“ENVERI VILE MODESTE SALIU JETË SI SULLTAN”
Ish-mjeku i Enver Hoxhës: Në socializëm kishte investime modeste, ndërsa sot bëhet fjalë për miliona. Vila e Enverit kishte vetëm TV, lavatriçe, frigorifer, jo pishina e sauna si e Berishës
INTERVISTA/ Rrëfimi i Sabit Brokajt për rezidencat e Bllokut dhe në Vlorë
Lajmi
Mjeku i ish-diktatorit komunist, dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Sabit Brokaj thotë se shpenzimet për trajtimin e politikanëve të sotëm me ata të sistemit të kaluar nuk kanë të krahasuar. Atëherë kishte investime modeste, ndërsa sot bëhet fjalë për miliona.
TIRANE
JAKIN MARENA
Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” mjeku i Enver Hoxhës, ish-diktatori komunist, Sabit Brokaj shprehet i shokuar nga shpenzimet marramendëse të qeveritarëve të sotëm për vilat e tyre të cilat janë të pajisura me pishina, sauna dhe mjete të tjera me kosto marramendëse. Ndërkohë që sipas tij, vila e Enver Hoxhës në Vlorë por dhe në Pogradec, kishte vetëm mjetet e domosdoshme për një shtëpi, pa pishina e sauna por në nivelin qeveritarëve të cilët kishin dalë jashtë vendit në atë kohë.
Mediat kanë publikuar shpenzimet e forta që janë bërë për vilat qeveritare në Vlorë e gjetkë. Si i vlerësoni këto...
Vijon në faqe 2-3
Në foto:
Enver Hoxha dhe Sali Berisha.
Në sfond vila qeveritare numër 1 në Vlorë
Në foto: Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Në sfond vila qeveritare numër 1 në Vlorë
Fukarallëk dhe maskarallëk
Editorial
NGA ARBEN ROXHANI
Fukarallëk dhe maskarallëk
Shqiptarja.com risolli dje disa detaje të vilës qeveritare në Vlorë që është gati të presë parinë e vendit gjatë fundjavave. Nuk ishte lajm i ri, sepse arredimi me mbi 500 milionë lekë të vjetra ishte shpallur që një vit më parë nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe pamjet e brendshme kishin dalë në median e printuar. Po ashtu edhe mëse një javë më parë, “TopChannel” solli pamjet filmike me një kamer[a?] amatore se si ishin arredruar ambientet e brendshme. Kësaj radhe gazeta solli ca detaje edhe më pikante: pishina dimërore dhe ajo e jashtme, sauna, dhoma e bilardos, bari me banakun dhe karriket e larta, ambientet rekreative, poltronat e butë, perdet dhe kornizat e tyre për t’i përfunduar me disa tipe shtretërish matrimoniale dhe dyshekë latex “king Size”, shërbimorëshin e sofave, çohave dhe nojrave që mbushin brendinë dhe nga pas një taborr me shërbëtorë që do të kenë në kujdesin pushtetarët që do të pushojnë aty.
Mëse një javë më parë, kur dolën pamjet filmike të vilës, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, tha se vila nuk ishte e Berishës, por e personaliteteve të vendit. Ky është avazi i vjetër. Kur Berisha bleu makinën Benz-Mercedes 700 mijë dollarë, u tha se nuk ishte për shefin e qeverisë, por për personalitete të huaja që do të vinin, a thua se Merkel apo Sarkozy, kishin refuzuar të...
Vijon në faqe 2
“Dyshime te dëshmia e Nazimes”
Hetuesit do të pyesin sërish 18-vjeçaren. Gjenden edhe 2 numra të tjerë celularësh
PROKURORËT NUK BINDEN
TIRANE
HABJON HASANI
Organi i akuzës do të rimarrë në pyetje për herë të dytë 18 vjeçaren Nazime Visha. Hetuesit dyshojnë se dëshmia e saj e parë ka elementë të papartë dhe se...
Faqe 7
“Almedicus” Suplementi për mjekësinë
Pacienti në fund të jetës, si të përballesh. Anemia e hekurit, shenjat dhe trajtimi
Pacienti në fund të jetës, si të përballesh.
Anemia e hekurit, shenjat dhe trajtimi
Faqe 13-18
LEGALIZIMET
Faqe 10-22
Banorët që duhet të paguajnë paratë për lejen e ndërtimeve
RENDITJA
Faqe 8
Lista botërore, universitetet shqiptare në fund
TIRANE
Faqe 6
I grabiten vathët nga veshët, plagoset 70-vjeçarja
TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI
A1 REPORT!
origjina e lajmit...
PAJTIMI
Faqe 4
Topalli: Lulzim Basha, familje e mrekullueshme
KRYEBASHKIAKU
Faqe 5
Elvis Rroshi: Kush prek Kavajën, ka prekur Zotin
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Ushqime aziatike dhe meksikane
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberish Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 001; Fax 042 406 002; e-mail neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com