23/12/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

23 dhjetor 2011

Policia mbulon 21 janarin: “4 viktimat, vetëm një autor”

Dje në analizën e uniformave blu ndryshohet nga policia zhvillimi i ngjarjeve në demonstratën e PS Me në fund protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” futet në raport: 2 muaj më parë policia nuk i raportoi fare viktimat. Prokuroria vazhdon hetimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes së fillimvitit

Lajmi

Policia e Tiranës me një statistikë të thjeshtë, e ka konsideruar 21 janarin si një krim të katërfishtë, i kryer nga një autor, ndërkohë që prokuroria, ende nuk ka përfunduar hetimet për ngjarjen. Dje gjatë analizës së uniformave blu të Tiranës u raportuan 24 ngjarje, me 26 viktima. Në gjykim deri tani, është vetëm gardisti Agim Llupo, nga arma e të cilit është vrarë shtetasi Ziver Veizi

Dëshmia e Aldo Bumçit në polici: “Ja si ma vodhën makinën A6”

Ende s’është gjetur: Lokalizohet me GPS te Gjiri i Lalzit Faqe 9 Dëshmia e Aldo Bumçit në polici: “Ja si ma vodhën makinën A6” NGA BESMIRA MUÇAJ TIRANE Policia e Tiranës “i vë vulën” ngjarjes së 21 janarit, duke e konsideruar si një krim të katërfishtë me një autor. Dje në analizën e policisë së kryeqytetit, në shifrat e dhëna për median dhe publikun, u raportuan gjithsej 24 ngjarje në vitin 2011, me 26 viktima. Tragjedia e demonstratës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona, është raportuar një ngjarje e vetme, madje policia, pa përfunduar hetimet prokuroria, e ka konsideron sikur kjo ngjarje ka vetëm një autor. Në fakt, në gjykim deri tani dhe brenda burgut gjendet vetëm gardisti Agim Llupo, nga arma e të cilit, shtë vërtetuar qartë se është vrarë shtetasi Ziver Veizi. Hetimet e prokurorisë nuk po vazhdojnë me ritmet e parashikuara. Kjo edhe për faktin, se sipas burimeve nga organi i akuzës, në kryeministri, janë fshirë pamjet filmike të kamerës së sigurisë në godinën e kryeministrisë. E për këtë fakt, prokuroria ka thirrur për të dëshmuar... vijon në faqen 14

Media-lajmës vs media-shantazh

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Media-lajmës vs media-shantazh Presidenti i Republikës pati dje pritjen zyrtare me median. Ai evokoi gazetaret profesionistë dhe kurajozë, si dhe kritikoi natyrën militante të TVSH dhe disa mediave të njëansura me pushtetet e radhës. Ai tha se kërkon që TVSH të jetë ekran kombëtar dhe gazetarët të informojnë të lirë tej oborreve të pushtetit. Ky mesazh nuk është i pari dhe as i fundit referuar demokracisë mediale. Edhe BE, edhe OSBE, edhe Freedom House citojnë të njëjtat vlerësime. Sepse Shqipëria, dikur vend pa liri fjale, rrezikon të jetë një vend ku liria e fjalës nuk ka vlerë, ku sunduesit qeverisin përmes kontrollit të informacionit dhe ku gazetari ideal nuk është ai që qëllohet me plumba në krye të detyrës por ai që i çon e pasuron duke shërbyer në oborrin e pushtetit. ...në demokraci media informon dhe formon opinion publik pa lejuar të identifikohet me propagandën politike. Në Shqipëri kjo fazë nuk është arritur ende... Në traditën tonë zakonore lajmi nuk preket, ai nuk cënohet, por ai nuk deformon asnjëherë lajmin. Në demokraci media informon dhe formon opinion publik pa lejuar të identifikohet me propagandën politike. Në Shqipëri kjo fazë nuk është arritur ende. Këtu ndodh që media të caktuara fitojnë pushtet dhe imunitet të emërojnë deputetë e ministra, të shantazhojnë zyrtarë e politikanë të lartë, të vendosin gjoba mbi bizneset, por edhe të imponojnë ligje preferenciale për kompani, apo grupe interesi. Nuk ka rëndësi nëse e ndershmëri, nëse je abuzon me detyrën, nëse gënjen apo dëshmon moral politik; rëndësi ka të kesh në krah median... vijon në faqen 4

Censusi, Greqia: 600 mijë pasaporta për shqiptarët

Faqe 6

Çregjistrimi i Kastriot Islamit, batutat PD-PS në Kuvend

Faqe 7

Standard&Poors, raporti: Borxhin publik e rritën zgjedhjet

Faqe 2-3

Shuhet Nina Mula, sopranoja që erdhi nga Uralet, ja kujtimet

Faqe 12

DEKLARATA

Presidenti ‘akuza’ televizionit publik: Mos deformoni ngjarjet, jini të pavarur