ZBARDHEN PERGJIMET
Çelmeta: Bëji presion bythq...se s’është kujtuar
“Shqiptarja.com”, nxjerr bisedat telefonike të 8 të arrestuarve për korrupsion të ministria e Energjitikës
Telefonatat e përgjuara, në tetor-nëntor 2011. Në shkurt të këtij viti denoncimi vjen nga një furrë buke
Avokati i Çelmetës: Këto s’janë prova. Ndoka: Berisha po tremb Metën, kështu veproi dhe me mua
Lajmi
Prokuroria e Tiranës dorëzoi dje në gjykatë dosjen e plotë që inkriminon 8 ish-zyrtarë të ndaluar të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në Tiranë, të cilët u denoncuan nga bizneset se vinin pulla false dhe vinin para, duke mos qenë inspektorë të zonës. Por nga përgjimi i telefonëve është bërë edhe zbardhja se si kërkoheshin apo administroheshin bizneset për të mos dhënë detyrimet ndaj shtetit, me qëllim që ata pagesa t’i merrnin inspektorët nën dorë.
TIRANE
ARBEN RROZHANI
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë “zbardhi” dje dosjen e përgjimeve për të ndaluarit e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë Tiranë, sipas materialit kallzues të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Tiranë pas procedimit penal që mban numrin 2733 gjithçka nisi muaj më parë kur Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Tiranë paraqiti pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallzim penal, për persona të paautorizuar nga kjo drejtori, që kishin abuzuar duke u prezantuar si inspektorë të saj dhe përfituan tarifa të ndryshme nga subjektet gjoba për kualifikim njësive matëse që dispononin pranë aktivitetit të tyre. Akuza tha se janë identifikuar disa subjekteve që janë dëmtuar nga kjo veprimtari kriminale, duke marrë në cilësinë e provës materiale mandate-pagesat dhe pullat e kualifikimit të njësive matëse në dy raste dhe u shpreh se po punohet për identifikimin edhe të subjekteve të tjerë të dëmtuar. Prova fillestare të Prokurorisë kanë qenë disa mandat-pagesat dhe pulla, të perdorura nga persona të paautorizuar në objekte private “Furre Buke” Flamur Ahmeti si dhe “marketi” i... vijon në faqen 2
Në foto:
Roland Çelmeta, zv.drejtori i arrestuar dje (djathtas) Faksimile e kërkesës së Prokurorisë
Në foto: Roland Çelmeta, zv.drejtori i arrestuar dje (djathtas) Faksimile e kërkesës së Prokurorisë
Beteja e librave
Editorial
NGA LORENC VANGJELI
Beteja e librave
Këtë javë politika në Shqipëri botohet për paqe dhe konsensus. Ka pak më shumë në javë që në Tiranë, megjithatë, ka nisur një betejë e re. Paqe në Kuvend në miratimin e ligjeve me tre të pestat dhe reformën elektorale dhe beteja e librave po aq sa e autorëve. Dhe megjithëse në këtë vend, paqja nuk është lajm, kurse beteja është lajmi normal, kjo koekzistencë në rendin e ngjarjeve, ka ngjallur hutim në vend të shpresës dhe shpresë të hutur për të nesërmen.
Botimet e Helen Kadarese, Edi Ramës, Ben Blushit, Blendi Fevziut, Spartak Ngjelës, Sokol Ballës apo dhe një cikël poezish të Sokol Ollldashit, patën të garantuar vëmendjen e publikut jo thjesht për përmbajtjen e tyre sesa për autorësinë që mbanin. Në Tiranën që është e madhe dhe metropol për Shqipërinë, por një provincë e humbur në rrahën e madhe Europiane, kjo betejë pasi shijen, forcën dhe ngulmimin e modës: çfarë është në modë duhet të përqafohet nga të gjithë pa asnjë dallim dhe pa asnjë dyshim. Njëlloj si festa e Shën Valentinit: është dita e të dashuruarve dhe hajde të dashurohemi! Njëlloj si festa e Halloween-it, hajde të trembemi! Edhe atëherë kur dashuria është makth, edhe kur të jetuarit në trembje, është rregull dhe jo përjashtim i një ditë të vitit.
Po beteja e librave? Duke nisur me Kurbanin e Ramës, libri pati shansin e rrallë, që veç lexuesve, e “kritikua”, u ironizua dhe sulmua fort, ashtu siç pothuaj nuk ka ndodhur kurrë me ndonjë libër, nga njëri prej personazheve të tij, Sali Berisha, edhe kryeministër, edhe personazh i librit, që... vijon në faqen 6
Kjo betejë librash në Tiranë, nuk e ka sharmin e betejave normale që ka njohur kryeqyteti shqiptar në këto 20 vite
“Masakra” e CEZ: Në 7 muaj 1 milionë euro gjobë shtetit
Shqiptarja.com zbulon debitorët me gjoba, del lista
ABUZIMI
TIRANE
Nga shkurti deri në gusht të këtij viti, CEZ Shpërndarje ka kërkuar nga më se 6.800 klientë të saj të zhdëmtojnë sasine e energjisë që mesatarisht përdoret nga e gjithë Shqipëria në dy ditë kalendarike.
Atyre u është faturuar një dëm ekonomik në masën 4.3 milionë euro në total, si fatura financiare për humbje të shkaktuara në rrjet, me fjalë të tjera, duke i cilësuar si të vjedhës të energjisë. Një e katërta e tyre janë objekte apo institucione... Në faqe 10-11
Juristët: Sashenka Jonuzi nuk mund të jetë gjyqtare
Zbardhet abuzimi nga KLD. Spahiu s’mund të abstenojë
VENDIMMARRJA
ANILA BASHA
Dhurata” dyvjeçare, që i është bërë Sashenka Jonuzit pa ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me një rrogë prej 1.2 milionë lekë të vjetra në muaj afërsisht. ka “tronditur” komunitetin e juristëve në gjykatën kushtetuese e në gjykatën e lartë, por edhe në rrethin e gjerë të juristëve. “Kjo do të thotë, se ata që drejtojnë sot KLD, po hedhin në kosh të plehrave inteligjencën juridike të këtij ligji përderisa bëjnë interpretime të çuditshme lidhur me... Në faqe 7
Rama ndan strukturat: Deputetët, jo kryetarë partie Faqe 6
Filologjiku në protestë, nuk marrin orët shtesë prej 2 muajsh Faqe 13
Shërbimet sekrete në alarm: Shqipëria, pasaporta për krimin Faqe 9
Tre fëmijë helmohen me bar miu e kishte vendosur edukatorja Faqe 8
Piktori Blido: Si i ruajta dorëshkrimet e Trebeshinës Faqe 14-15
Provimi i shtetit për farmacinë MASH: Do rishikojmë pyetjet Faqe 12
Berisha kthen mendje për centralin
Ideja
Faqe 11
Berisha kthen mendje për centralin
NGA GENC KONDI