FAKTET E SPASTRIMEVE
“Na detyruan të firmosnim kontratën”
PUSHIMET NE BASHKINE E TIRANES/ Flasin të larguarit nga puna që u zëvendësuan me militantë të PD
Dy ish-inspektorët Nexhbedin Meda dhe Vullnet Skendaj zbulojnë letrat që u detyruan t’i nënshkruanin në bashki, pse janë aktivistë të PS-së. Rasti i ngjashëm në Albpetrol. Drejtori i PD, paguan militantët me lekët e punëtorëve
Lajmi
Vala e shkarkimeve në bashki e Tiranës nuk ka të ndalur. Kësaj radhe fshesa ka prekur dy inspektorë të agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit, të cilët nuk ngurrojnë të denoncojnë spastrimet e të gjithë administratës së bashkisë që le Edi Rama, për të punësuar militantët apo të afërmit e drejtueseve të rinj. TIRANE ESMERALDA KETA Nexhbedin Meda dhe Vullnet Skëndaj, e kanë marrë letrën e largimit nga detyra me datë 29 shkurt. Megjithëse ata mbajnë statusin e nëpunësit civil, në një rrëfim për “Shqiptarja.com”, ata shpjegojnë paradokset që po ndodhin në të gjithë strukturat e bashkisë së Tiranës, vetëm e vetëm për të sjellë në punë militantët e tyre. Sipas tyre, ndryshe sa shkruhet në vërtetje apo në zgjidhjen e kontratës... ▸ Vijon në faqet 2-3
AGJENCIA E BASHKIA E TIRANES MBROJTJES SE KONSUMATORIT VENDIM Nr. 49 Datë 28.02.2012 ZGJIDHJE E KONTRATËS INDIVIDUALE TË PUNËS Në mbështetje të nenit 153 të ligjit nr. 8487, datë 13.05.1999 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, kreu i njësisë, VENDOSI: 1. Z. Vullnet Skëndaj, me detyrë specialist në Sektorin Juridik dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit, i ngrihet kontrata individuale e punës, sipas nenit 143/1 të Kodit të Punës për shkak se, më datë 02.03.2012, paraqitet në Komisionin Disiplinor për mosparaqitje në punë për më shumë se 3 ditë. 2. Marrëdhëniet e punës ndërpriten më datë 29.02.2012. 3. Pagesa e lejes vjetore të pa kryer i jepet më datë 29.02.2012. 4. Detyrimet e Z. Vullnet Skëndaj për kryerjen e veprimeve që duhen për dorëzimin e detyrës sipas Inventarit të lënë në dokumentacion, regjistrave dhe mjeteve të punës me listë. 5. Ngarkohet Drejtoria e Burimeve njerëzore dhe Administrimit për zbatimin e këtij vendimi. 6. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Drejtori i Përgjithshëm Gero Hoxha
Në foto: (lart) Nexhbedin Meda (djathtas) Faksimile e shkresës së largimit nga puna të dy inspektorëve të Agjencisë për mbrojtjen e Konsumatorit (poshtë) Vullnet Skëndaj
KANDIDATET E PD-se
Olldashi: Bode, Topalli e Beja për presidentë
Anëtari i kryesisë së PD shprehet kundër Nanos, por do ta votojë nëse vendos kështu partia
TIRANE JAKIN MARENA Ministri i Transporteve, njëherësh anëtar i kryesisë së PD, Sokol Olldashi përballe gazetës “Top Story” ka dhënë kandidatët e mundshëm për President, që janë Topi, Bode dhe Beja, ndërsa është ... ▸ Faqe 6
Analiza
Herojntë e bunkerëve
NGA ARBEN RROZHANI
Dy ditë më parë kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i çbunkerizimit të vendit. Ky proces, nëpërmjet përcaktimit të qartë të bazës ligjore do t’u ngarkohet autoriteteve vendore, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshme, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit”-deklaroi ai në mbledhjen e qeverisë. Po çfarë ka ndodhur me bunkerët? U bënë hiji 700 mijë ndërtimi betonarme, hekur dhe beton të cilësisë së lartë, që sot do të konvertoheshin me po aq apartamente popullore. Shumë koka ushtarakeë përfunduan si puçiste në vitet ‘70, qindra ushtarë u vranë apo plagosën, mijëra të dënuar punuan si kafshë për të bunkerizuar vendin nga bregu i detit në majë të malit. Mijëra qitë bënë seksin e parë në këto strofulla të akullta. Pas rënies së mitit të rrethimit, bunkerët u bënë mall tregu. Të vegjlit i kemi ndjekur tej të ngjyer siptortkaje. Të mëdhenjtë u shndërruan në baza skamnorësh, apo edhe në bregdet. Kusuri është valute. Pak kohë më parë një ekip i televizionit “Reuters” shkoi në zonën e Korçës, ku bunkerët e kohës së Hoxhës shkatërroheshin për të përfituar grumbull hekurishtesh. Hekurat e bunkerëve janë cilësi mjaft e lartë, pasi ata janë ndërtuar në mënyrë të tillë për tu mos u dëmtuar nga bombat e mortajat. Në kohën kur ndërtoheshin bunker kushtonte sa një apartament i vogël, por sot hekuri që nxirret prej tyre vlen gjithsej 60 dollarë secili bunker. Ata punëtorë që intervistoi agjencia britanike nuk u arrestuan për prishjen e tyre. Por jo të tjerët. Ja çfarë thonë kronikat më të fundit:... ▸ Vijon në faq 4
“Fundjava” Suplementi për argëtimin
Rrëfimi prekës i Inva Mulës: “Marsi i parë pa Ninën” • Piro Milkani: Ju tregoj Pragën
▸ Faqe 13-20
Këngëtari italian
Çezari dhe Vejsiu: Takimi me Lucio Dalla-n
▸ Faqe 21
PISTOLETA
▸ Faqe 8 Prokuroria: Arma që vrau Elenin, e Gardës ose e Policisë
BASHKIA E PS
▸ Faqe 5 Urrejtja politike, QKR e Kavajës zhvendoset në komunën e PD-së
BIG BROTHER
▸ Faqe 22 Meti, Genti dhe Anila, puthje 3-she në shtëpi
NERANXI
1991 … gjithmonë një hap përpara… Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel.: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com