë komu- nikimin, ju mes vetes si politikanë dhe ne të tjerët poshtë. Ndryshe, do ta keni të vështirë të bëni këtë vend, më demokratik. Po të punojmë të gjithë bashkë, ndoshta e fitojmë betejën për të kthyer vlerat. Se, nëse do të marrim të mirqenë se të gjithë përfshiheni në një ofensivë fyerjesh e sharjesh pa çmim, do humbur betejën brenda vetes, e paskësaj atë me vlerat evropiane. Ndaj them se... Ai – Zonja Basha, kam një takim tjetër tani. Se diskutoj këtë temë. Unë – Po mirë doktor, e lëmë të takimin tjetër. Mirë u pjekshim. (Biseda me Berishën është imagjinare) ...nëse do të marrim të mirëqenë se të gjithë përfshiheni në një ofensivë fyerjesh e sharjesh pa çmim, do kemi humbur betejën brenda vetes, e paskësaj atë me vlerat evropiane...
Anila Basha Mero Fahriu Fevzo Presidentin Shqipëri

SOT PROMOVIMI

Nga Edi Rama S’do ta kisha përmendur emrin e Arianës, nëse s’do të ishte në mes miqësisë e saj me nënën time, miqësia jonë e vjetër familjare me familjen Fullani, fakt që e bëri edhe më tronditës për tim ëmë dhunimin në sallën e gjyqit, ku zonja Fullani, për arsyet që ajo i di, po që s’është e vështirë të merren me mend në këtë vend, zgjodhi të bënte një padrejtësi të madhe duke fyer ligjin dhe moralin kushtetues të barazisë para ligjit në gjykimin e një çështjeje që kishte të bënte përballë arrogancën e nxin- sur të pushtetit me brishtësinë e një gruaje 71 vjeçare që kërkonte me krenari mbasht veten dinjitetin e rrëmbyer peng nga ekrani faqegjithë shqiptarëve.
Edi Rama Arianës Anetën

Rama, akuza gjyqtares për Anetën

Kurban/ Del pjesa e pabotuar e librit të kryetarit të PS për gjyqin ndaj Berishës Në mungesë të këllqeve për të marrë anën e ligjit, mundet fare mirë t’ia kishte kursyer vetes këtë turp gjykatësja e lartë, duke u tërhequr së paku me pretendimin e konfliktit të interesit, pikërisht për shkak të lidhjes e miqësisë me Anetën, gjë që ne rrallëte shthurur të moralit... Vijon në faqen 8-9
Berishës Anetën

Skenari sekret i PD zgjedhje parakohe

Frika nga partia që do krijojë Bamir Topi Skenari sekret i PD zgjedhje parakohe Faqe 2-3
Bamir Topi

Rriten kreditë e këqija 18.4% shkak mospagimi i kësteve

Faqe 7 Rriten kreditë e këqija 18.4% shkak mospagimi i kësteve