Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 26-04-2012

DOREZOHET SUPERPOLICI: ME MUNDI MAFIA E KROMIT

Akuzat e ish-drejtorit: “Njohja e kryeministrit për mafien vjen nga brenda shpellave të saj dhe jo nga librat. Strukturat e Policisë së Shtetit të përfshira në mafien që shfrytëzon qindra punëtorë në nëntokën e Bulqizës” INTERVISTA/ Ish-drejtori i policisë së Dibrës Shemsi Prençi flet pas dorëheqjes DOREZOHET SUPERPOLICI: ME MUNDI MAFIA E KROMIT Akuzat e ish-drejtorit: “Njohja e kryeministrit për mafien vjen nga brenda shpellave të saj dhe jo nga librat. Strukturat e Policisë së Shtetit të përfshira në mafien që shfrytëzon qindra punëtorë në nëntokën e Bulqizës” EKSKLUZIVE/ FOTO DOKUMENT Faqe 22-23
Gazmend Oketa Kryeministrit Dibër Bulqizë

Lajmi

Shemsi Prençi, dha dje publikisht dorëheqjen nga pos- ti i drejtorit të pli- cisë së qarkut Dibër, detyrë që e mbante prej disa muajsh. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Prençi thotë se ishte i detyruar të largohej, sepse kishte humbur betejën me mafian e kromit, e cila shtri- het nga Bulqiza, te Policia e Shtetit deri te qeveritarët dhe kryeministri TIRANE LINDITA ÇELA Drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës, Shemsi Prençi ka dhënë dje dorëheqjen, që sipas tij është e diktuar nga presioni i mafisë së kromit në pushtet. Pas përballjes disa mujore, Prençi ka bërë publike... vijon në faqe 2-3
Gazmend Oketa Richard Serra Dibër Bulqiza Tiranë

Skandal me veprën e Pavarësisë, i është vjedhur skulptorit me famë botërore Richard Serra

Vepra e Serras: “Lead”. Me katër pllaka 121.9x121.9x1.9 cm, pole: 60” (152.4 cm) long. Nga Koleksioni i artistit Foto e bocetit të Visar Obrshie dhe Kai Roman Kiklas, e shpallur fituese pas mbylljes së konkurrimit për monument kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë Skandal me veprën e Pavarësisë, i është vjedhur skulptorit me famë botërore Richard Serra Ngjashmëria vizive dhe konceptuale me projektin fitues të shpallur nga Berisha Vepra e Serras: “Lead”. Me katër pllaka 121.9x121.9x1.9 cm, pole: 60” (152.4 cm) long. Nga Koleksioni i artistit. Foto e bocetit të Visar Obrshie dhe Kai Roman Kiklas, e shpallur fituese pas mbylljes së konkurrimit për monument kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë
Visar Obrshie Kai Roman Kiklas Arben Rrozhani Sali Berishës

Një shtet i kapur nga mafia

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Një shtet i kapur nga mafia Shemsi Prençi, nuk është i vetmi. Është Si radhës. Si për ironí të fatit, emri i tij është ende te lista e të pandehurve të cilët Prokuroria e Përgjithshme i dërgon në Gjykatë, ku gjykohet bashkë me zyrtarë të tjerë të qeverisë së PD-së për grushtin e shtetit të 13-14 shtatorit 1998. Sepse ka kontribuar për të sjellë edhe me dhunë partinë e Sali Berishës në pushtet. Por partia nuk ka më nevojë për të. Ajo sot ka nevojë për shërbëtorë, polici që i shërbejnë pushtetit dhe lejeve të tij për të zhavatur të mirat materiale të Shqipërisë. Denoncimi i Shemsi Prençit është direkt: Policia e Shtetit, nga Bulqiza deri te Ministria e Brendshme është vënë në hyrim të mafias që po skllavëron minatorët, familjet e tyre dhe po grabit të mirat materiale që sjellin miliona euro për pushtetin dhe vdekje e mizerje për popullin. Denoncime të tilla siç bëri publikisht dje Shemsi Prençi ka botuar disa herë edhe “Shqiptarja.com” në këto pak muaj që ka hyrë në tregun e mediave të shkruara. Një polic ende në detyrë deklaronte se si vidheshin në komisariatin e Kavajës karburanti, gomat e makinave, lekët për lavazhin, deri te letrat për shkresat zyrtare dhe te gjithë e dinin, nga shefi i komisariatit deri te nëpunësi i thjeshtë. Një tjetër polic në komisariatin numër 3 në Tiranë, denoncoi pak javë më parë se si në qendër të Tiranës, ngjitur me Ministrinë e Drejtësisë, një person i njohur prej të gjithëve, policë dhe prokurorë, ka ngritur një firmë piramidale, duke dhënë fajde, duke mashtruar nevojtarët dhe askush nuk e trazonn... vijon në faqe 2
Topi Gazmend Oketa Jakin Marena Bulqiza Shqipëri Kavajë Tiranë

Partia e Topit, Oketa e shpall nesër

LIND “FRYMA E RE DEMOKRATIKE” Partia e Topit, Oketa e shpall nesër Konferencë për shtyp te selia, afër godinës së PD-së. Nis mbledhja e firmave TIRANE JAKIN MARENA Partia e re “Fryma e Re Demokratike” do të deklarohet nesër zyrtarisht për shqiptarët. Përmes një konference për mediat, kreu i kësaj partie, deputeti Gazmend Oketa do të bëjë deklarimin zyrtar, duke... Faqe 5
Topi Oketa Jakin Marena Gazmend Oketa Tiranë

“Almedicus” Suplementi për mjekësinë

Kanceri i prostatës vret 1 në 36 meshkuj, duhen kontrolle periodike Faqe 13-20

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502 e-mail: neranxi@neranxi.com www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht