Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 16-12-2011

Zbulohet urdhëri sekret i Agron Kuliçajt për Dajtin

“Alarm” në SHKB për dekonspirimin e aksioneve: Jemi duke hetuar. RENEA: Fajin e ka dezinformacioni Zbulohet urdhëri sekret i Agron Kuliçajt për Dajtin Letra e tetorit 2010 e zv.drejtorit të Policisë për Gjykatën: Asnjë media dhe familjarë të viktimave në proces, dekonspirohen. Një kabllogram i SHBA: Kuliçaj dyshohet se i jep informacion Dritan Dajtit Lajmi Pas më shumë se një viti, zbulohet shkresa e zv.drejtorit i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, i dërgon gjykatës së krimeve të Rënda, duke kërkuar një proces të mbyllur për Dritan Dajtin, jo vetëm për median, por edhe për familjarët e viktimave dhe të pandehurve. Një qëndrim i dyshimtë që tregon frikën e kryepolicit për të vërtetat që mund të dilnin nga zhvillimet e procesit. Sipas një kabllogrami të ambasadës së SHBA, Kuliçaj ishte njeriu që akuzohej nga zyrtarët e policisë si dekonspirues i operacioneve për arrestimin e Dritan Dajtit. Në foto: Zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj (djathtas) e Faksimile e letrës zyrtare të zv.drejtorit të policisë Kuliçaj drejtuar Gjykatës së krimeve të Rënda për mbajtjen sekret të procesit të Dritan Dajtit TIRANE Më shumë se një vit më parë, zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj ka firmosur një shkresë për Gjykatën e Krimeve të Rënda, të shkallës së Parë dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, ku i kërkon që në gjykimin e shtetasit Dritan Dajti, i akuzuar nga policia për vrasjen e 4 policëve në gushtin e vitit 2009, të mos kishte jo vetëm prezencë të medias, por as të familjarëve të viktimave apo edhe të pandehurve. Shqiptarja.com, disponon letrën e cila në fakt nuk është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, por nga zëvëndësi i tij, Agron Kuliçaj. “Duam t’ju sjellim në vëmendje se, nisur nga profili i punës së punonjësve të policisë të thirrur në këtë proces gjyqësor si dhe detyra që ata kryejnë aktualisht nga ana jonë sugjerohet që seanca gjyqësore në të cilën do të dëshmo- shkr[?]an Kuliçaj në...[?] ...të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe të përjashtohet pjesmarrja e gazetarëve të mediave të shkruara dhe vizive, si dhe e familjarëve të të gjitha palëve në proces” shkruan Kuliçaj në... vijon në faqen 2 Në foto: Zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj (djathtas) e Faksimile e letrës zyrtare të zv.drejtorit të policisë Kuliçaj drejtuar Gjykatës së krimeve të Rënda për mbajtjen sekret të procesit të Dritan Dajtit
Agron Kuliçaj Dritan Dajti Hysni Burgaj Tiranë SHBA

Qeni grek?! Po 21 janari?

Editorial / NGA ARBEN RROZHANI Editorial NGA ARBEN RROZHANI Qeni grek?! Po 21 janari? Dhe personazhi është...protestuesi. Nga vendet arabe, në Europë dhe SHBA. Ngjarje të mbushura me gjak, dhimbje, revoltë, humbës që dukeshin të përjetshëm dhe fitues ende të pakonfirmuar. Revista e njohur amerikane TIME e zgjodhi personazhin e vitit dhe ai është një fytyrë e mbuluar e protestuesi/es. Ka me dhjetra emra që e shtrijnë gjeografinë e protestës në mbarë botën ku kishte dhe po bëhen revolucione, me dhe pa gjak. Fotografi Peter Hapak, posaçërisht për edicionin special të “Time” bëri edhe “portofolin” e vet, me shtete, emra dhe foto: Tunizia me Mannoubia Bouazizi, nënën e shitësit tunizian Mohamed Bouazizi, që i vuri flakën vetes, duke ndezur në vendlindje revolucionin e “jaseminit”. Më pas vijnë shumë emra të tjerë. Egjipti nis me blogerin revolucionar Mahmoud Salem, mjeku Yah[i?] Abdel Shafy dhe dhjetra protestues. SHBA përfaqësohet me fotot e protestuesve që zunë sheshet nga Oakland në Wall Street, duke kërkuar rishpërndarjen e të mirave materiale. Spanja, vendi ku filloi ngujimi nëpër sheshe i “të indinjuarve”, me protestuesi si Carmen Rodriguez, apo kineasti Stephane Grueso, Siria me aktivistët Abdulhamid Sulaiman, Rami Jarrah dhe Mohamed Abazid, që u larguan nga vendi i përgjakur. India me aktivistin Anna Hazare, kryesuesin e... Nuk derdhëm mjaftueshëm gjak, apo nuk e meritojmë kopertinën e “Time”, më shumë se qeni grek? vijon në faqen 6
Sali Berisha Peter Hapak Mannoubia Bouazizi Mohamed Bouazizi Mahmoud Salem Europë SHBA Tunizia Egjipt Oakland

“President? As Topi, as Nano”

QENDRIMI / Sali Berisha flet në “Opinion” për shëndetin dhe kandidaturën e kreut të shtetit QENDRIMI Sali Berisha flet në “Opinion” për shëndetin dhe kandidaturën e kreut të shtetit “President? As Topi, as Nano” TIRANE Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh mbrëmë kategorikisht kundër rikandidimit të Bamir Topit si president i vendit. Ai gjithashtu u shpreh kundër kandidaturës së ish-kryeministrit Nano, duke folur në emisionin “Opinion”. vijon në faqen 6
Sali Berisha Bamir Topi Nano Tiranë

Zgjidhet Leskaj në KLSH abstenojnë tre deputetë të PD / Mjekimi i gabuar, tre pacientë i marrin shtetit 31 mln lekë

Faqe 7 Zgjidhet Leskaj në KLSH abstenojnë tre deputetë të PD Faqe 8 Mjekimi i gabuar, tre pacientë i marrin shtetit 31 mln lekë
Leskaj

Financat në hall për para Bode: Jo më lekë nga thesari / Bashkim Alibali: Ju rrëfej pse kthehem në festival pas 7 vitesh

Faqe 9 Financat në hall për para Bode: Jo më lekë nga thesari Faqe 12 Bashkim Alibali: Ju rrëfej pse kthehem në festival pas 7 vitesh
Bode Bashkim Alibali

Ndriçim Xhepa: Ligi arti? S’bëjnë dot ata që vjedhin

Deklarata e aktorit / NGA NDRIÇIM XHEPA Deklarata e aktorit NGA NDRIÇIM XHEPA Ndriçim Xhepa: Ligi arti? S’bëjnë dot ata që vjedhin Faqe 13
Ndriçim Xhepa

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane Shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek