Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 24-04-2012

BERISHA-NANO TAKOHEN TE ENVERI

Asnjë fjalë për presidentin, vetëm për diktatorin Premiera e dokumentarit “Diktatori” të Fevziut, marrin pjesë aktorët kryesorë politikë, mungon Rama Liri Belishova: Tani që u bë ky film, ndihem e lehtësuar nga dhimbjet. Berisha: I dija të gjitha anët e errta të Hoxhës Nano: S’prita dokumentarin, të njoh Hoxhën. Fatos Lubonja në një ekspozitë sot: Shkoj në Spaç për të kuruar traumën
Blendi Fevziut Edi Rama Liri Belishova Fevziu Enver Hoxhës Spaç

Lajmi

Përpara nisjes së kryeministrit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai dhe Fatos Nano, i cili ka shpallur ambicien për të qenë në krye të shtetit, janë takuar në bar Milenium, pasi kanë parë së bashku për 88 minuta dokumentarin “Diktatori” të Blendi Fevziut. ▪▪▪ TIRANE DHURATA HAMZAI Dokumentari i Blendi Fevziut mbi historinë e diktatorit Enver Hoxha, që u shfaq mbrëmë në Kinema Milenium, përveç të apasionuarve për veprimtarinë sekrete të Enver Hoxhës, ka bashkuar dje shumë personalitete në një tryezë... vijon në faqe 20-21 Në foto: Berisha dhe Nano dje pas përfundimit të dokumentarit “Diktatori” të gazetarit Blendi Fevziu
Fevziu Fatos Nano Artan Broci Enver Hoxha Enver Hoxhës Shtetet E Bashkuara Të Amerikës Tiranë Kinema Milenium Bar Milenium

Për 21 janarin s’ka qëndrim të ballancuar

Koment NGA PREÇ ZOGAJ Për 21 janarin s’ka qëndrim të ballancuar Hetimi gjithëpërfshirës i 21 janarit dhe qëndrimi i ballancuar për 21 janarin, si ai që shprehu ish-kryeministri Fatos Nano në hapje të fushatës së tij presidenciale, janë dy gjëra të ndryshme, krejt të ndryshme. Hetimi gjithëpërfshirës ka qenë dhe mbetet i domosdoshëm, madje duhej të kishte filluar menjëherë, qysh në mbrëmjen tragjike të 21 janarit, pa ato pengesat dhe alibitë që nxorri kryeministri Berisha, pa u dhënë kohë të pandehurve të prishnin prova, të rregullonin muhabetet, të manipulonin armët vrastare, të shkatërronin filmimet e bëra nga kamerat e brendshme dhe të jashtme të kryeministrisë, pra pa ndodhur krimi i fshehjes së krimit, për të cilën autorët kanë hyrë dyfish në borxh para ligjit, para opinionit publik e familjeve të të vrarëve padyshim, pasi nëse vrasjet i kanë kryer goja për llogari të qeverisë dhe shtetit, fshehjen janë përpjekur ta realizojnë si burracakë për pranëcinë e tyre. Hetimi gjithëpërfshirës ka funksionuar dhe po funksionon plotësisht në krahun e opozitës dhe pjesërisht në krahun e qeverisë dhe të institucioneve shtetërore. Dhjetra pjesëmarrës në demonstratën opozitare të 21 janarit janë hetuar e dënuar me gjoba apo me ditë burgu për kundravajtje. Tre deputetë opozitarë u është hequr imuniteti dhe po hetohen. Me shumë vështirësi e siç vjen në rrugën e zbardhjes hetimi i vrasjeve. Opozita ka mbështetur hetimin gjithëpërfshirës, ajo i është ofruar nga i pari tek i fundit me bindjen se nuk ka gjë për të fshehur. Qeveria nuk është simetrike me opozitën në këtë qëndrim. As Prokuroria nuk është de simetrike ndaj palëve në hetimin e deritanishëm. Kryeministri Berisha dhe disa nga ministrat e tij kanë bërë veprime dhe deklarata të bujshme, që duhet të hetohen patjetër... vijon në faqe 9
Preç Zogaj Fatos Nano Fevziu

Serbët marrin linjën me Malin e Zi

EFT PUBLIKON DOKUMENTIN Serbët marrin linjën me Malin e Zi Grupi i përfolur për linjën me Kosovën, hynë fuqishëm te energjitika ▪▪▪ TIRANE ARBEN RROZHANI Grupi energjitiko-financiar serb EFT, i përfolur javët e fundit për linjën energjisë me Kosovën, hynë fuqishëm te energjitika pak se një vit më parë ndërttoi linjën e interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me vlerë prej 43 milionë eurosh, po financim i bankës gjermane KfW, sipas vetë dokumenteve... ► Faqe 8 Faksimile e shpalljes së rezultatit fitues që vetë kompania serbe EFT ka bërë në sitin e vet zyrtar për linjën e interkoneksionit me Malin e Zi dhe Vuk Hamoviç, drejtues i EFT
Vuk Hamoviç Tiranë Kosovë Shqipëri Mal i Zi

Spitali ushtarak, mjekët: Po e lëvizin për privatin

DREJTORI: THASHEHEME ► Faqe 19 Spitali ushtarak, mjekët: Po e lëvizin për privatin

“Të dhënat personale, të dënohen gazetarët”

DEBATI TE LIGJET ► Faqe 5 “Të dhënat personale, të dënohen gazetarët”

Financat, shqetësohet FMN, Bode: Ekonomia në ulje

RAPORTI “ITALIAN” ► Faqe 7 Financat, shqetësohet FMN, Bode: Ekonomia në ulje
Bode

Kultura, faqja në anglisht, një “paçavure”

DENONCIMI DHE PROVA ► Faqe 4 Kultura, faqja në anglisht, një “paçavure” Prezantimi kulturor për të huajt lë shumë për të dëshiruar