Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 10-03-2012

BERISHA, FIRMA PER ISH-‘VRASESIN’

EKSKLUZIVE/ Kryeministri e sulmoi si mik i Presidentit, por në 1992 Skënder Breca u zgjodh në KLD BERISHA, FIRMA PER ISH-‘VRASESIN’ Ish-prokurori i diktaturës u promovua nga PD Zbulohet vendimi i majit 1979 për tre dënimet me vdekje dhe burgimet: Prokurori ishte Skënder Breca. Rrëfimi i Fatos Lubonjës për tmerrin e asaj kohe: “Ai e dha pretencën për pushkatimet”
Afrim Krasniqi Skender Breca Fatos Lubonja Presidenti Kryeministri

Lajmi

Ish prokurori i diktaturës, Skënder Breca, për të cilën Berisha akuzon Presidentin Bamir Topi se ka dekoruar, ndërkohë që me firmën e tij është vrarë një njeri në kohën e diktaturës, fillimisht është emëruar anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitin 1992, post të cilin e mbajti për katër vjet, me firmën e ish presidentit Sali Berisha. Për herë të parë, shqiptarja.com sjell dokumentin ekskluziv të firmës që ka vënë kryeministri Sali Berisha për prokurorin që me firmën e tij ka vrarë një njeri në kohën e komunizmit.
Skender Breca Afrim Krasniqi Bamir Topi Sali Berisha

Qeverisja përmes fjalimeve

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Qeverisja përmes fjalimeve Në kohën e Luftës së Ftohtë tregohet anekdota e diferencës midis ekonomisë amerikane dhe sovjetike të makinave. Makina amerikane e bazonin forcën dhe investimin tek shpejtësia dhe siguria, kurse ajo sovjetike tek boria e lartë dhe zbukurimet e jashtme. E cituar në dhjetra raste si simbolikë e dallimit midis dy modeleve, ky krahasim vlen të rikthehet si gjetje e duhur dhe në kontekstin e sotëm politik dhe ekonomik shqiptar në raport me atë evropian (BE). Argumenti është i prekshëm dhe i përditshëm. Në çdo vend demokratik, ku vendimmarrja dhe përfaqësimi ndodh në institucione, ku demokracia funksionale bazohet në sjellje e mentalitet institucional, ku logjika e ligjit, ndjenja e moralit dhe përgjegjësisë publike dominojnë mbi interesa të tjera personale, grupore apo partiake, - çdo ditë marrim e japim lajme të modelit amerikan të politikës politike, qeveri dhe parlamente që debatojnë e marrin vendime transparente, që konsultohen dhe ofrojnë projekte e zgjidhje për qytetarët, që përballen me sfidat, dështimet e sukseset; që kërkojnë mekanizma e energji të reja për përshpejtimin e reformave dhe që pranojnë e nxisin rotacionin e elitave politike. Tjetër model ofron përvoja e disa vendeve ish komuniste, përfshirë Shqipërinë. Ashtu si në modelin e vjetër sovjetik këtu politika dhe institucionet personalizohen, vendimet merren jashtë institucioneve, pa pjesëmarrjen e publikut, në një rreth të kufizuar individësh që kontrollojnë... ► Vijon në faqe 5
Afrim Krasniqi Shqipëri

Tragjedia e 9 janarit kapet skafisti i fundit

JETONTE NE ITALI Tragjedia e 9 janarit kapet skafisti i fundit Arrestohet në Udine Cukal Delia, i dënuar me 25 vjet burg për mbytjen e 21 shtetasve
Cukal Delia Itali Udine

TIRANE

Dosjet e diktaturës po hapen, me nidhën e deklaratave të kryeministrit Sali Berisha. Të gjithë e kujtojnë gjith[?] “verrin” e kryeministrit ndaj presidentit dhe presidentit të Republikës, për shkak të... ► Vijon në faqet 2-3
Sali Berisha Tiranë

TIRANE

Armalda Nuhu I konsideruari si skafisti i vdekjes, Cukal Delia pas 8 vitesh arrati është arrestuar nga policia italiane. Delia njihet si një nga organizatorët e tragjedisë së 9 janarit në Karaburun, ku në tentativë për të bërë trafikim të klandestinëve me... ► Faqe 8 Në foto: Cukal Delia, skafisti i tragjedisë së 9 janarit
Armalda Nuhu Cukal Delia Tiranë Karaburun

Në foto: Presidenti Bamir Topi duke dekoruar Skender Brecën në 2008 dhe faksimile e dekretit të Presidentit të Republikës Sali Berisha në vitin 1992, ku emëronte prokurorin e diktaturës Skënder Breca si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Bamir Topi Skender Breca Sali Berisha

STRATEGJIA AKKP: Tokat e ligjit 7501, kompensim 100 për qind

STRATEGJIA ► Faqe 7 AKKP: Tokat e ligjit 7501, kompensim 100 për qind

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.