Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 06-05-2012

DEPUTETI PLUMBA ARBITRIT

KERCENIMI / Dashnor Sulaj qëllon me pistoletë nga tribuna VIP në fushën e Peqinit DEPUTETI PLUMBA ARBITRIT FSHF: U qëllua. Policia: S’pati krisma Presion me armë arbitrit të ndeshjes Shkumbini-Flamurtari. Pas kërcënimit Peqini fiton me penallti. Sekuestrohet arma. Policia: Është pistoletë imituese. Deputeti nuk shoqërohet për incidentin. Më parë dhunoi arbitrin Albano Janko Lajmi Deputeti i PD, Dashnor Sulaj kërcënon me pistoletë lodër arbitrin e ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, e cila ka përfunduar me rezultatin një me zero në favor të peqinasve. Sula ka qëlluar nga tribuna disa herë me armë, gjë e cila ka tërhequr vëmendjen e policisë. TIRANE Elton Qyno Deputeti i PD-së në Peqin, Dashnor Sula është bërë sërish protagonist i skandaleve që ndodhin në futbollin shqiptar. Ndërsa më parë, kishte tentuar të rrihte arbitrin kryesor të takimit, kësaj radhe ka kërcënuar me një pistoletë nga tribuna VIP drejtuesin e takimit... vijon në faqe 8
Dashnor Sulaj Dashnor Sula Albano Janko Elton Qyno Peqin Tiranë

Ja sekseri i diplomës së Bossit

INTERVISTA E ARBEN DYBELIT Ja sekseri i diplomës së Bossit Përfaqësuesi i Kristal në Itali takim edhe me Haxhinaston në Tiranë. Si shiten diplomat TIRANE Genc Kondi Për të përfituar diplomë shqiptare kundrejt pagesës, djali i Umberto Bosit ka përdorur një rrjet mafioz diplomash, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, kreu i së cilës është në burg që prej... Faqe 2-3
Arben Dybeli Genc Kondi Umberto Bosi Haxhinaston Bossi Itali Tiranë

Arvizu, 4 orë darkë me Lulzim Bashën

VIZITA Arvizu, 4 orë darkë me Lulzim Bashën Ambasadori amerikan në shtëpinë e kryebashkiakut Faqe 5
Arvizu Lulzim Basha

Nexhmije Hoxha: Si i harxhova 360 milionë lekë për kafe në Bllok

Intervista e vitit 1991 Faqe 10-11 Në foto: Nexhmije Hoxha dhe faksimile e intervistës së dhënë në revistën franceze “L’evenement du jeudi” e botuar në shtypin e përditshëm “Zëri i Rinisë” 7 dhjetor 1991. Remzi Lani Nexhmije Hoxha: Si i harxhova 360 milionë lekë për kafe në Bllok Rrëfim për gazetën franceze mbi Bllokun dhe Enverin. Flet Remzi Lani
Nexhmije Hoxha Enver Hoxha Remzi Lani Bllok

Shteti si histori private

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Shteti si histori private Dje zyrtarisht u përkujtua 5 maji, dita e dëshmorëve. Të majtë e të djathtë u vunë në garë për të nderuar, secili sipas orkestrit preferencial politik, “periudha, ngjarje dhe individë që lidhen me historinë, luftën, qëndresën dhe memorien publike. Si përherë diferenca mbeti midis perceptimit që palët kanë për Luftën e Dytë Botërore dhe të “rënët e saj, dhe për rrjedhojë, me çdo ngjarje e individ që gjatë 60-80 viteve të fundit është identifikuar me palët rivale politike të asaj lufte. Disa nderojnë partizanët e rënë në luftë, disa nderojnë nacionalistët e rënë në luftë, por të gjithë e bëjnë këtë me solemnitetin më të madh, me ceremoni zyrtare, përpara e tejpërtej statujë dhe në të njëjtën datë. Dukët se kur bëhet fjalë më dy histori paralele që konkurrojnë, flasin e vazhdojnë të luftojnë ende pas mesin e shtatë-tetë dekadash me po aq zell sa në ditët dramatike të viteve ‘40. Në këtë mënyrë, Shqipëria ka ndryshuar dy sisteme politike (sistemin totalitar komunist dhe atë demokratik), dëshmitarët okularë që kanë mbijetuar nga periudha e luftës numërohen me gishtat e dorës, dhe megjithatë, ora e gjykimit ka mbetur e njëjtë, pa lëvizur, siç u përcaktua dikur në Përmet apo Labinot, me të njëjtin gjykim anakronik e hakmarrës, përjashtues dhe denigrues... vijon në faqe 5
Afrim Krasniqi Shqipëri Përmet Labinot

Numërimi elektronik sërish në dorën e KQZ-së

ZGJEDHJET Faqe 4 Numërimi elektronik sërish në dorën e KQZ-së

BERISHA, MILIONAT PER LOBIMIN NE SHBA

ANALIZA E VIZITAVE Faqe 7 BERISHA, MILIONAT PER LOBIMIN NE SHBA Shumat e mëdha që shpenzohen në vit për amerikanët
Berisha SHBA

SUPLEMENTI “RILINDASI”

Faqe 13-20 RILINDASI MJEDA NE TRI LETRA Dorëshkrimet e Ndre Mjedës: Si vuri në vijë hajdutët e Vigut Tre letrat e vitit 1898: Vuri rregull në fshat dhe shoi gjakderdhjen në Mirditë
Ndre Mjeda Vigu Mirditë