Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 09-08-2012

VRASJA PER ZINXHIRIN E FLORIRIT

KRIMI NE TIRANE / Bashkëshorti i viktimës kthehet me urgjencë nga Italia VRASJA PER ZINXHIRIN E FLORIRIT Fëmija zbulon identitetin e vrasësit Varrimi i 37-vjeçares Fatbardha Tafa që u vra në Fushën e Aviacionit. Policia shoqëron 230 persona Fjalët e fundit para vdekjes: Ndihmë, ndihmë aman na shpëtoni jetën. Rrëfimet e dëshmitarëve Lajmi Djali 13-vjeçar i viktimës, Fatbardha Tafa, duket se ka arritur të dallojë fytyrën e njërit prej agresorëve, për shkak se ai ka mundur ti heqë kapelen personit që po tentonte ti grabiste çantën nënës së tij. Një gjë e tillë konfirmohet nga dëshmia e dhënë në polici të Lumturie Gjanës, por edhe nga burime pranë policisë. TIRANE Elton Qyno Njeriu nga vrasësit e Fatbardha Tafës, është arritur të identifikohet nga djali i viktimës 13-vjeçar. Sipas të dhënave policore por edhe dëshmisë së dhënë në polici të Lumturie Gjanës, 13-vjeçari ka arritur ti zbulojë fytyrën njeriut prej autorëve që tentonte ti merrte çantën e dorës dhe ... vijon në faqe 2-3 Në foto: (Lart) Viktima 37-vjeçare, Fatbardha Tafa (djathtas) foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja
Fatbardha Tafa Lumturie Gjana Elton Qyno Tiranë Itali Fushën E Aviacionit

Krimi, qeveria dhe qytetarët

Koment NGA PJERIN NDREU Krimi, qeveria dhe qytetarët Për të tretin vit radhazi, krimi ka marrë frenat në dorë dhe shfaqet kudo, vret, vjedh, dhunon këdo që i del para. Kurba e krimit ka marrë trajektore ngjitëse si asnjëherë tjetër pas vitit të mbrapshtë ‘97. Vrasjet, vetëvrasjet, aksidentet automobilistike janë kthyer tema të ditës ku me dhjetëra njerëz humbin jetën tregueshëm. Siguria për jetën ka rënë ndjeshëm. Paniku ka filluar të shtohet tek njerëzit, ndërsa qeveritarët vazhdojnë ritualin alla komunist, ku gjithçka është sukses dhe asgjë nuk ndodh. Pohime të papërgjegjshme se vrasjet janë më të ulta se në BE, se media ka e fajin se i zmadhon krimet, apo kemi zhdukur krimin e organizuar, dëgohen çdo ditë nga politikanët në pozitë, duke shurdhuar veshët e lodhur të shqiptarëve me kronikën e përditshme të zezë. Krimi godet në qendër të qyteteve, në periferi, afer komisariateve të policisë, në objekte ushtarake të mbrojtura, krimi godet në plazh, në rrërë, krimi godet në rrugë, në banesë, në biznes, krimi është zot i gjithçkaje duke ushqyer kronikat e zeza të mediave që janë të vetmet që bëjnë prezent se çgodh në të vërtetë. Krimi godet, deputetin, gjyqtarin, kryetarin e komunës, ish- krepolicin e Tiranës dhe prapë njerëzit i sigurt se askush nuk thotë se kemi probleme. Qeveria i ka “siguruar” të gjitha sipas saj. Por ka harruar t’u bëjë me dije shtetasve të vet se niveli i ulët ekonomik, papunësia e lartë pjellin kriminalitet. Se njerëzit duan punë, duan të hanë, por s’kanë çfarë! Rruga e krimit është një ndër rrugët e pasurimit, pavarësisht ... vijon në faqe 3
Pjerin Ndreu BE Tiranë

Vrasja e Hajdarit, Berisha humbi kontrollin në 1998

DITARI I ISH-MINISTRIT TEODOR LAÇO Vrasja e Hajdarit, Berisha humbi kontrollin në 1998 Ish-ministri: Ju rrëfej bisedat me ndërkombëtarët për situatën TIRANE NGA TEODOR LAÇO Shtatori i atij viti do të mbetet përgjithmonë në kujtesën atyre që i përjetuan ngjarjet tragjike duke qenë në qendër të... Faqe 20-21
Teodor Laço Hajdarit Berisha Tiranë

ALMEDICUS

Suplementi shëndetësor ALMEDICUS Obeziteti e sëmundjet e zemrës tek fëmijët ALMEDICUS Obeziteti, cilat janë sëmundjet e zemrës tek fëmijët dhe faktorët e riskut Faqe 13-19

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500 042 406 524 Fax 042 406 502 e-mail: nranxi@neranxi.com www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek