Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 22-08-2012

LUKSI I BERISHËS, VILË ME SAUNA DHE PISHINA

FOTOT E ARREDIMIT “Shqiptarja.com” zbulon detajet e rezidencës qeveritare numër 1 në Vlorë LUKSI I BERISHËS, VILË ME SAUNA DHE PISHINA Arredimi 500 milionësh i godinës së ndërtuar sipas arkitekturës së realizmit socialist. Një pallat tre katësh për kastën në pushtet për të kaluar fundjavat, mes argëtimit, komfortit dhe një jete sheikësh Në foto: Një prej dhomave të gjumit të vilës qeveritare në Vlorë ku do të kalojë fundjavën Kryeministri Berisha
Anastas Angjeli Vlorë

Heshtja kyçe për pyetjen kyçe

Koment NGA Preç ZOGAJ Heshtja kyçe për pyetjen kyçe Ka një përcëptim barazimi apo diference të ngushtë midis opozitës dhe qeverisë në vitin e shtatë të kësaj të fundit. Shqetësimi për këtë ndihej edhe në intervistën e fundit të kryetarit të PS-së Edi Rama në të përditshmen “Shekulli”. Personalisht vazhdoj të kem përshtypjen se opozita në tërësinë e saj është dukshëm përpara . Gjithsesi nuk është qëllimi im në këtë shkrim të replokoj me perceptime. Për dreç? nuk kemi sondazhe të besueshme që të shpejtojmë njëherë e mirë në këtë pikë nga subjektivizmi. Dua të pohoj se nëse perceptimi i mësipërm ka... ▶ vijon në faqe 10-11
Edi Rama

Lajmi

Vila qeveritare numër 1 në Vlorë, është një kompleks që ka kushtuar rreth 500 milionë lekë dhe do të shërbejë për fundjavat e qeverisë, veçanërisht të kryeministrit Berisha. Sauna, pishina dimërore dhe të jashtme, dhjetra tualete, dhoma gjumi me krevate mbretërorë dhe lukse në çdo kënd për pushim, mbledhje, apo dëfrim. TIRANE Arben Rrozhani Populli bën llogari të thjeshta. Me bukën e gojës. Ndërsa qeveria pretendon se ka rritur rrogat, duke rritur mirëqenien e shtetasve të saj, qytetari thotë se që nga viti 2005, ka me pak lekë... ▶ vijon në faqe 2-3
Anastas Angjeli Preç Zogaj Vlorë Tiranë

Fier, vritet vëllai i tretë Heqimi

Një plumb pas koke të fortit të lagjes “Liri”. Sapo doli nga burgu ATENTATI NË LOKAL TIRANE Habjon Hasani Vritet në Fier Lulzim Heqimi, një 45 vjeçar, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, babai i dy fëmijëve, i sapodalë nga burgu dhe antar i një prej familjeve më të njohura dhe të përfolura të qytetit të Fierit. Ngjarje e rëndë ka... ▶ Faqe 9 Në foto: (në rreth) Trupi i pajetë i Lulzim Heqimit
Habjon Hasani Ridvan Bodes Fier Tiranë Liri

Saranda-turizmi dhe peshkimi

PROF.DR. Anastas Angjeli Saranda-turizmi dhe peshkimi Sa herë, çdo vit, në prag dhe përfundim të sezonit turistik i kthehemi dhe rikthehemi turizmit, si degë prioritare e zhvillimit të ekonomisë së vendit. Shifra, komente për “suksese e rezultate mahnitëse”, “bum” turistik etj., fillojnë të komentohen e të interpretohen. Shpesh “ndeshet” makro apo krahasimet statistikore, ia arrijnë qëllimit që të mos matim me kujdes efektet në ekonominë reale. Përcaktojmë si prioritet turizmin dhe themi shpesh sistemi dhe ecuria e tij... ▶ vijon në faqe 10-11
Anastas Angjeli Sarandë

GAZETA E MINISTRISË

“Policia Ushtarake, ja si i realizon përgjimet me satelit” ▶ Faqe 7

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Shurupëra për kokteile dhe likerë për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Vaqarr Tiranë; Tel: 042 406 500, 042 406 505; E-mail: niranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Vaqarr