DREJTËSIA RIVRET PROKURORIN
Vdekja e Xhevat Hanës, Qeveria s’jep 15 mln lekë
EKSKLUZIVE/ Organi i akuzës kërkoi fondin për shpenzimet e kurimit në spitalin italian
Letërkëmbimi mes Akuzës dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe të Punëve Publike prej dy javësh nga njëra ministri në tjetrën. Akuza: Çelni fondin, për të shlyer shpenzimet e mjekimit në Itali
Lajmi
15 milionë lekë të vjetra i ka kërkuar qeverisë Prokuroria e Përgjithshme, me qëllim mbulimin e të gjitha shpenzimeve të transportimit në Itali, mjekimit dhe varrimit të prokurorit Xhevat Hana. Megjithëse kërkesa është bërë prej dy javësh deri në këto momente ende nuk është ndezur drita jeshile për çeljen e fondit.
TIRANË
ELTON QYNO
Prokuroria e Përgjithshme, i kërkon qeverisë 15 milion lekë të vjetra, me qëllim dhënien si fond financiar familjes së prokurorit të ndjerë Xhevat Hana që humbi jetën në 5 janar të këtij viti në një spital në Bergamo të Italisë. Kërkesa e organit të Akuzës mësohet se është bërë që pas vdekjes së prokurorit Hana, por edhe pse ka kaluar dy javë, kjo shumë financiare ende nuk është marrë nga anëtarët e familjes, por as nga Prokuroria e Përgjithshme. Siç mësohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme kërkesa i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Gerdjan Xhanari si dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Dorian Teliti. Mirëpo pas njohjes me kërkesën e organit të Akuzës për përpilimin e një projekt-vendimi për dhënien e... vijon në faqen 7
Në foto: Homazhet për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Xhevat Hana
Ina Rama: “Garda vra[s]je me dashje dhe manipulim provash”
Intervista
Faqe 3
Ina Rama:
“Garda vrasje me dashje dhe manipulim provash”
Një vështrim mbi median shqiptare
Editorial NGA XHAFERR RAKIPLLARI
Editorial
NGA XHAFERR RAKIPLLARI
Një vështrim mbi median shqiptare
Vetëm 17% e popullsisë së botës jetojnë në vende ku gëzojnë lirinë e medias. Në pjesën tjetër të botës, qeveritë apo aktorët e tjerë jo shtetërorë kontrollojnë pikëpamjet që mbërrijnë tek qytetarët duke shtypur zërat e pavarur. Ky është pak a shumë thelbi i Raportit për Lirinë e Medias në Botë 2011-2012, publikuar nga “Reporterët pa Kufij”. Në raport, vihet re qartazi prirja negative kah po shkon media në Ballkan. Shqipëria jonë është renditur në vendin e 96, një vend pas Republikës Domenikane dhe një vend para Kamerunit. Ndër ballkanaset, para nesh renditen: Bosnja (58), Kroacia (68), Serbia (80), Kosova (86), Maqedonia (94), ndërsa pas nesh vetëm Malin e Zi në vendin e 107. Në krah të Shqipërisë vihen re dy shigjeta (si dy televizione që jemi të detyruar t’i shohim për të balancuar sadopak informacionin që marrim) që rrëfejnë se përkeqësimi është më i madh se 10 vende, plot 16 vende më poshtë se një vit më parë. Po cilat janë arsyet që e kanë çuar median në këtë nivel? “Reporterët pa Kufij” shprehen qartë se përdorimi i medias për interesa private dhe kriminale, konkurrenca e padrejtë në tregje tejet të vogla, autocensura nga ana e një numri të madh gazetarësh të keqpaguar, janë gurë mbi varr i të gjitha vendeve ballkanase, përfshi Shqipërinë. “Drejtësia, me personel me formim të dobët, aleate me qeverinë dhe shpesh e korruptuar, duket më e interesuar të godasë median” t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kërcënojnë ose sulmojnë fizikisht gazetarët. Ky është rasti i Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe... vijon në faqen 10
“Jala, gjyqet po i fiton qeveria”
EKSKLUZIVE
Raporti i Bankës Botërore për skandalin e prishjes së ndërtimeve 5 vite më parë
“Jala, gjyqet po i fiton qeveria”
TIRANE
GENC KONDI
Banka Botërore ka përgatitur një raport se si po procedohet në Shqipëri pesë vjet pas skandalit të Jalës, ku qeveria, në bazë të të dhënave satelitore të marra nga BB, prishi objekte të banorëve, duke i... vijon në faqen 6-7
Në foto:
Prishje e objekteve
në Jalë, të
Himarës,
prill 2007
Në foto: Prishje e objekteve në Jalë, të Himarës, prill 2007
Reportazhi në QSUT, Urologjisë i pikon çatia, noton në ujë
Faqe 10
Vrasjet në 21 janar, Gjinushi: Berisha pengon hetimet Faqe 4
Shkarkimi i Kreshnik Spahiut Dule bashkon votat me qeverinë
Faqe 6
Shpejtësia e lartë, shoferi i Shpresa Beçajt aksidenton motoristin Faqe 9
“Patrulla e Përgjithshme” e Policisë, lista me 186 femrat fituese
Faqe 14
Monumentet e kulturës, si do të shndërrohet kalaja e Ndroqit Faqe 12
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Erëza dhe fruta të thata
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com