CEZ-qeverisë: Duam 183 mln euro, çdo familje 300 euro
Zbardhen detaje të raportit paraqitur te ERE. CEZ bleu OSSH për 102 milionë euro
Kompania çeke i llogarit me mosarkëtimet. Shqiptarja.com zbardh urdhërin e drejtorit të CEZ ku kërkohet hapja e kontratave provizore brenda një dite për konsumatorët, duke përfshirë dhe gjobat
Lajmi Rritet borxhi i keq i kompanisë CEZ shpërndarja, e cila ka kërkuar që Enti Rregullator ERE, t’i njohë një dëm ekonomik prej 183 milionë euro. Nëse kërkesa do të pranohet kjo shumë do të bjerë në kurrizin e konsumatorëve shqiptarë TIRANE Genc Kondi Në vitin 2009, kompania çeke CEZ bleu paketën kontrolluese të Operatorit shqiptar të Sistemit të Shpërndarjes për 102 milionë euro. Sivjet, ajo kërkon nga shqiptarët 183 milionë euro. Sipas studimit të paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kjo është shifra, me të cilën e kanë vlerësuar sasinë totale të borxhit të keq ekspertët e “Deloitte & Touch”, të pajtuar nga drejtuesit e CEZ Shpërndarjes. Studimin në fjalë, ERE e ka pranuar, por me një koeficent zbutës. Me pak fjalë, ndoshta jo në këto përmasa, por institucione të shtetit shqiptar tashmë kanë thënë OK për pretendimin e investitorit të huaj. Në rast se llogaritim një familje mesatare shqiptare me pesë anëtarë dhe me tej, marrim numrin e rezidentëve shqiptarë në vendin e tyre me llogaritjen e fundit, që ka bërë INSTAT-i, para se të dalin shifrat e reja të censusit, në 3.1 milionë banorë, del se, afërsisht, çdo familje shqiptare duhet t’i detyrohet CEZ-it, 300 euro, në bazë të kësaj kërkese. Dhe kjo, vetëm nga momenti kur Sistemi i Shpërndarjes është privatizuar, pasi borxhet e mëparshme, si kur shpërndarja e mbulonte Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, ashtu edhe ato, që i takojnë OSSH-së me pronar shtetin, i ka amnistuar shteti shqiptar... Vijon në faqen 2 Në foto: 27/06/2010- Faksimile e urdhërit të drejtorit të përgjithshëm të CEZ që ndalon përdorimin e kontratave të përkohshme
Konsensusi që nuk mjafton
Editorial
Nga Afrim Krasniqi Konsensusi që nuk mjafton Dy partitë kryesore politike më në fund kanë dëgjuar zërin e arsyes dhe ranë dakord për nisjen e dialogut politik. Një komision bipartak do të trajtojë reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe atë të ligjeve të cilësuara. Nuk ka dilemë se vendimi është pozitiv, por gjithësesi nuk ka vend për shampanjë. Sepse palët janë një vit me vonesë, sepse në tetor 2011 Shqipëria u penalizua nga BE kryesisht për shkak të mungesës së dialogut dhe këtyre reformave dhe sepse ky është komisioni i 24-ët bipartizan në 20 vjet, nga të cilët vetëm 2-3 kanë pasur vërtetë sukses afatgjatë. Konsensusi i ri bazohet në vullnetin politik midis dy palëve, PD e PS. Këtu qëndron forca dhe dobësia e tij. Tradicionalisht vendimet konsensuale kanë qenë lëshime reciproke midis palëve, shpeshherë në kurriz të palëve të tjera, përfshirë edhe institucioneve kushtetuese dhe Kushtetutës. Konsensusi i ri tento[n?] të imponohet si zgjidhje ideale, edhe pse në thelbin e tij u projektua të jetë gjysmak. Tri reformat e premtuara janë tri çështje me interes primar midis PD-PS, por jo domosdoshmërisht tri prioritet e shoqërisë shqiptare. Në 20 vjet kemi pasur 13 reforma zgjedhore, e përsëri vota vidhet, tregohet e kontestohet. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor apo Gjyakat Administrative janë nevojë dhe duhen bërë, por në axhendën e re politike nuk... Vijon në faqen 4 Konsensusit të ri i mungon diçka thelbësore: besimi publik dhe transparenca. Kuotat e klasës politike janë minimale, zhgënjimi publik është maksimal
Basha “shkul” ndriçuesit e ‘Kthimit në Identitet’ të Ramës
TEK BULEVARDI
Artan Shkreli: Skandaloze, ata nuk dinë ç’bëjnë
TEK BULEVARDI Artan Shkreli: Skandaloze, ata nuk dinë ç’bëjnë Basha “shkul” ndriçuesit e ‘Kthimit në Identitet’ të Ramës Esmeralda Keta Ditët e fundit, të gjithë ndriçuesit që ndodheshin në zonën e quajtur blloku i ministrive, po zëvendësohen nga ndriçues të rinj. Arkitektët japin alarmin se kjo është një tjetër masakër që po i bëhet arkitekturës së Tiranës, pasi ndriçuesit ekzistues, të vendosur në vitin 2000 në kuadër të projektit “Kthim në identitet” respektonin arkitekturën e viteve 1930. Ndërsa ndriçuesit e rinj, janë të zakonshëm dhe nuk kanë asnjë domethënie të veçantë për zonën ku po vendosen... Në faqe 8
Poezia erotike e Olldashit Studiuesit: Qershia mbi tortë
VEPRA E MINISTRIT
Flasin njerëzit e artit: S’e dinim që shkruante
VEPRA E MINISTRIT Flasin njerëzit e artit: S’e dinim që shkruante Poezia erotike e Olldashit Studiuesit: Qershia mbi tortë Admirina Peçi Pas publikimit në Shqiptarja.com të poezisë pa titull të ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, filluan edhe reagime e para të studiuesve, poetëve apo botuesve. Disa prej tyre nuk e dinin që Olldashi shkruante poezi, ndërsa për të tjerë, Olldashi krahasohet edhe me vetë Lasgushin. Gjithsesi, poezitë e Olldashit botuar në revistën Mehr Licht kanë hapur debat në komunitetin e artistëve, dhe shumë më tepër tek forumet e ndryshme në web... Në faqe 6
Brukseli detyron partitë për reformën zgjedhore
Faqe 4 Mjekët e ardhshëm protestë për stazhin: S’duam ligjin e ri Faqe 8
Gjinushi: Jo koalicion me LSI ndërkombëtarët të kujdesshëm
Faqe 5 Video përgjimi Meta-Prifti gjykata rrëzon regjistrimin Faqe 10
Poezia e Kolit dhe Berisha
Një kafe me...
Nga Anila Basha Poezia e Kolit dhe Berisha Faqe 7
Kuraja e Helena Kadaresë
Kritika
NGA MIRANDA HAXHIA Faqe 15