11/07/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

11 korrik 2012

SHIU JASHTË KONTROLLIT TË NATO

Topi: Shërbimi në dorën e Berishës INVESTIGIMI / Qeveria e PD-së në 2005 shkriu zyrën e kërkuar nga Brukseli Zyra e Klerancës u themelua nga gjermanët në 2002 me shef dhe specialistë shqiptarë të trajnuar dhe me certifikatë speciale sigurie. U hoq. Rama insiston: Ylli Zyla u përdor për të përgjuar opozitën Lajmi Qeveria shkriu në vitin 2005 Zyrën e Klerancës, e cila ishte krijuar nga ekspertë të NATO-s për të garantuar kontrollin profesional të SHIU-t. Mungesa e Zyrës së Klerancës e kthen Shërbimin Informativ Ushtarak në një institucion pa kontroll dhe kreu i SHIU-t praktikisht nuk kontrollohet prej askujt. TIRANË HABJON HASANI Shërbimi Informative Ushtarak që prej vitit 2005 ka paralizuar dhe neutralizuar “Zyrën e Klerancës”, e cila është dhe zyra që mbikqyr dhe heton të gjithë efektivët e SHIU-t dhe veprimtarinë e tyre. Ylli Zyla ish shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak dha dorëheqjen fill pasi gazeta Shqiptarja.com... vijon në faqe 2-5 Në foto: Kryeministri Berisha me Ylli Zylen (në rreth) gjatë një takimi me zyrtarë të NATO-s

URBANET

Faqe 2-3 Bileta 50 lekë, bashkia përplaset me shoqatën

URGJENCAT

Faqe 16 Vapa, QSUT pezullon operacionet e verës

PERGJIMET

Faqe 9 Trafikantët shqiptarë në Itali, si fusnin drogë në diskoteka

Një kafe me...

NGA ANILA BASHA Turizmi, mungesa e strategjisë Këtë fundjavë dola dhe unë në pushime në bregdetin shqiptar. Ndoshta si shumëkush në vend, nga ata që ditën e hënë do të ktheheshin sërish në zyrra. I ktheva sytë nga Tv shtetëror duke ngrënë drekën. Dëgjova një kronikë për mijëra e mijëra turistë që kishin vërshuar në Shqipëri. Në hotelin ku rrija, numëronin me gishtat e dorës. Kur u nisa në Tiranë, gjithë këtë panoramë, mendova tia thosha drejtpërdrejt kryeministrit. Unë – Mirëdita Doktor Ai- Eja Anila... Unë- Doktor, c’ është të shqetësoj kot. Kam njëmijë e një gjëra në mend. Ja të flas për Marien që u vra nga gjakmarrja, apo të të flas për aksidentet rrugore, apo të them se duke i dhënë shumë lekë Fabri Balliut për të ndërtuar rrugën Levan – Vlorë. Do isha aq e tensionuar të të thoja edhe shumëçka për krizën ekonomike, aty ku i mat më së hani nga duart se mos i ço ndonjë lekë kur shkoj në shtëpi në Lushnje, pavarësisht se ju thoni se keni rritur pagat e pensione. Por ajo që ka ndodhur, me indeksimin e pagave dhe pensioneve nga inflacioni, nuk fut atyve asgjë në xhep. Kam ardhur pra zot kryeministër, të të flas sot për turizmin. Isha në fundjavë në jug. Dhe dua të flas për turizmin. Jam shumë e sigurt zot kryeministër se nuk e besoni këtë që do të them. Jo se ju nuk shkoni në jug, patjetër që shkoni. Por me një mori bodigardësh dhe kamarierësh që ju vinë nga pas, patjetër se keni idenë dhe haberin se çfarë ndodh me popullin e thjeshtë. Dhe ndodh ajo që të gjithë shpesh e themi... vijon në faqe 4

Aksioni në Lazarat, policia hyn dhe del nga mali

BANORËT QELLOJNË POLICINË Aksioni në Lazarat, policia hyn dhe del nga mali Policia e shtetit “hyn” në fshatin e drogës. Italianët, monitorim me avionë TIRANË ELTON QYNO Policia e Shtetit pas shumë tentativash për të hyrë në fshatin Lazarat, më së fundi në orët e mëngjesit... Faqe 10-11

Protesta e artistëve

Shtetit të përgjigjet, Mios i vodhën 50 vepra Faqe 20

Kreu i Gjykatës

Bashkim Dedja: Të ndryshojë Kushtetuta Faqe 8

BLOG/ Periferi

Në Vlorë shëtitorja më e trishtuar që kam parë NGA ALBA MALLTEZI Faqe 5