Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 25-03-2012

QEVERIA: ALBPETROLI VLEN SA NJË COPË BUKË

DOKUMENTI/ Publikohet VKM e 1 shkurtit 2012 u fsheh për 7 javë Tre ditë pas privatizimit në Kuvend, zbulohet vendimi. Vlera e kompanisë së naftës vetëm 95.4 mln euro. Amerikanët dhe drejtori i kompanisë: Vlen 497 mln USD. Rezervat e naftës 15 mld USD
Kuvend

Lajmi

Sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave, të marrë që më 1 shkurt 2012, vlera e aksioneve të kompanisë Albpetrol, që do të dalin në shitje 100% në tenderin ndërkombëtar të privatizimit të saj, është 13.36 miliardë lekë, ose afro 95.4 milionë euro ■■■ TIRANE Genc Kondi Qeveria shqiptare ka kaluar çdo imagjinatë, me një çmim, të paktën katër herë më të ulët se ai i shpallur më parë, për shitjen e një pasurie kombëtare me vlera të pallogaritshme, si Albpetroli. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, që është marrë qysh më 1 shkurt 2012, dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, aksionet e kompanisë... ► vijon në faqe 2-3
Genc Kondi Tiranë

T’i bësh naftën Shqipërisë

Editorial NGA ARBEN RROZHANI T’i bësh naftën Shqipërisë Kur mbrëmë luhej në “San Siro” ndeshja Milan-Roma përballë tribunës ndriçnin reklamat alla-shqiptare: “Taçi Oil”, Normalisht duhet të gëzohemi pse ka pak Shqipëri në atë impiant legjendar. Por jo! “Taçi Oil”, na trishton. Pa i rënë në qafë këtij biznesi, por qeverisë e coi aty, historia e tij është e zhgënjyesve për ne. Si ishte reklama e “VEFA Holding” në 1995 kur paguante 240 mijë dollarë për tu dukur në pistën e Monza-s të Formula 1. Siç do të jetë së afërmi një “Taç” tjetër, që do të blejë Albpetrolin, siç u ble edhe ARMO, 4 vite më parë. Madje më keq. Tinezisht, mëse një muaj para se të bëheshin debatet e para tre ditëve në Kuvend për privatizimin e Albpetrolit, pra në 1 shkurt, qeveria e Sali Berishës me një VKM që hynte në fuqi menjëherë dhe që u fsheh për mëse 7 javë, shkroi e zeza mbi të bardhë se vlera e kompanisë shtetërore të naftës, me asete, puse, naftë e me kuç e maç është...95.4 milionë euro!!! Më thjesht rreth katër herë më pak se sa vlerëson vetë drejtori demokrat i kompanisë, apo kompania lobuese amerikane “Patton Bogs”, të cilës i intereson ta shesë sa më shtrenjtë, sepse do marrë edhe përqindjen. Por qeveria e kryeministri, i cili tre ditë më parë deklaroi në Kuvend se “Atdheu privat është i të gjithë pronarëve” ka mendim tjetër. Me 71 votat që ka si shumësi, ai të shet 3000 puse, 6 burime nafte, një gaz, një rërë bituminoze dhe infrastrukturën për vetëm 95.4 milionë euro. E kush s’do ta blinte për aq. Pse jo edhe Vebi Alimuçaj, sepse pas tij dy de he këtyre sot është po ai njeri...ai që i bën naftën Shqipërisë.
Vebi Alimuçaj Agron Alibali Sali Berisha Frederik Reshpja Shqipëri San Siro Monza Kuvend

Hileja greke dhe serbe në 1914

RILINDASI SUPLEMENTI “RILINDASI” Hileja greke dhe serbe në 1914 Dorëshkrimi i konsullit Haven për Shqipërinë. Foto e panjohur dhe lirika të Frederik Reshpjes ■■■ TIRANE AGRON ALIBALI Në këtë numër botojmë pjesën për ekonominë në Raportin e diplomatit amerikan Haven që ishte në mision të posaçëm në Shqipëri nga marsi deri në fund të majit 1919. Gjatë punës së tij në postet e shumta konsullore ku shërbeu, Konsulli Haven kishte për detyrë të vzhgonte zhvillimet... ► Faqe 13-20 Në foto: Frederik Reshpja
Ermira Françeska Ermali Tiranë Shqipëri

Të moshuarit, dy javë në radhë për pensionet

DENONCIMI ► Faqe 21 Të moshuarit, dy javë në radhë për pensionet Dështon ndryshimi i skemës së Postës Shqiptare

Hipotekimi, hapat për marrjen e pronësisë

UDHEZIMET E MINISTRISE ► Faqe 8

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tirane; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax: 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë- Durrës Yrshek Tiranë