13/07/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

13 korrik 2012

BERISHA-BASHA, MILIONA EURO PARADHENIE BALLIUT

Shkeljet me rrugën për të cilën u dhanë ekstra 18 mln euro: Berisha dha 4.2 milionë euro në shtator 2007, tre muaj para ratifikimit të kredisë nga BERZH. KLSH: Fajtor Lulzim Basha RAPORTI I KLSH/ Zbulohen abuzimet qe u bënë me rrugën Levan-Vlorë që në 2006 TIRANE Genc Kondi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një mori shkeljesh ligjore nga ana e ministrisë së Transporteve, të kryesuar nga Lulzim Basha, në realizimin e projektit infrastrukturor të segmentit Levan-Vlorë. Konstatimet e tij hedhin poshtë gjithë justifikimet që janë përdorur nga qeveritarët këto ditë... vijon në faqe 4 Në foto: Kryeministri Sali Berisha dhe Fahri Balliu

Tenderi me uniformat, Imami caktoi fituesit e 10 mln eurove

Ministria mashtroi me kërkesat e NATO-s. Kontrolli i deputetëve, Imami: Nuk i lejoj SHKELJA E PROCEDURAVE TIRANE Harjon Hasani Kriteret e tenderit prej 10 milionë euro të vendosura nga Ministria e Mbrojtjes diskriminojnë një hapur... Faqe 2-3

Liqeni, duam përgjigje

Deklaratë NGA GAZETARËT E MEDIAS Prej më se dy javësh, grupime qytetarësh të Tiranës, shoqata ambientaliste dhe veprimtarë publikë, po protestojnë kundër ndërhyrjeve në Parkun e Liqenit, ndërhyrje të shoqëruara me prerje masive pemësh. Që prej fillimit të kësaj proteste, cdo ditë në shtypin e shkruar dhe nëpër mediat vizive, janë botuar disa dhjetra reportazhe e kronika dhe, vec tyre, dhe një seri artikujsh problemorë nga analistë e publicistë të pavarur. Me gjithë këtë mobilizim masiv të shoqërisë civile, nga organi përgjegjës Bashkia e Tiranës, ka mbizotëruar heshtja absolute, duke përjashtuar një deklaratë e përgjithshme dhe me theks të fortë të politizuar. Njëkohësisht me këtë çështje, po zhvillohet rasti paralel kur KQZ-ja reagoi për kërkesën shumëmujore të shoqërisë civile për t’u shprehur për referendumin e ndalimit të importimit të mbeturinave, vetëm pas ndërhyrjes direkte të publike të ambasadorit amerikan. Nisur nga këto raste, shprehim drojën se po gjendemi përpara një përshkallëzimi të ri të papërgjegjshmërisë dhe indiferencës së administratës publike. Tashmë po gjendemi në situatën gati absurde dhe pa dalje, kur, përballë protestave publike që kërkojnë plotësimin e detyrimeve ligjore të nënpërcaktuara, shteti nuk reagon fare, duke mos denjuar as të përgjigjet qoftë edhe formalisht. Ne të gjithë, jemi njerëz të medias prej shumë vitesh, që kemi ndërtuar jetën dhe karrierën tonë mbi fjalën, publikimin e saj dhe reagimin ndaj saj. Vemë re me shqetësim të thellë se kjo shmangie e administratës publike nga përgjegjësitë përmes heshtjes totale, e rivendos shoqërinë në pozicion... vijon në faqe 6

FUNDJAVA

Faqe 13-19 Kampingjet e Shqipërisë, çmimet e kushtet që ofrojnë nga deti në mal

Replika me Taren

Fevziu: Pro e kundër ndërhyrjes në histori Faqe 20-21

Rekomandimet e BE

Presidenti një dështim hetoni vrasjet e 21 janarit Faqe 6

Bashkia i përzuri, romët: “Është biznesi i kunatit të Bashës”

PROTESTA Faqe 5 Bashkia i përzuri, romët: “Është biznesi i kunatit të Bashës”

Aluizni, lista me 2803 emrat që marrin tapië

LEGALIZIMET Faqe 8-11 Aluizni, lista me 2803 emrat që marrin tapië

Lajmi

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me realizimin e projektit të rrugës Levan-Vlorë ka zbuluar shkelje ligjore në shpronësimet, financimin, ritmin e punimeve, respektimin e marrëveshjes me të huajt. Përgjegjës për këtë KLSH bën ish-ministrin Lulzim Basha

Grabitësit qëllojnë shtëpinë me armë, vritet 10-vjeçari

VLORE Faqe 7 Grabitësit qëllojnë shtëpinë me armë, vritet 10-vjeçari

Europa Ligë, Teuta shpërfytyrohet në Gjeorgji, dështon edhe Flamurtari

ELEMINIMI Faqe 22 Europa Ligë, Teuta shpërfytyrohet në Gjeorgji, dështon edhe Flamurtari