Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 21-02-2012

AFGANËT VRASIN SHQIPTARIN

Familja: Fetiu në mision të shlyente kredinë Kontradiktat: Raportohet i vrarë në orën 11.30, publikohet pas fjalimit të Berishës në 18.00 Rrëfimet e familjarëve të kapitenit të vrarë. Xhaxhai: S’i kemi lajmëruar ende gruan”. Vëllai: “Shteti ta shpallë hero”. Vonesa e disaorëshe e njoftimeve të Ministrisë për të mos prishur festën e PD-së
Afrim Krasniqi Fetiu Afganistan

Lajmi

Feti Vogli, 31 vjeç, babai i një vajze ka mbetur i vrarë dje pas një sulmi të forcave afgane ndaj ushtakëve të forcave ndërkombëtare që japin asistencë në Afganistan. Ndërsa Aleksandër Peçi, 24 vjeç, raportohet në gjendje jo të mirë nga ministria e Mbrojtjes. Ngjarja sipas ministrisë tonë të Mbrojtjes ka ndodhur në orën 15.05 me orën lokale afgane, ose 11.30 me orën shqiptare. Por zyrtarët e kësaj ministrie e dhanë lajmin në orën 18.00 kohë ne të cilën në Tiranë sapo kishte filluar dhe po përfundonte aktiviteti i paralajmëruar për festimet e 21 vjetorit të rrëzimit së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në foto: (lart majtas) Feti Vogli (poshtë) Aleksandër Peçi (lart djathtas) Xhaxhai i ushtarit të vrarë Limon Vogli që flet për SHQIPTARJA.com Vijon në faqe 2
Feti Vogli Aleksandër Peçi Limon Vogli Enver Hoxha Afganistan Tiranë

Fatos Tushe: Obelisku do vendosin lushnjarët

Pati shumë keqkuptime për vizitën e Berishës në 21 janar, po unë do i shërbej qytetarëve të mi KRYEBASHKIAKU JEP PRIORITETET E 2012 LUSHNJE 43 vjeçari Fatos Tushe nuk nga humbet kohën kot. Që nga maji i 2011 është kryetar i Bashkisë së Lushnjes, kur kishte vendosur të hiqte dorë nga mandati i deputetit, për të drejtuar qytetin e tij të lindjes. Një vendim, që për inxhinierin që kishte punuar shumë kohë në... Faqe 10-11
Fatos Tushe Afrim Krasniqi Lushnjë

Trashëgimia e 20 shkurtit

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Trashëgimia e 20 shkurtit Data 20 shkurt ka zënë tashmë vend në kujtesën tonë publike. Gjatë ditëve të 18-20 shkurtit 1991 studentët e Universitetit hynë në grevë urie në shenjë proteste ekstreme ndaj bashkëjetesës midis pluralizmit e diktatorit, për ndarje finale e përfundimtare nga simbolet dhe trashëgimia negative e komunizmit. Me studentët u bashkuan shumë qytetarë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Gjirokastër, edhe kudo u rrëzuan shtatoret e diktatorit. Para 20 shkurtit zyrtarisht Shqipëria ishte në demokraci pluraliste, por de facto pak gjëra kishin ndryshuar. Regjimi nxori në lëvizje për mbrojtjen e shtatoreve të diktatorit, opozita në shërbim të shtyrjes së zgjedhjeve e pranoi ofertën dhe bashkëpunimin e regjimit në ikje. Me pak ndryshim midis tyre, dy palët u ndodhën në një anë, studentët në anën tjetër. Bilanci dihet. Diktatori ra, regjimi provokoi përplasje civile, palët me konsensus mbyllën universitetet dhe zgjedhjet u kontrolluan nga PPSH, duke shtyrë jo vetëm kalendarikisht, një vit rotacionin e sistemit politik. 20 shkurti meriton nderim. Secili pjesëmarrës i asaj greve është krenar për atë që bëri, megjithëse historia e tregua mosmirënjohëse gati edhe cinike 8 dhjetori rrëzoi partinë – shtetin dhe frikën, 20 shkurti... Vijon në faqe 4
Afrim Krasniqi Tiranë Durrës Vlorë Korçë Shkodër

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerë për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek