06/07/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

6 korrik 2012

SHQIPTARJA.com SHKARKON SHEFIN E SHIU-t PER ARMET

Ish-drejtori: Arsyetja, shkrimet e pamoralshme te Shqiptarja.com. Investigimi i gazetës për lidhjet e tij me tregtarët e armëve. Vuri emrin e gruas si përfaqësuese në biznes INVESTIGIMI/ Ylli Zyla njoftoi mbrëmë largimin, një javë pas denoncimit në gazetë Lajmi Kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak dorëzoi mbrëmë dorëheqjen te ministri Imami, pas botimit te Shqiptarja.com e lidhjeve të familjarëve të tij me disa tregtarë armësh. Zyla i quajti shkrimet e gazetës si të pamoralshme por nuk përgënjeshtroi dot asnjë dokument të botuar. ■■■ TIRANE Habjon Hasani Ishte ora 20.59. Në redaksitë e gazetave vjen një njoftim i papritur. Ylli Zyla, drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë dha dorëheqjen nga detyra. I referohej artikujve dhe akuzave në media, duke paramenduar të vetmen media që kishte shkruar për konfliktin e interesit të tij me një kompani armësh, gazetës shqiptarja. com. Burime të shqiptarja. com thanë për gazetën se gjithë paraditen e kishte konsultuar vendimin e tij të dorëheqjes, por ndërkohë, e siguruar e kundërshtuar nga shumë të tjerë. Por Ylli Zyla e kishte vendosur me mendjen e tij. Njoftimi... vijon në faqen 2-3 Në foto: Ish-drejtori i SHIU-t, Ylli Zyla dhe faksimile e gazetës Shqiptarja.com të datës 28 qershor 2012 dhe deklarata e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes për dorëheqjen e shefit të SHIU-t, Ylli Zyla, nisur mbrëmë për mediat

Shefi i SHIU-t, një kokë turku?

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Shefi i SHIU-t, një kokë turku? Në tjerë prej drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dha mbrëmë dorëheqjen, duke akuzuar gazetën “Shqiptarja.com”, se i kishte cenuar nderin e familjes. Gazeta kishte botuar në datat 28, 29 dhe 30 qershor 2012, fakte me dokumente dhe fotografi, që tregonin një konflikt të pastër interesi të drejtorit të shefit të Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, ku... ► vijon në faqë 3

Rishikimi i historisë ja gafat e Berishës

Kryeministri kërkon heqjen e heroit të popullit. Reagojnë Nevila Nika dhe Auron Tare SULMI NDAJ QEMAL STAFËS ■■■ TIRANE Dhuarata Hamzai Në të njëjtë mënyrë, “shoku Enver” shtroi përpara studiuesve tanë një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë... ► Faqe 22-23

KQZ si trampolinë

Koment NGA GENCI KOJDHELI KQZ si trampolinë Turpi me bukë shtyhet kollaj, sidomos i shoqëruar me ndonjë gotë verë dhe një premtim me fjalë të ngëna për sallatane, poste e rehati institucionale në të ardhmen. Shumëkush ka ngrënë të tillë turp me bukë pa më të voglin hezitim, dhe duke shfrytëzuar kujtesën shkurtabiqe të popullit, ia kanë dalë mbanë shumë syresh të rehabilitohen brenda sistemit politik-qeverisës,... ► vijon në faqë 5

FUNDJAVA

“FUNDJAVA” Lidhja me Shqipërinë, flet nëna e Al Bano Karrisit • Zoraqi: Bluzat e mia si vepra arti ► Faqe 13-19

Sot tenderi

TEC-i i Fierit, skrapi kushton 20 mln euro ► Faqe 6

Ndër mejtime - FJALËT E MIRËNJOHJES

- Ndër mejtime - FJALËT E MIRËNJOHJES NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI ► Faqe 11

INTERVISTA

► Faqe 4-5 Niazi Jaho: Ku gaboi KQZ me referendumin për plehrat

KUME

► Faqe 5 Anëtarët e KQZ, mandati u mbaron në nëntor

KRAHASIMET

► Faqe 7 Lotaria, çmimi 11 herë më i lirë se në Maltë

PEDAGOGET

► Faqe 10 Arsimi, të rishikohet Matura Shtetërore