PD nxjerr në treg poezitë erotike të Sokol Olldashit
Pas librave të botuar nga Rama e Blushi, Mehr Licht boton ministrin e transporteve
Vargjet e ministrit: Gjoksin tënd do hamë...e nëse s’ngopemi, kofshën tënde të bardhë...më vonë, testet e mia e mitrën tënde. Flet Mira Meksi: Olldashi kërkoi vetë të botonte poezitë
Lajmi
Politika ia ka lënë vendin letërsisë. Pas daljes së politikanëve të së majtës, Edi Rama e Ben Blushi, nuk kanë mbetur pas edhe politikanët e djathtë. Në revistën e nëntorit 2011 “Mehr Licht” qё nxjerr Mira Meksi me financimin edhe të ministrisë së Kulturës, dalin poezitë, mes tyre edhe erotike, të ministrit të transporteve Sokol Olldashi. Vetëm se nuk thuhet koha kur janë shkruar këto poezi
TIRANE
Gjithçka mund të ndodhte. Por që politika të konkuronte edhe nëpërmjet librave, kjo ka ndodhur vetëm këtë vit, dhe vetëm në Panairin e Librit të këtij viti.
Kështu e majta ka hedhur në treg dy penat e forta të saj, duke përfshirë vetë kryetarin e PS, Edi Rama, që me librin e tij “Kurban” është duke thyer rekordet e shitjes, por edhe deputetin e kësaj partie, Ben Blushi, i cili po ashtu po thyen rekordet e shitjes me librin e tij të tretë “Shqipëria”.
Por aty fshihen në libra, edhe për shkak të 15 vjetorit të revistës “Mehr Licht” e autores Mira Meksi, dalin të tjera krijimtari artistike. E dukej që politikanët shqiptarë kanë zell për të shkruar poezi. Në fakt, në revistën letrare të përkthyeshme, të nëntorit 2011, sipas asaj që shkruhet në kopertinën e revistës, na vijnë poezitë e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi.
Funksionari i lartë i Partisë Demokratike nuk ka shkruar as roman, as rrëfenjë politike, por thjesht, një poezi erotike, ndoshta ndoshta, dhe tek perversja.
POEZIA
Nuk dihet koha se kur Sokol Olldashi e ka shkruar këtë poezi. Mund ta ketë shkruar atë dhe në rininë e tij, por poezia është botuar në edicionin e nëntorit 2011 të këtij viti, në kohën kur Olldashi është ministër. Por nuk dihet as arsyeja nëse kjo poezi është shkruar herët, pse është përzgjedhur të vendoset në këtë numër të revistës që botohet për 15 vjetorin. Ajo që...
Në foto:
(majtas)
Ministri Sokol Olldashi
(djathtas)
Faksimile e poezisë erotike
Mos u merakos, e dashur.
Nëse do të kemi uri,
gjoksin tënd do ta hamë,
njërin une, tjetrin ti.
E nëse s’do të ngopemi,
kofshën tënde të bardhë,
krahun tim të fortë.
Më vonë,
testet e mia e mitrën tënde.
E nëse sërish s’do të jemi ngopur,
kraharorët e njëri-tjetrit do të çajmë
dhe dhëmbë,
e në gërhamat e fundit
do të kafshojmë
zemrat.
Vijon në faqen 5
Në foto: (majtas) Ministri Sokol Olldashi (djathtas) Faksimile e poezisë erotike
Të vërtetat e Berishës në Tetovë
Analiza
Nga Arben Llalla Të vërtetat e Berishës në Tetovë
Më në fund pas kaq vitesh kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha bëri një vizitë disa orësh në qytetin ku kanë selitë të gjitha partitë politike shqiptare, në qytetin ku është themeluar Universiteti i parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, në Tetovën heroike të luftës së 2001. Historia për një vizitë të Berishës në Maqedoni është e kaq e hershme dhe interesante. Për herë të parë u deklarua për vizitën e kryeministrit shqiptar në FYROM në maj të vitit 2010, por më 10 maj të atij viti policia maqedonase vret në rrethana të dyshimta liderin e partisë së A[?]K-së ish-komandant të UÇK Harun Aliun bashkë me 3 shqiptarë të tjerë, ish pjesëmarrës në ushtrinë e UÇK. Atëherë Berisha e shtyu takimin sepse në çdo kohë, një universitet privat në Strugë deklarojë se ka marrë vendim që prof.dr Sali Berisha do shpallet “Doctor Honoris Causa” gjatë vizitës. Një çmim që asnjëherë nuk mbërriti në duart e prof.Berishës.
Vizita e tij nuk e pati jehonën e madhe që ka patur para një viti vizita e Etopit
Në shtator të këtij viti u deklarua se Sali Berisha do vizitojë Shkupin më 26 tetor, por pas shumë kritikash Berisha e shtyu vizitën sepse në atë periudhë në Maqedoni do bëhej regjistrimi i popullsisë. Kishte shumë gjasa që kjo vizitë do shfrytëzohej nga pala maqedonase pasi do falsifikonte numrin e saktë të shqiptarëve duke u ulur përqindjen e tyre.
Diplomacia shqiptare deklaroi më tej se Sali Berisha do bëntë vizitën më 4 nëntor, por edhe për këtë datë u shty kjo vizitë për 9 nëntor. Pra, pse gjithë këto data të shtyrjesh?!
Pse vizita e Kryeministrit të Shqipërisë është caktuar në data që janë ditë të fatkeqësive për shqiptarët e Maqedonisë?!
Më 9 nëntor Berisha bëri vizitë në Tetovë, ditën kur katër vjet më parë në Malësinë e Tetovës forcat e...
Vijon në faqen 4
Ekzekutohet me silenciator biznesmeni 35-vjeçar
NE DURRES
Kishte sjellë në Tiranë grupe të njohura ndërkombëtare
BESMIRA MUÇAJ
Ekzekutohet me silenciator ish-pronari i Living Room, personi që solli në Shqipëri disa nga yjet e muzikantëve të huaj. Gentian Zguri Gashi, 35 vjeç, ishte administrator aksioner i kompanisë Kleemann në Shqipëri, kompanisë hënësore dhe ishte gjithashtu pronari i Rock’n roll caffe afër Ambasadës Amerikane. Ndërkaq mësohet se Zguri ishte aksioner i agjensisë që ka sjellë në Shqipëri Deep Purple, Zuchero, Deff Leppard, James Blant dhe gjithë koncertet e...
Në faqe 9
‘Klienti’ merr peng ortakët i detyron të masturbojnë
NGJARJE E PAZAKONTE
Në kërkim Aleksandër Tusha. Rrëmbehen pengjet
‘Klienti’ merr peng ortakët i detyron të masturbojnë
TIRANE
Një person ka marrë peng dje në kryeqytet dy ortakë të një mobilerie duke i izoluar në një banesë dhe më pas i ka kërkuar një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” disa metra në afërsi të gjimnazit Çajupi. Të dëmtuarit Ervin Qullhaj 25 vjeç dhe Alko Halili 40 vjeç, ortakë të një mobilerie kanë kontaktuar me telefon me një person, i cili kërkonte një promovim të mërzit. Gjatë telefonatës të dyja palët kanë rënë...
Në faqe 8
Ikën Berluskoni. Po miniberluskonët tanë?
Periferi
Nga Alba Malltezi Ikën Berluskoni. Po miniberluskonët tanë? Faqe 4
Bashkia, largime masive nga puna
Në çerdhe e kopshte
NGA ESMERALDA KETA Faqe 13