Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 24-08-2012

“NDARJA E DETIT, JA ÇFARË KËRKUAN GREKËT NË 2004”

PAKTI PER KUFIJTE/ Rrëfimi i ish-ambasadorit në Greqi, Bashkim Zeneli Thirrja e diplomatit në Ministrinë e Jashtme Greke dhe kërkesa për nisjen e bisedimeve. Zeneli: Nuk ka marrëveshje, nuk i drejtohemi dot Arbitrazhit. Qeveria është përgjegjëse Lajmi Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli, në një intervistë për “Shqiptarja.com” tregon se autoritetet greke kishin kërkuar që në vitin 2004 nisjen e bisedimeve për ndarjen e shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë, por qeveria e Nanos nuk pranoi. TIRANE Fernada Cenko Greqia ka kërkuar të fillojë negociatat me Shqipërinë për ndarjen e detit që në fund të vitit 2004. Këtë e konfirmon diplomati dhe politikani, Bashkim Zeneli. Ambasador i Shqipërisë në Greqi deri në fund të vitit 2006, Zeneli rrëfen marrëdhëniet e mëparshme dhe të tanishme tani mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Shqipëria me Greqinë i ka marrëdhëniet shumë të fjetura”, kjo ka qenë edhe pikëpyetja që të lind në kokë nëse ka marrëveshje për delimitimin e kufirit apo jo, kur këtë e thotë një ish ambasador që i njeh shumë mirë marrëdhëniet mes dy shteteve. Në një... vijon në faqen 2-3
Fernada Cenko Nano Mihal Koronja Greqi Shqipëri Tiranë

“Lojërat seksuale që më kërkonte im shoq”

DESHMIA NE POLICI “Lojërat seksuale që më kërkonte im shoq” Arrestohet 42-vjeçari nga Gjirokastra, shantazhoi gruan me 10 video porno. Viktima tjetër: Burri më dhunon TIRANE Zbardhet historia tronditëse në Gjirokastër. Mihal Koronja 42 vjeç u arrestua dje pasi i bënte shantazh me video seksi gruas për ta detyruar të bënte orgji dhe me burra të tjerë... Faqe 6-7
Hoxha Gjirokastër Tiranë

Kur qytetarët nuk janë më “të parët”

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Kur qytetarët nuk janë më “të parët” Një shtet nuk e përbëjnë vetëm kushtetuta, ligjet e shkruara, ndërtesat publike, policia apo burgjet. Këto i ka çdo shtet, edhe ai më demokratik, edhe ai më diktatorial, edhe më i pasuri, edhe më i varfëri. Diferenca midis shteteve është thellësisht diferencë në standardet e sjelljes ndaj qytetarëve, ndaj lirive civile dhe përgjegjësive publike. Shqipëria hyn në ato modele ku hendeku midis pushtetit dhe qytetarit mbetet i madh, aq sa edhe hendeku midis modelit tonë demokratik dhe atij perëndimor. Në komunizëm diktatura fliste dhe sundonte në emër të qytetarëve, por në jetën reale qytetarët jetonin nën një regjim frike, përndjekjeje, dhune, denigrimi dhe izolimi. Në demokraci pushtetet kërkojnë vota duke premtuar se “qytetari është i pari”, por në pushtet sillen si sundimtarë, arrogante e fyese për qytetarin dhe problemet e tij. Mjafton të shohim ngjarjet e javëve të fundit për të gjetur elementë të dukshëm të shkeljes së të drejtave qytetare, shkeljes së normave kushtetuese dhe të krijimit të psikozës së frikës që vjen prej atij që ka pushtetin. Shembulli i parë lidhet me pensionistët. Në asnjë vend demokratik nuk mund të ndodhë që shteti, të detyrojë rreth gjysmë milion... vijon në faqë 8
Afrim Krasniqi Shqipëri