SEKRETET E ARKËS SË QEVERISË
Raporti i “Mjaft” për buxhetet qeveritare 2006-2010: Çfarë premtoi dhe nuk dha “Berisha”
SEKRETET E ARKËS SË QEVERISË
Rrogat dhe pensionet, ja fondet e munguara
Financimet e shkurtuara për ish-pronarët, të papunët dhe ish-të përndjekurit para dhe pas zgjedhjeve parlamentare. Monitorimi: Si spekulon qeveria me taksat dhe të ardhurat
Lajmi
Qeveria shqiptare e ka përdorur buxhetin e shtetit, si një karrotë për të gënjyer shtresat në nevojë, para zgjedhjeve parlamentare. Sipas raportit të “Mjaft”, për të përndjekurit, ish-pronarët, apo të papunët qeveria premtoi fonde, të cilat i reduktoi pas zgjedhjeve
TIRANË
ARBEN ROZHANI
Nga viti i parë fiskal, pas ardhjes në pushtet në 2005 dhe deri më sot, qeveritë e kryeministrit Berisha kanë premtuar gjerë të parealizueshme, me synimin e qartë për të fituar votat, gjatë fushatave elektorale dhe më pas nuk u ka dhënë shtresave më në nevojë fondet e premtuara, siç del edhe nga raporti “Monitorimi Publik i Ministrive 2009-2010”, i hartuar nga lëvizja “Mjaft”, ku është analizuar buxheti i shtetit, mënyra e hartimit dhe zbatimit të tij. Shqetësimi kryesor mbi buxhetin e shtetit është përdorimi i tij në mënyrë të ndryshme nga premtimet elektorale. P.sh. kompensimi në vlerë i ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve është një premtim i fortë i qeverisë para zgjedhjeve të vitit 2009. Qeveria akordoi 1 miliardë lekë në vitin 2008 për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë, e dyfishoi këtë në vitin 2009 kur qenë zgjedhjet dhe e reduktoi sërish në nivelin e vitit 2008 në vitin pasardhës. E njëjta gjë ndodhur edhe me fondet për ish-pronarët, të cilëve iu akordua 500 milionë lekë që nuk u shpërndanë në vitin 2008, ndërsa plani u tejkalua me tre herë në vitin 2009 dhe më pas në vitin 2010. Fondet për ish-pronarët në vitin 2010 u shpenzuan të gjitha në muajt gusht dhe tetor, ndërkohë që fushata...
Në foto:
Kryeministri
Sali Berisha
gjatë fushatës
elektorale të
vitit 2005
vijon në faqen 2
Në foto: Kryeministri Sali Berisha gjatë fushatës elektorale të vitit 2005
Shfryrja e modelit “dyshifror”
Editorial
NGA GENC KONDI
Shfryrja e modelit
“dyshifror”
Kryeministri Berisha ka dy vjet që po bën përpjekje mbinjerëzore për të mbrojtur një të ashtuquajtur model ekonomik, të adoptuar nga qeveria e tij, i cili nuk mund të sillete gjë tjetër, veç suksesit. Në fakt, modeli është i thjeshtë: merr borxhe masive, investoji dhe do të kesh rritje masive, shoqëruar me uljen e taksave për ata që fitojnë më shumë. Kjo skemë u adoptua kur parametrat ekonomikë të vendit ishin të stabilizuar dhe nuk dukej se shenja krize në horizont. Kur deficiti buxhetor arriti në afro 8 % të PBB-së dhe plasi kriza botërore, që nuk e planifikoi ndonjë nga teoricienët e PD-së, për të marrë masa mbrojtëse, u duk se modeli, që është përdorur edhe në vendet të tjera, po shfryn nga të katër anët. Interesat e borxhit po rëndohen, ndërkohë që të ardhurat buxhetore korrigjohen tri herë brenda vitit, në ulje. Qeveria nuk ka para të mjaftueshme për të paguar ndërtuesit për rrugët e kontraktuara, nuk zbaton dot 2% të PBB-së shpenzime për mbrojtjen, nuk gjen dot fonde për kredi për të importuar energjinë. Nuk paguhen dot faturat e ish-të përndjekurve, ish-pronarëve. Konsumi i popullatës, sipas INSTAT-it, ka rënë më shumë se 6 për qind. Kur nuk ka më para në Buxhet as për një gjysmagjel për pensionistët, por ka për të ndërtuar një Kuvend të ri, apo një Pallat Drejtësie, që nuk janë investime prodhuese, nuk mund të thuhet më se modeli ekonomik po drejtohet me largpamësi nga qeveria. Ky model që nisi me pretendimin e rritjes dyshifrore, po zhytet në sikletin prej struci, të fshehjes së shifrave të PBB-së.
...nuk mund
të thuhet më
se modeli
ekonomik po
drejtohet me
largpamësi
nga qeveria...
Diversantët, KGB lajmëroi Mehmet Shehun
EKSKLUZIVE
Për herë të parë dokumenti i arkivave ruse: Si u dha informacioni në 1949
Diversantët, KGB lajmëroi Mehmet Shehun
VLADIMIR BREGU
Autoritetet shqiptare kanë qënë lajmëruar drejtpërdrejt nga sovjetikët për hedhjen e diversantëve nga ajri në territorin e vendit më 1949, madje duke u informuar edhe për datën e zbarkimit. Kjo del, për herë të parë publikisht, nga dokumenta të zbuluara në arkivin e KGB-së sovjetike...
vijon në faqen 10-11
RILINDASI
SHKENCËTARI MES FLETERRUFEVE
Revolta e Selman Rizës: Marksizmi s'mund të zbatohet në gjuhësi
Nasho Jorgaqi: Shkencëtari Riza, sulmet me fletërrufe
Suplementi “RILINDASI”/ Dueli mes Çabejt e Rizës
Faqe 13-20
Nasho Jorgaqi: Shkencëtari Riza, sulmet me fletërrufe
Plani top-sekret për Dajtin si u çuan policët në aksion
Faqe 6-7
Plani top-sekret për Dajtin
si u çuan policët në aksion
ERE: Kontrata e re, CEZ do të paguajë kamatë, askush pa sahat
Faqe 8
ERE: Kontrata e re, CEZ do të
paguajë kamatë, askush pa sahat
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Erëza dhe fruta të thata
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yzberish Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com