03/08/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

3 gusht 2012

SKËNDERBEU NË MUZE 200 MIJË USD PËR VAPEN

EKSPOZIMI/ Austriakët caktojnë kushtet për heroin kombëtar. Faturën e paguajmë ne Drejtori i Muzeut Historik Luan Malltezi tregon kostot. Shifër e majme vetëm për kondicionimin e sallës ku do të ekspozohen për tre muaj reliket që do të vijnë nga Vjena me rastin e 100-vjetorit Lajmi Ekspozimi i relikeve të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë do të kushtojë rreth 200 mijë dollarë vetëm për krijimin e ajrit të kondicionuar. Sipas drejtorit të Muzeut Luan Malltezi, këto janë kushtet që kanë kërkuar austriakët për sjelljen e tyre nga muzeu i Vjenës TIRANE Dhurata Hamzai Deri më sot nuk është bërë asgjë transparente për koston e ardhjes së përkrenares dhe shpatës origjinale të Skënderbeut në Tiranë. Dihet vetëm se në bazë të ligjeve që kanë muze të gjithë botës për këto lëvizje dhe ekspozime, austriakët do të ... vijon në faqe 20-21 Në foto: Reliket e Skënderbeut në muzeun e Vjenës që do të ekspozohen në Tiranë.

“Sudja” e (pa)diturisë

Koment NGA MIRELA GEPRIFTI “Sudja” e (pa)diturisë Edhe çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë thotë shprehja e mençur popullore. Zallamahia e politikës shqiptare gjithmonë ia del mbanë ta kthejë reflektorin e dritës mbi vete dhe rrjedhimisht spostojë vëmendjen karshi problemeve të tjera sociale, si p.sh. ai i Universitetit Kristal i cili spostohet nga platformat e mediave dhe normalisht ia lë vendin lajmeve të radhës: presidenti i ri, ngjarje politike, kapje marihuane - që tashmë është bërë një lajm ditor - e kështu me radhë. Vëmendja që i duhet dedikuar problemit Kristal duhet të jetë e pandalshme pasi flasim në fjalë i qoftë dhe një petë tjetër “lakrori” shqiptar të korrupsionit duke e nxjerrë në pah tek ka mbërthyer arsimin e lartë. Ndërkohë që kjo alegori mund të mos tingëllojë e sofistikuar në të parë, qëndron e vërtetë gjithsesi pasi problemi është pikërisht i tillë: me shumë “petë” dhe shtresa, arsye dhe aktorë që jo vetëm shkaktojnë, por edhe e frymëzojnë e riprodhojnë e së fundmi justifikojnë prej a japin legjitimitet. Në këtë pikë është e rëndësishme të thuhet po ashtu që kriza e cila ka kapur arsimin e lartë shqiptar është deri diku edhe globale. Ky fakt normalisht nuk përmendet për justifikim, përkundrazi përmendet për të dhënë një panoramë më të gjerë e cila ndihmon për të kuptuar më mirë se si ka ardhur dhe pasojat e tij. Vëmendja që i duhet dedikuar problemit Kristal duhet të jetë e pandalshme pasi flasim në fjalë i qoftë dhe një petë tjetër “lakrori” shqiptar të korrupsionit duke e nxjerrë në pah tek ka mbërthyer arsimin e lartë... vijon në faqe 8

Basha sfidon “Amnesty”, në aksion me Florenc Hoxhën

MBROJTJA E KRYEINSPEKTORIT Kreu i bashkisë së Tiranës mbron dhunuesin e komunitetit rom, mohon shkarkimin TIRANE Kryebashkiaku Lulzim Basha tregoi dje se nuk do t'ia dijë për kritikat ndaj institucionit dhe vartësve të tij. Një ditë pas akuzave të rënda të Amnesty International ... Faqe 7

FUNDJAVA

Faqe 13-18 Pushimet e gushtit, ofertat e shtrenjta dhe të lira që kanë agjencitë turistike

Piro Lutaj

Shërbimet sekrete rol antikushtetues Faqe 4

Ndërtimet pa leje

Emrat e 391 pronarëve që marrin 2.2 mln euro Faqe 22

DOKUMENTET

Faqe 2-3 Levan-Tepelenë si e ndryshoi qeveria e Berishës rrugën në vitin 2005

TIRANE

Faqe 11 I kërkoi llogari për lekët e bukës, vret me thikë gruan

INTERVISTA

Faqe 9 Agim Toro: Korrupsioni i qeverisë ka bllokuar pronat

NGUSHËLLIM

Stafi i gazetës “Shqiptarja.com” dhe i televizionit A1Report i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i gjendet pranë kolegut Alin Aliaj për humbjen e parakohshme të babait, Myqerem Aliaj.