05/07/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

5 korrik 2012

RA RRUGA E SAPO NDËRTUAR 18 MLN EURO EKSTRA BALLIUT

DOKUMENTI/ Zbardhen debatet e djeshme të deputetëve për rrugën Levan-Vlorë Rrugën e nisur në 2007 e fitoi “Alpine” e botuesit të Berishës per 42 milionë euro. Por s’mjaftojnë. PS: Është si ura e Mesinës në Itali, peng i mafias. Paradoksi: Rruga do të ribëhet pasi i vihen vizat e bardha Lajmi Deputetët dhe drejtorët e PD-së kanë justifikuar dje rritjen e faturës së rrugës Levan-Vlorë edhe me 18 milionë euro të tjera, me rrëshqitjen e rrugës. Sipas tyre faji është i qeverisjes së PS-së në 2004 që ka lënë një projekt ku mungonte stabilizanti, që mban traseinë e rrugës, ndërsa deputetët e PS-së thanë se këto punë i ka bërë qeveri i qeverisë, Fahri Balliu. TIRANE FERNADA CENKO Ndonëse ka edhe vijat e bardha sipër, rruga Levan-Vlorë duhet të ribëhet, sepse sipas qeverisë, një pjesë e saj ka rrëshqitur duke u bërë e rrezikshme për trafikun. Bëhet fjalë për një prej... vijon në faqe 2-3 Në foto: Fahri Balliu dhe Faksimile e faturës e financimit të shtuar për rrugën Levan-Vlorë

Arben Ristani: Vendimi i KQZ-së për 8 majin ishte i gabuar

INTERVISTA Faqe 7 Arben Ristani: Vendimi i KQZ-së për 8 majin ishte i gabuar

Edhe PD kundër Imamit, kërkesë për kontroll në ministri

USHTRIA Faqe 5 Edhe PD kundër Imamit, kërkesë për kontroll në ministri

Shqiponjat fluturojnë ulët

Koment NGA PREÇ ZOGAJ Shqiponjat fluturojnë ulët Megjithëse nuk u programua si një marrëshillëk i parathënë, zgjedhja e presidentit të Republikës përfundoi vetvetiu si antitezë, domethënë si e kundërta e drejtpërdrejtë e një deklarate të ambasadorit të SHBA-së, zotit Arvizu. Në këtë moment besoj se shumica e lexuesve e kanë parasysh se për cilën deklaratë e kemi fjalën. Për atë të thjeshtën, lakoniken dhe domethënësen se Presidenti i Republikës nuk mund të jetë ministër i trembëdhjetë i qeverisë. Ky ishte një mesazh shumë i qartë, me ton të nënkuptuar paralajmërues, për zotin Berisha dhe zotin Meta. Kjo kishte kuptimin që Presidentin nuk duhet ta zgjedhin vetëm këta të dy, siç bënë me anëtarët e qeverisë, por një spektër shumë më i gjerë njerëzish dhe subjektesh nga politika dhe shoqëria civile. Më tej, nëse puna sillej në atë mënyrë që të mbetej në dorë vetëm këtyre të dyve, këta do të bënin mirë të mbështeteshin në kritere më elastike se ato që zbardhohen për zgjedhur një anëtar qeverie. Pra së fundi mund ta zgjidhnin edhe këta të dy, por gjithnjë duke i ndjenjur larg tundimit për të nxjerrë një president nga kabineti, çfarë me sa duket ka qenë prapandjenja e ambasadorit kur ka bërë deklaratën e lartpërmendur. Mënyra si rrodhën ngjarjet nuk është shterpë me argumente se Berisha dhe Meta nuk kanë dashur t’i bien ndesh kaq hapur përfaqësuesit amerikan në Tiranë. Pavarësisht nga kjo ambasadori Arvizu duket i sfiduar prej tyre. Bashkë me të është sfiduar edhe vendi i përfaqëson, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rastin e presidencës, ambasadori ka interpretuar qëndrimin e Departamentit të Shtetit për një... vijon në faqe 6

Mësuesit e rrëzuan, drejtori fut librin e botuesit pro PD

SKANDALI ME TEKSTET Mësuesja: Nuk e përzgjodhëm. Alket Veliu: I ripunojmë metodat e huaja TIRANE ESMERALDA KETA Metodat e huaja me të cilat nxënësit e arsimit parauniversitar mësojnë në gjuhë të huaja, janë... Faqe 8-9

Korrupsion me 1000 lekësha në Muzeun Arkeologjik

BILETAT Faqe 21 Korrupsion me 1000 lekësha në Muzeun Arkeologjik

Përloten mësueset e Kamzës, lirohen në sallën e gjyqit

MATURA Faqe10 Përloten mësueset e Kamzës, lirohen në sallën e gjyqit

ALMEDICUS

Faqe 13-20 Gurët në veshka, 6 sfidat kryesore të shëndetit për meshkujt

Vendimi

Sa rriten pagat për punonjësit buxhetorë Faqe 12

ISTAT-I kundër

Numri me familjet, gënjeshtra e Berishës Faqe 6

RA RRUGA E SAPO NDERTUAR i ka bërë sekseri i qeverisë, Fahri Balliu. në kritere më elastike se ato që zbatohen por gjithnjë duke i ndenjur larg tundimit çfarë me sa duket ka qenë parandjenja