Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 20-07-2012

ARMET, DREJTORI I SHIU-T FSHEHU PASURINË E GRUAS

DEKLARATAT E PASURISË/ Ylli Zyla nuk sqaroi burimin e parave të bashkëshortes Në formularët e dorëzuar pranë ILDKP-së, mungon burimi i 52 milionë lekëve. Gruaja e Zylës, biznes me trafikantët e armëve. Mashtrimi me dorëheqjen, kryeministria dhe ministria: Nuk e ka firmosur Berisha Lajmi Kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla ka fshehur burimin e të ardhurave të bashkëshortes së tij, duke mos shënuar në deklaratën e pasurisë që këto para kishin si burim dhe tregtinë e armëve, që përbën një konflikt të hapur interesi. Gazeta publikon deklaratë e pasurisë të katër viteve të Zylës, ku vërtetohet kjo shkelje e ligjit. TIRANE Jakin Marena Shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla në deklarimin e tij të pasurisë nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave të bashkëshortes Liljana Zyla. Që nga viti 2008 kur është emëruar në këtë detyrë të lartë e deri... vijon në faqe 2-3 Faksimile e deklarimit të pasurisë së kreut të dorëhequr të SHIU-t, Ylli Zyla
Ylli Zyla Liljana Zyla Alfred Peza Jakin Marena Tiranë

Kur Hoxha bën ligjin

Një kafe me... NGA ANILA BASHA Kur Hoxha bën ligjin Nuk po duroja dot pa e takuar zotin kryeministër, sepse po ndodhnin kaq shumë ngjarje me një shef të policisë bashkiake të Tiranës, saqë është e pamundur t’i kërkosh ndonjë sqarim kryetarit të Bashkisë. Ndaj, vendosa t’i shkroj Berishës e t’ia këndoj të gjitha. Sepse u mbush kupa, ndërsa i bënte presion edhe gazetarit të shqiptarja.com, i cili po kthehej në shtëpi pas mesit të natës, por krejt “rastësisht”, lajmi i doli përpara. Unë – Zoti kryeministër përshëndetje... Ai – Po zonja Basha eja. Unë – Ma merr mendja zoti kryeministër që jeni shumë të mërzitur me shqiptarja.com, mirë është që ca gjëra të zgjidhen mirë, jo me presione gazetaresh apo gazetash. Për herë të parë Florence Hoxhën, shefin e policisë bashkiake të Tiranës e takova me kolegun tim Alfred Peza teksa pas një emisioni “Debat” disa muaj më parë në Vizion +, ishim ulur te pinim një kafe, ndërsa Florence ishte duke “shëtitur” klubeve te Don Boskos për kontroll. Aty pashë njeriun për të cilin kisha shkruar më parë në gazetë, por pa e njohur personalisht. Ishte shkruar në shqiptarja.com për incidentin apo dhunën që kishte ushtruar ndaj dy punonjëseve të zyrës së taksave të Bashkisë, njëra prej tyre Anila Çobani, të cilën e njihja. Dhuna verbale, madje edhe fizike e tij ndaj dy punonjëseve m’u duk jo vetëm e pazakontë, por edhe e patolerueshme për një zyrtar shteti. Nuk po merrem me informacionet që më vinin në redaksi ku tregohej se edhe ky vetë po bënte shtrësa pa leje te banesa e tij, apo kohë... vijon në faqen 8
Anila Basha Florence Hoxha Alfred Peza Anila Çobani Kadare Tiranë Don Boskos

Kadare: Dorëshkrimin e romanit ia dhashë Nexhmijes nga frika

ZBULOHET PADIA E SHKRIMTARIT “Dimri i vetmisë së madhe”, gruaja e ish-diktatorit e mori në 1972 TIRANE Dhurata Hamzai Në Arkivin e Shtetit gjenden dokumente të vitit 1974 ku tregohet sesi një grup specialistësh të... Faqe 10-11
Dhurata Hamzai Nexhmije Tiranë

Reklamat e shtetit

100 vjetori i Ushtrisë, 300 mln lekë TV Klan-it Faqe 4-5

Formulari A2, ja data kur do të plotësohet në Tiranë e rrethe

UDHËZIMET Faqe 21 Formulari A2, ja data kur do të plotësohet në Tiranë e rrethe
Tiranë

Vrasja në Tiranë, dëshmitari: Shkreta vra[?]oi kur pa hasmin

HAKMARRJA Faqe 7 Vrasja në Tiranë, dëshmitari: Shkreta vra[?]oi kur pa hasmin
Shkreta Tiranë

Pronat e ushtrisë, ja zonat që shiten në bregdetin e Jugut

PRIVATIZIMI Faqe 5 Pronat e ushtrisë, ja zonat që shiten në bregdetin e Jugut
Jugu

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë-Durrës Yrshek Tiranë