“RUGOVEN E SHKULI BASHA”
Aksoni pas ceremonisë te “Shallvaret”
FOTOT EKSKLUZIVE/ Punëtorët e bashkisë heqin tabelën e vënë në 2008 nga Rama
Aksioni pas ceremonisë te “Shallvaret” Kryetari i njësisë bashkiake 7, Erion Koka: “Vepër e kreut të Bashkisë, e propozoi në dhjetor” - Akti vandal, pas emërtimit të rrugës së dytë me të njëjtin emër - Protokolli i Shtetit nuk fton Topin dhe Ramën te hapja e ambasadës së Kosovës
Lajmi
Punonjësit e bashkisë së Tiranës shkulin dje pasdite tabelën me emrin “Ibrahim Rugova” që ishte vënë në 2008 te një rrugë e njësisë 7, ndërsa dje paradite një rrugë tjetër në Tiranë mori emrin e ish-presidentit të Kosovës, pas propozimit të kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.
■■■ TIRANE
ESMERALDA KETA
Rruga tjetër që mban emrin “Ibrahim Rugova” që prej vitit 2008 ndodhet në njësinë bashkiake numër 7. Ajo është e rikonstruktuar, madje ka edhe pllakëzën përkatëse. Ndodhet afër ish-parkut të njësisë nr.7 dhe është vazhdim i rrugës “Babë Rexha”. Por menjëherë pas zhurmës së krijuar për shkak të ekzistencës së dy rrugëve me të njëjtin emër në bashkinë e Tiranës, ky institucion ka dërguar skuadrat e punëtorëve për të hequr emërtimin e rrugës.
► Vijon në faqet 2-3
Në foto:
(lart) “Rruga ‘Ibrahim Rugova’”, në njësinë bashkiake nr 7, gjatë mesditës së djeshme
(poshtë)
Vendi ku kishte pllakat e emrit, e cila u hoq pasditen e djeshme nga Bashkia
Në foto: (lart) “Rruga ‘Ibrahim Rugova’”, në njësinë bashkiake nr 7, gjatë mesditës së djeshme (poshtë) Vendi ku kishte pllakat e emrit, e cila u hoq pasditen e djeshme nga Bashkia
Shpronësimet, jepen 10.3 milionë euro
Zbardhet vendimi i marrë në fund të vitit 2011. Kush përfiton nga zënia e tokës prej ndërtimeve publike
FONDI PËR RRUGËT
■■■ TIRANE
GENC KONDI
Janë 1.4 miliardë lekë të reja, që janë disbursuar dje nga buxheti i shtetit në favor të ministrisë së Financave për të mbuluar koston e shpronësimeve për rrugët nacionale. Përfituesit e radhës duket...
► Faqe 9
Tani po merremi me kinezërira
Një kafe me... NGA ANILA BASHA
Mendova ta lë të qetë kryeministrin për disa ditë. Edhe ai vetë nuk po bëhej i gjallë. Po kur pashë Fidel Yllin që këndonte këngë kineze në parlament, thashë me vete: I madh doktori, e spostoi vëmendjen nga ngrica e kriza e veriut, në kinezërira që vetëm politikanët shqiptarë, mund të bien. Ndaj u nisa për kafenë e zakonshme.
Aii – Anila, keni nja dy ditë që te shqiptarja.com po merreni me të majtën. I keni prishur punët me Edvinin?
Unë – Doktor, ju kam thënë që në fillim kur ju prezantova projektin, se jemi gazetë e pavarur. Ka një problematikë të caktuar me zgjedhjet në PS, dhe jemi marrë dhe me to.
Por arsyeja për të cilën erdha, është sensibiliteti që krijuat ju me propozimin e bërë për të mësuar gjuhën kineze si gjuhë të dytë. Në vorbullën e gjithë debateve dhe diskutimeve të bëra për këtë çështje, më pëlqeu konstatimi i pedagoges Mirela Kumbaro. Ja ç’shkruante ajo: ‘Kolegu im Tupja ka hallin e gjuhës shqipe (me shumë të drejtë), unë kam hallin edhe të ruajtjes së pasurisë së gjuhëve të huaja, studentët e mi kanë hallin e anglishtes së detyruar, kryeministri ka...
► Vijon në faqë 6
“Thash&Them” Suplementi për VIP-at
Nis Big Brother 5 • Ermela Mezuraj: Surpriza ime sonte • Një 55-vjeçar për herë të parë në shtëpi
► Faqe 13-20
Lamtumira
Gazmend Muka: Si erdhi kryqi i Labovës në Shqipëri
► Faqe 22-23
DOSJET
► Faqe 4 Gjinushi: Berishës dënim përjetë për grushtin e shtetit në 1998
GJOBEVENIA
► Faqe 11 Lirimi e shokut të “Gresit” Avokati: Policia doli blof
INTERVISTA
► Faqe 5 Nikollë Lesi: Kjo qeveri nuk i fiton zgjedhjet në 2013
NERANXI
1991 ... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerë për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com