Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 26-11-2011

Nipi i Berishës, përjashtohet nga policia, emërohet diplomat

Emërimet nepotike në administratë, djali i vëllait të kryeministrit ‘rehabilitohet’ Dritan Berisha së bashku me vëllain në 2006 qëlluan me pistoletë një djalë nga Vlora. Olldashi i përjashtoi nga policia. Tani gjendet diplomat së bashku me gruan në ambasadën tonë në Romë Lajmi Nipi i kryeministrit Berisha është rikthyer në Ministrinë e Brendshme, e cila e kishte përjashtuar mes 5 vite më parë për thyerje të rëndë të disiplinës, pas një incidenti me armë në mes të Tiranës. Për më tepër ai figuron oficer Kontakti në zyrën konsullore të ambasadës shqiptare në Romë, si strukturë e Ministrisë së Brendshme. TIRANE ARBEN ROZHANI Nipi i kryeministrit Berisha, Dritan Berisha është rikthyer në strukturën e Ministrisë së Brendshme, pak vite pas përjashtimit zyrtar nga ana e Ministrisë së brendshme me motivacionin për thyerje të rëndë të disiplinës. Sipas faqes online të ambasadës së Shqipërisë në Romë, që mund të shihet në adresën www.ambalbania.it, Dritan Berisha, djali i vëllait të kryeministrit Sali Berisha është në fund të listës së stafit diplomatik, me detyrën Oficer i Kontaktit në Kancelarinë Konsullore në rrugën “Asmara, 3”, pranë ambasadës shqiptare në kryeqytetin italian. Rikthimi i nipit të kryeministrit Berisha është i dyfishtë: ai rikthehet në përbërje të Ministrisë së Brendshme e cila e kishte përjashtuar nga radhët e saj në qershor 2006 dhe kësaj radhe si përfaqësues i saj, shërben në zyrën konsullore të ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin Italian, Romë. Sipas burimeve nga ministria e Punëve të Jashtme, Dritan Berisha shërben bashkë me bashkëshorten, e cila punon në zyrën konsullore. Dritan Berisha ishte përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit në fund të qershorit 2006, pas një ngjarjeje të rëndë ku, bashkë me vëllanë, ishin konfliktuar... vijon në faqen 5 Z. Dritan Berisha, Oficer i Kontaktit TEl: 06/86224126 Email. berishad@mrp.gov.al Në foto: Kryeministri Berisha me nipin e tij Dritan Berisha (majtas) Faksimile e faqes së Ambasadës shqiptare në Romë Në foto: Kryeministri Berisha me nipin e tij Dritan Berisha (majtas) Faksimile e faqes së Ambasadës shqiptare në Romë
Dritan Berisha Sali Berisha Olldashi Arben Rozhani Vlorë Tiranë Romë Shqipëri Italian

Rrush & kumbulla

Editorial NGA LORENC VANGJELI Rrush & kumbulla Kryeministri Berisha ishte për vizitë zyrtare në Norvegji dy javë më parë. Ka disa muaj që e krahason Shqipërinë me Norvegjinë. E ribëri dhe dje në Kuvend kur tha se “... Shqipëria është një Norvegji e vogël në gadishullin e Ballkanit”. Një javë më parë ndodhej po për vizitë në Izrael. Do të duhej të pritet në shumë se disa muaj që të bëhet krahasimi me Izraelin. Në të vërtetë, me pikë që do të ishte e pafavorshme për vendin. Krahasimi për tensionin e thellë, tërësisht të polarizuar dhe konfliktin e vazhdueshëm jo mes dy kombeve të ndryshëm si në Mesme, izraelitë dhe palestinezë e arabë, por mes dy gjysmash të një vendi të vetëm, qeverisë dhe të qeverisur, të djathtë e të majtë, lart në pushtet dhe poshtë në opozitë. Mjaftoi dhe një seancë e vetme në Kuvend, miratimi i buxhetit për vitin 2012, që të shënohej dhe njëherë me dëshpërim se palët nuk ndajnë asnjë pikë të përbashkët për të nesërmen e vendit, se çfarë është “madhështore” sipas Doktor Berishës, nuk ka si të bëhet “më keq”, sipas Edi Ramës. Çfarë është sukses për një palë, është tragjedi për palën tjetër. “Janë lëçoruar 1600 megavat energjie”, thotë Doktori, por opozita përgjigjet se deri tani, edhe në këtë fushë, “thjesht është korrur dhe shirë e e furtunë”. Çfarë po ndodh e po rindodh si një një film të parë shumë herë në Tiranë? Në letër ka një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës për reformën elektorale dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme me tre të pestat. Në praktikë, as Doktori nuk e beson një gjë... vijon në faqen 7
Lorenc Vangjeli Berisha Edi Rama Norvegji Shqipëri Ballkani Izrael Mesme

Telefonatat njëditore në Polici: Kryeministrin, s’e lë një grua

SHQETËSIMET Çfarë ndodh në 24 orë në qendrën operative TIRANE Në të ditë në sallën operative në drejtorinë e policisë së Tiranës është shumë e lodhshme. Me dhjetra telefonata mbërrijnë dhe janw oficerët që marrin shënim çdo denoncim. Dhe bëhet fjalë për incidente të rënda, por edhe ato më të thjeshtat. Sikurse do të shikoni nga aktiviteti i strukturave të policisë në datën 24 nëntor deri në orën 8.00 të datës 25 nëntor, do të vihët re se gjatë ditës, incidentet më të shumta kanë të bëjnë me vjedhjet e... Në faqe 6-7
Kryeministrin Tiranë

Rrëfimi i Kostandin Xhuvanit: Kam jetuar shpellave tre muaj

DOSJA Vendimi i plotë i gjykatës: Si u detyrova të bëhesha vrasës POLI HOXHA Pas 3 muajve arrati, 22 vjeçari Kostandin Xhuvani, djali i vetëm i deputetes Luiza Xhuvani, paraditen e 23 Majit të këtij viti, në prani të prindërve dhe avokatit, dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Me pamje të dëshpëruar dhe me lot në sy, ai pranoi autorësinë e vrasjes së ish mikut të tij Alfred Musabelliu. Po atë ditë në prani të avokatit ai ka rrëfyer me detaje përpara prokurorët dhe oficerëve të policisë kriminale, gjithë historinë që... Në faqe 8-9
Kostandin Xhuvani Luiza Xhuvani Alfred Musabelliu Poli Hoxha Tiranë