MISTER VDEKJA E VAJZES
Fotot e tregojnë me litar, e gojë të mbyllur
Në lumin Mat të Milotit plazhistët gjejnë trupin pa jetë të një femre
Deklarata e Policisë: Është vetëmbytur, s’ka shenja dhune. Por pamjet zbulojnë një version tjetër. Viktima rreth 20 vjeç, ende e paidentifikuar. Kamerat mbërrijnë para policisë dhe filmojnë skenën
Lajmi
Gjendet në rrethana misterioze dhe dyshime trupi i një femre në lumin Mat. Trupi u gjet i lidhur me një litar ndërsa pranë gojës viktima kishte një leckë. Policia e Kurbinit thotë se bëhet fjalë për vetëmbytje, kufoma ende e paidentifikuar.
Në foto:
Vajza e gjetur dje në lumin Mat, ku shihen qartë litarët dhe peshuesit që e nxjerrin nga uji
TIRANE
HABJON HASANI
Trupi i pajetë i një femre, mosha e së cilës mendohet rreth të njëzetave, është gjetur dje pranë bregut të lumit Mat në Milot. Viktima është gjetur pranë vendit të quajtur “Ura me harqe” dhe hetuesit ende nuk kanë mundur dot të zbulojnë identitetin e saj. Disa të rinj që po laheshin në këtë lum kanë parë dje paradite trupin e viktimës e cila ndodhej...
▼ vijon në faqë 10
Në foto: Vajza e gjetur dje në lumin Mat, ku shihen qartë litarët dhe peshuesit që e nxjerrin nga uji
Një reformë për reformën zgjedhore
Koment
NGA AFRIM KRASNIQI
Një reformë për reformën zgjedhore
Më shumë se një vit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të majit, një gjykatë në Lezhë ka dënuar me 4-8 muaj burg 8 komisionarë. Akuza ndaj tyre: kanë kryer 10 falsifikime në qendrën e tyre të votimit, duke votuar për persona që në fakt kanë rezultuar jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve. Një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit gjykata e Fierit dënoi me burg dhe gjobë dhe 9 komisionarë të fshatit Ruzhdije. Akuza thuajse e njëjtë: kishin rritur fiktivisht votat, ose braktisur detyrën. Në një tjetër rast në Shkodër gjykata dënoi me gjobë disa komisionarë për shkak se protestat e tyre për gjetjen e 27 fletëvotimeve tepër përfundoi me braktisjen e detyrës. Episode të tilla të “krimeve zgjedhore” janë të shumta në Shqipëri. Vetëm gjatë viteve 2001-2011 kemi pasur të paktën 32 raste të vendimeve gjyqësore penalizuese për komisionarë, të gjitha në votime të periferisë, në fshatra të largët dhe gati të harruar.
Kur lexon lajme të tilla, me gjithë shqetësimin për problemet zgjedhore, nga jashtë krijohet përshtypja e drejtësisë, shtetit ligjor dhe modelit perëndimor të sjelljes ndaj atyre që dhunojnë, më pak se sa më shumë se sovranitetin qytetar. Nga brenda kemi të bëjmë me një situatë paradoksale: për të njëjtën vepër penale në periferi dënohen komisionerë, në qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin ata shpërblehen. P.sh, në zgjedhjet e fundit të majit 3 komisionerë u akuzuan në Tiranë për shpërdorim detyre dhe falsifikim, por asnjëri nuk u dënua: njëri vijon...
▼ vijon në faqe 6
BLOG
Faqe 4
DITA E KATËRT
NGA VALBONA SULÇE KOLGECI*
Ministria e Arsimit po shet librat e vitit 1995 si tekste të reja
AKUZAT E BOTUESES SE TEKSTEVE
Ministria e Arsimit po shet librat e vitit 1995 si tekste të reja
Çfarë po ndodh me librat e nxënësve. Vjollca Lubonja: Sollen stoqet e Europës
TIRANE
ESMERALDA KETA
Ndërhyrje, monopole dhe favorizime për shtëpi të caktuara botuese të librit shkollor, por edhe metodika të...
▼ Faqe 8
Ekspres Bingo
Rezultati i shorteut të datës 3 Korrik 2012 luajtur në TV Klan
Numrat fitues i lexoni në faqen 12
Faqe 12
Ekspres Bingo
Lista e telefonatave dhe goglat fituese
Faqe 12
Dokumenti
Brukseli: Tetë pika që duhen plotësuar
Faqe 7
Lunch.com
Silva Bino: Edi Rama e ka humbur pathosin
NGA MIRA KAZHANI
Faqe 14
së shpejti…
TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI
A1 REPORT!
origjina e lajmit...
DOKUMENTET
Faqe 2-3
Shitja e armëve, deputetët kërkojnë hetim të Arben Imamamit
REAGIMET
Faqe 6
Qeverisja “Berisha”, pas Markut rebelohet edhe Xhepa
VENDIMI
Faqe 17
Energjia, ERE: Do të hiqet kufiri 300 kilovat. Pritet rritje çmimi
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Erëza dhe fruta të thata
Adresa: Autostrada Tirane- Durres, km. 7, Yrshek Tirane; Tel: 042 406 500
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: [?[ ]?]@neranxi.al; www.neranxi.com