JA VIDEO PRIFTI-BALLIU
EKSKLUZIVE/ Zbardhen detajet e bisedës prej 7 minutash regjistruar në zyrën e ish-ministrit JA VIDEO PRIFTI-BALLIU Kërkon favore për firma turke e ruse Botuesi është filmuar në 1 mars 2010, vetëm pak minuta para se të hynte në zyrë Ilir Meta që u regjistrua po në të njëjtën ditë. Kërkon favore për një minierë bakri dhe një tender skrapi Në foto: Botuesi Fahri Balliu në zyrën e ish-ministrit, Dritan Prifti, i përgjuar në datën 1 mars 2010, në foto me sekuenca të ndryshme kohore, duke kërkuar favore për një kompani ruse dhe për një kompani turke *** TIRANE Ashtu sikurse shihet qartë nga pamjet, video është regjistruar në 1 mars të vitit 2010. Është e njëjta periudhë kur është filmuar edhe video mes ish ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe Dritan Priftit, e cila u bë publike në emisionin Fiks Fare. Shumë është folur për videon e re, Prifti-Fahri Balliu, por në asnjë rast, kjo video nuk ka dalë në dritë. Në fakt, video është regjistruar në të njëjtën ditë, dhe Fahri Balliu ka qenë në zyrën e ish ministrit, vetëm pak minuta para se të hynte Ilir Meta. Kamera ka qenë e ndezur, dhe gjithë biseda e Fahri Balliut me ish ministrin ka arritur të regjistrohet. Shqiptarja.com, ka marrë në dorë këtë video, ndërkohë që botuesi i kërkon ministrit favore për disa industri, duke përfshirë tendera si në skrap apo edhe në miniera. Video është e regjistruar për 7 minuta dhe nuk ka të njëjtin gjatësi si video e cila është regjistruar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Sipas asaj që dëgjohet qartë në këtë video, botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu ka shkuar për çështje kryesore për të takuar ministrin. Në pjesën e parë të bisedës me ish ministrin, Fahri Balliu, duke i ofruar ryshfet ministrit, në shuma qindra mijëra eurosh, i kërkon që një kompani ruse të hyjë në tender skrapi, në një prej rafinerive kryesore në vend. Biseda bëhet miqësore, në pjesën më të madhe të kohës, është duke folur me këmbët e mbedhura, për të sqaruar përfitimet që do të kenë palët nga gjithë ky proces madje edhe nga tenderi duhet të zhvillohej në procedura të tilla që rusët të dilnin fitues... Vijon në faqen 5 Lajmi Video e shumëpërfolur e ish Ministrit të Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti dhe botuesit të gazetës “55” Fahri Balliu del në dritë. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot ekskluzivisht fotot e botuesit në zyrën e ministrit, ndërkohë që disponon edhe videon, e cila sot endet në duart e disa individëve, duke përfshirë prokurorë dhe ekspertë të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.
Edi Rama tani po qesh
Editorial
Nga Eno Çacaj Edi Rama tani po qesh Pas fjalimit në kongresin e fundit të kryetarit të PS, Rama, pamë që tonet e tij ishin shumë të zbutura. Ç’ka le të kuptohet se ky qëndrim duhet parë në anë tjetër të medaljes, Ramën pa pushtet, jo më kryetar i bashkisë më të madhe në vend. Dhe si i tillë edhe në fazë zbutje e formës së “rrebelimit” të një pjese të konsiderueshme të udhëheqësve më të lartë të PS. Disa të deklaruar dhe disa në heshtje. Dhe ana tjetër, përgjithja e opinionit për atë që do të ndodhte dhe ndodhi. Marrëveshjes së bashkëpunimit me pozitën, duke respektuar fjalë për fjalë atë ç’ka i ka sugjeruar BE. Anipse janë oponentët e Ramës brenda partisë së madhe socialiste, që e kanë trumbetuar me forcë këtë si një handikap i PS me ndërkombëtarët. Butësia e toneve dhe ulja në tryezë me pozitën, është një tjetër fitore e “mendimit ndryshe” të PS. Janë këmbëngulur me forcë se bojkoti dhe prishja e marrëdhënieve të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar nuk është në dobi të PS dhe do ta mbajë atë akoma më larg nga pushteti. E sigurt që BE kërkon më shumë të dije se sa i aftë do të jetë Rama nëse ata i hyjnë aksionit politik për zbërjen e “mitit” PD në krye të shtetit shqiptar. Por nëse ky lider e ka kërkuar të investojnë politikisht këto dy vitet e ardhshme nuk bind, atëherë përse duhet të shpejtojnë vajtje-ardhjet në korridori[n?] ajor Bruksel-Tiranë. Por sot “miti” i mospranimit të kushteve apo sugjerimeve të BE ra, dhe kjo lëvizje e papritur e Ramës lexohet në një llogjikë të ftohtë edhe si dorëzim pa kushte. Rama pa pushtet (bashkiak), po na tregon që di të jetë edhe i dëgjuar. I butë. Madje të bëjë edhe debatuar me kryeparlamentaren. Pra Rama po qesh. Ndoshta mund edhe ta ketë zbutur libri i sapo hedhur në treg. Dhe kjo e qeshur e Ramës pati menjëherë reagime pozitive nga ana e Brukselit. I pari komisioneri Fyle, i cili ka patur shumë herë besim tek gjetja e dialogut mes palëve politike.
CEZ vjel shqiptarët, bën kontratë dhe me Nastradin Hoxhën
ABUZIMET Dëmi ekonomik i faturohet edhe shtetit
GENC KONDI Të pyetur nga “Shqiptarja.com”, drejtues të Komunës së Kasharit kanë bërë me dije se kontrata me numër 244303, që i jep pagesë mujore në listat e dëmit të pretenduar se i është shkaktuar kompanisë çeke CEZ, është e lidhur prej kohësh dhe në të nuk faturohet asnjë lek prej muajsh. Po kështu, zyrtarë të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë sqaruan se ata nuk kanë dijeni për ndonjë dëm ekonomik të shkaktuar... Në faqe 2-3
PS shtyn zgjedhjet në Tiranë dalin emrat që nuk rikandidojnë
ANALIZË Kreu i PS kërkon largimin e humbësve
JAKIN MARENA Krerët e Partisë Socialiste në të gjitha ato bashki dhe komuna që kanë humbur në zgjedhjet më të fundit vendore të 8 majit do të largohen nga drejtimi. Deklarata e kryetarit socialist Rama në asamblenë e PS të bashkisë së Tiranës, sipas të cilës të gjithë ata që kanë rezultuar humbës në këto zgjedhje, të tërhiqen duket se do të gjejë aplikim dhe në ato pak bashki dhe komuna në tërë vendin, të cilat s’kanë arritur të përmbyllin... Në faq[e?] 4
Paralajmërimi i BB: Me borxhin rrezikoni, s’ka rritje
Faqe 6-7 Paralajmërimi i BB: Me borxhin rrezikoni, s’ka rritje
Vetëvritet e vetëshpallura Eleonorë, ja letra për familjarët
Faqe 9 Vetëvritet e vetëshpallura Eleonorë, ja letra për familjarët
Ndriçuesit e Tiranës, polemika Apollon Baçe-Artan Shkreli
Faqe 11 Ndriçuesit e Tiranës, polemika Apollon Baçe-Artan Shkreli
Sherri mes Prokurorëve i akuzuari: Duan të më largojnë
Faqe 10 Sherri mes Prokurorëve i akuzuari: Duan të më largojnë
Kanceri i gjirit, vrasësi i gruas shqiptare
Flasin mjekët Agim Karaj e Sokol Isaraj
Faqe 12-13