“Pashallarët’ e Kadaresë, del letra e Mehmetit për Enverin
RILINDASI
TA SHPETOJMË KADARENË!
Sinani: Shpëtuar prej poezisë “Pashallarët e kuq”
Ish-kryeministri i shkruan Diktatorit në 20 tetor 1975: Nuk njeh rrënjët e marksizëm-leninizmit
“Pashallarët’ e Kadaresë, del letra e Mehmetit për Enverin
Helena Kadare: Si e përcollëm tensionin në shtëpi. Autokritika e Ismailit në Byronë Politike: Pretendova se kam shkruar kundër burokratizmit e komplotizmit, por paskam gabuar
Lajmi
Se si ishin marrëdhëniet e shkrimtarit Ismail Kadare me regjimin dhe hallkat e tij, mund të zbulohet më qartësisht se kudo në dokumentet e arkivave të kohës. Por tani del një dokument shumë i rëndësishëm: Letra që Mehmet Shehu i dërgoi Enver Hoxhës më 20 tetor 1975 për poemën e censuruar “Pashallarët e kuq”
TIRANË
ADMIRINA PEÇI
Letra është botuar për herë të parë e plotë me faksimile nga studiuesi Shaban Sinani në librin “Letërsia në totalitarizëm” dhe “Dos[s]ier K”, botuar nga Shtëpia botuese dhe studio letrare “Naimi” në verë 2011.
Në këtë letër jepen kritikat e Shehut, evidentimi pikë pas pike i gabimeve të rënda të shkrimtarit, mandej një kërkesë për ta shpëtuar këtë shkrimtar, që fundja nuk “është si Paçarami” që i ktheu krahët Partisë, por “i është dhënë një mundësi të njohë më mirë mësimet e marksizmit dhe në fund një frazë dramatike që duket sikur shuan çdo rresht të mëparshëm të kësaj letre “...Kështu mendoj unë. Por mund edhe të gaboj. Sidoqoftë unë jam dakord si të vendosni ju.” Poema kishte shkaktuar një furtunë. Katër ditë përpara kësaj letre, më 16 tetor 1975, Dritëro Agolli kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve i shkruante anëtarit të Komitetit Qendror Pirro Kondit se “poezia ishte alarmante”. Më tej? Furtuna e vërtetë do të shpërthente në mbledhjet e Komitetit Qendror, ku akuza të ashpra gjëmonin mbi shkrimtarin, mbledhje pas mbledhjeje.
Pesë ditë, pas letrës së... vijon në faqen 15
Në foto:
Shkrimtari Ismail Kadare, faksimilet e letrës së Mehmet Shehut, dërguar Enver Hoxhës më 20. 10 1975
Në foto: Shkrimtari Ismail Kadare, faksimilet e letrës së Mehmet Shehut, dërguar Enver Hoxhës më 20. 10 1975
Meidani, apo xhepi i Ilir Metës
Editorial
NGA EDI RAMA
Meidani, apo xhepi i Ilir Metës
Qysh në fillim dua të them se ushqej respekt për Presidentin Meidani. E quaj kështu sepse kështu është mirë të quhet, si kudo në botë, cilido që e ka mbuluar detyrën e lartë të kreut të shtetit. Madje edhe të trajtohet si i tillë deri në fund të jetës, me një status të veçantë e dekoruar me ligj, sepse vetëm në Shqipëri ndodh që pas përfundimit të detyrës një president të quhet “ish” dhe ...si kryetar i kësaj opozite të vjedhur e të zhvlerësuar, do të vazhdoj të mirëpres kritikat e Presidentit të vetëm socialist ndaj PS-së e ndaj meje, posaçërisht ndaj meje, nëpër gazeta sidomos, po edhe ekrane. Në këndvështrimin tim, kritikat e tij kanë vërshuar rëndom krejt padrejtësisht në adresën tonë e timen, po sidoqoftë asnjë problem deri këtu. Gjithkush ruan të drejtën e këndvështrimit të tij dhe është e drejta e pakontestueshme e Presidentit Meidani të jetë i pakënaqur me PS-në, me drejtimin e saj, mua personalisht padyshim.
Ka më shtyn të flas publikisht, për herë të parë në kundërshti të hapur me të, është përsëritja e tij e zgjatur për të folur e folur për një bashkim të domosdoshëm të së majtës siç e quan ai, duke thënë troç: “Pa LSI-në PS-ja nuk vjen dot në pushtet” dhe duke shtuar “Edi Rama s’e bën dot këtë bashkim”. Ai nuk është i vetmi që çelësin magjik të fitores sonë e gjen në xhepin e Ilir Metës, por në këtë rast, megjithë përpjekjet e metove, unë s’e gjej dot çfarë justifikimi moral do të kishte ky... vijon në faqen 5
Qeveria, frikë nga bioterrorizmi
Masat kundër sulmeve biologjike dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse nga terroristët
DOKUMENTI 2011-2015
ARBEN RROZHANI
Qeveria shqiptare ka urdhëruar ministritë e linjës që të përgatiten për të marrë masa kundër bioterrorizmit, përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, infeksioneve mjedisore dhe dëmtime[t] nga rrezatimi. Detyra janë dhënë në strategjinë e luftës kundër terrorizmit në vitet 2011-2015... vijon në faqen 4
Votat ‘gabim’ Gjiknuri akuzë Topallit për deformim të Venecias
Faqe 2
Votat ‘gabim’ Gjiknuri akuzë Topallit për deformim të Venecias
Faqe 7
Deklarimi i të ardhurave personale ligji do të ndryshojë sërish
Përjashtimi i Islamit nga PS, Malaj: Ju tregoj pse jam kundër
Faqe 3
Përjashtimi i Islamit nga PS, Malaj: Ju tregoj pse jam kundër
Faqe 11
Part-Time, lista e qeverisë: Lekët që duhet të paguajnë studentët
Gjeneralët e shkarkuar nga Topi Qirjazi: E mora vesh nga lajmet
Faqe 5
Gjeneralët e shkarkuar nga Topi Qirjazi: E mora vesh nga lajmet
Faqe 9
Ekzekutori i bandës së Kateshit, në kërkim me pasaportë biometrike
PËR ATA QË NUK DO TË FESTOJNË
BLOG/Periferi
Faqe 5
PËR ATA QË NUK DO TË FESTOJNË
NGA ALBA MALLTEZI
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Erëza dhe fruta të thata
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com